03/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 nëntor 1996

Socialistët nuk analizojnë, por qëllojnë

Goditet me grusht kryeredaktori i "Zërit të Popullit" Thoma Gëlçi. Akuzohet si i shituri i Berishës Dje në selinë e të majtëve Faqe 2

Në numrin e së martës. "Mbreteria e fajdeve nxjerr sekretet"

Mbreteria e fajdeve. Kjo është tema më prezente në bisedat e shumicës së shqiptarëve. Si do të vejë puna e fajdeve, ç’garanci japin bosat e tyre, sa do të jetë ko- kohëzgjatja etj. Këto janë pyetjet që shqetësojnë të gjithë ata njerëz që me shuma të medha apo të vogla qofshin, kanë lidhur një pjesë të madhe të “mirëqenies së tyre” me ekzistencën dhe mbarëvajtjen e fajdeve. Duke filluar që nga dita e martë, gazeta “Republika” do të botojë ciklin “Mbretëria e fajdeve nxjerr sekretet”, ku lexuesit do të kenë mundësinë të njihen me aktivitetin e këtyre firmave, kapitalin themelor të tyre, mënyrën e administrimit dhe mbledhjes së fajdeve, investimet etj.

Flet Presidenti i Kompanisë VEFA Holding, Vehbi Alimuçaj

Janë qindra mijëra shqiptarë që i kanë interesat të lidhura me kompaninë “VEFA”. Ajo ka qindra milionë USD kapitale të patundëshme dhe mbi 100 milionë USD në bankat e shtetit dhe në qarkullim. Në vitet 1998-1999 kjo kompani do të shesë aksionet, pra do të bëjë pjesëtare në kapitale një pjesë të mirë të punonjësve dhe të qytetarëve që duan të blejnë aksione nga kjo kompani. Faqe 4-5

Islami kunder Metës: “Në dhëmbët e tij ishte thika e Berishës”

F.3

E bija e Enver Hoxhës, bëhet presidente

Pedofili anglez kërkon mëshirë

F.2 Hafizi thërret vetëm shtatë “të huaj” për ndeshjen me Armeninë. Kombëtarja pa Dinamon e Partizanin F.8 U mblodh Komiteti Drejtues i PRSH F.2

Sigurisht që e [pr]apëlasin? që tani. do të lu[hen?] ... 3 dhjetor. ...mburg ...rsruhe ...inord ...elsingborg ...Shalke 04 ...ta ...kittas?

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88