Asnjë shoqëri nuk mund të shndërrohet vetëm me reforma nga lart. E ratuan majat drejtuese, kurse pyllëposhtë mbetet qetë. Përparimi i vërtetë fillon me lëvizjen e fshatit, komunës bashkiake.
Në gjithë komunat ku fitoi Partia Republikane do të nisë një punë e re, duke ndërruar në radhë të parë mënyrën e qeverisjes:
-pushteti të jetë i depolitizuar, i barabartë për gjithë anëtarët e bashkësisë
-nepunësit të emërohen në bazë të aftësive dhe ndershmërisë. Dega e PR s’mund t’i dërgojë pusullë dhe as t’i pëshpërisë në vesh kryetarit se kë duhet të emërojë e pushojë.
-Kryetari dhe vartësit nuk janë qeveritarë të popullit, po ne shërbim të tij, të gatshëm, për të ndihmuar njerëzit në çdo kohë e në çdo vend
-qeverisje me transparencë të plotë. Këshilli i komunës mund dhe duhet t’i bëjë mbledhjet të hapta. Kryetari dhe këshilli duhet të dine mendimet e fshatarëve kur shqyrtojnë një problem dhe marrin një vendim, gjatë punë e kryetarit dhe këshilli e gjeje rrugët për të ditur se si e mendojnë njerëzit. Për çështje të interesit madhor të komunës,
Vijon në faqe 6
Tjetër zhgënjim i Hajdarit
Tjetër zhgënjim i Hajdarit
Çarje në botën e parasë?
• Sipas një logjike të thjeshtë ekonomike, ndërsa flitet për garanci hipotekuese në këmbim të mundësisë së pagimit të kësteve klientelave përkatëse, shigjeta e preferencës në zgjedhjen e depozitimit duhet të çojë drejt kompanive që investojnë në sasi, por edhe cilësisht.
• Llogaritet se tre firma të mëdha lëvizin momentalisht mbi 65% të të gjithë parave që qarkullojnë nëpërmjet mekanizmit të fajdesë. Krijimi i një rrjeti bankar privat, me interesat që ofrojnë tani për tani VEFA, “Kamberi” dhe “Gjallica”, mendohet të ulë deri në 30% të shumave që rrjedhin nga këto kompani në 15 firmat dhe fondacionet e tjera.
• Edhe vetë firmave të mëdha nuk do t’u interesonte një rënie e menjëhershme e vlerës së interesave në konkurrentët e tjerë. Një e pesta e shumës së kapitaleve që këto firma lëvrojnë në favor të investimeve të tyre, përbëhet nga depozitimet e klientelës.
• Sasia e depozitimeve duke pesuar rënien që shkaktohet nga tkurrja e fitimeve që klientët marrin nga fondacionet ose kompanitë e tjera, do të bjerë me shumë se 50%.
— Faqe 4
Gjykata, pingpong me sindikatën
— F.3
PS mbledh firma për shkarkimin e Nanos
— F.5
Bomba e Prokurorisë plas në sallën e gjyqit
— F.2
Shpresat “bum” me Armeninë
— F.6
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88