01/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 dhjetor 1996

Të enjitet e zeza të Azemit

Azem tani je i lirë për të hipur në fronin e Presidentit Lëvizja e “prijësit” të djeshëm, Azem Hajdari, vazhdon të interpretohet me hamendje. Sido që të jetë e vërteta gazetat paralajqen ta quajnë lojë, madje lojë të zgjuar. Po a mund të jetë lojë? Loja e “luftërave” nis në prag të grevës së përgjithshme. Në interes të kujt ishte spostimi i vëmendjes nga greva tek froni i Presidentit të Sindikatës. Le të ndjekim rrugën e fakteve: Azemi jep alarmin. Unë, kryetari SHIK-ut jam në rrezik, dua të më vrasin! Doemos se ambasadat e huaja që morën njoftimin e kryetarit të Komisionit Parlamentar, që kontrollon Shërbimin Informativ Kombëtar, janë habitur me këtë SOS - paradoks. Partia e Azemit, e cila i kishte vënë atë këmborë e qetëson, ia heq frikën - të enjten e shkarkon nga kryetari i SHIK-ut. Përjashtimi bëhet dy ditë para Kongresit të Azemit. Ky i fundit nga ana e tij nuk e prish gjakun. Ai e pret këtë njoftim, njësoj sikur të thoshte: "Jam ushtar besnik i Partisë. Ajo më vuri, ajo më heq". Dy ditë pas të enjtes, pra pas shkarkimit, Azemi ndjen veten të qetë për të sharë ata që e shkarkuan, por ama, ai u bë më i besueshëm për sindikalistët. Më tej f. 3

Përqindjet e mia janë më të garantuarat

Firmat e tjera të mos flasin. Deni dje kishin paratë tek unë Sudja bën gati paratë, apo valixhet? Paguan klientë, por edhe thyhen dollarë Njerëzit e afërt të Sudes janë parë në një nga zyrat e këmbimit valutor në Tiranë, duke kthyer në lekë 600 mijë dollarë. Gjithashtu, një tjetër burim bën të ditur se në atë faturë kishte arritur që të merrte paratë e tij bashkë me përqindjen përkatëse. “Përqindjen e ngrita në 50% në muaj për tu treguar të tjerëve se edhe unë di tua marr klientelën me përqindje fantastike, por për mua përqindjet e ulta janë më të besueshme”. Në këtë mënyrë Sudja replikon me atë firmë që janë shembur së shpërhurse "tri ditët e mrekullisë" e çuan Suden në prag të shkatërrimit. Përnjërin prej tyre ajo thotë se nuk mund të flasin ata që deri dje paratë e tyre i kishin të depozituara në llogari të saj. Faqe 4

Del nga burgu shoferi i Azem Hajdarit

F.2

PSD në kërkim të mbretit. Gjinushi: Leka është social-demokrat

F.3

Grekët kërkojnë të falur. Nuk do të përsëriten më aktet terroriste

F.7

Zaçe ul kryet. Rehabilitohet Dervishi me shokë

F.6