21/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 dhjetor 1996

"Xhaferri" rrëzon piramidën. "Populli" fillon bilancin

Cili nga fondacionet rrezikon të ketë fatin e Sudes Sudja shtyn afatin në 10 janar: Më kanë bllokuar bankat, personeli më ka braktisur Cili nga fondacionet rrezikon të ketë fatin e Sudes "Xhaferri" rrëzon piramidën. "Populli" fillon bilancin Sudja shtyn afatin në 10 janar: Më kanë bllokuar bankat, personeli më ka braktisur — Në qoftë se do të thoshim se tani për tani më të rrezikuarit janë rentierët që mbështeten në funksionimin piramidal atëherë kush tjetër veç Sudes është i prekshëm nga epidemia e saj. Normalisht firmat investuese janë larg kësaj kategorie dhe po aq normale është që dyshimet, ose hije e frikës të bien mbi fondacionet bamirëse “Xhaferri” dhe “Populli”. Çfarë po ndodh realisht me to? — Bashkëpunëtorët e Xhaferrit nuk e mbajnë më sekret ardhjen e çeqeve nga jashtë vendit për llogari të fondacionit. Përderisa jemi fondacion bamirës, thonë ata, është e natyrshme të kemi lidhje në fondacione homologe nëpër botë, të cilëve u japim, por edhe na dërgojnë para.

Kontrolli i Shtetit padit Bashkinë e Tiranës F.2 Bovilla përsëri në skenë. Fshatarët: Shteti na zhgënjeu F.10 Itali: Berlusconi akuzon Di Pietron F.7 Meidani takoi Germanon. Socialistët qajnë hallet me BE Presidenti Berisha vë dorë mbi shkollat F.3

VEFA Holding hap thesin e dhuratave. 1 milion dollarë vetëm për Tiranën Presidenti Alimuçaj tregon planet e tij: Ja çdo të bëj në të ardhmen Faqe 5