25/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 dhjetor 1996

Shëmben dy fondacione të tjera. Xhaferi mbyll sportelet

"Populli": Fond i veçantë ndihme për gazetarët. Përparësi do të kenë të pastrehët Kontratat e prishura bllokojnë “Gjallëcën”. "Do të presim të largohen emigrantët që kanë ardhur për pushime"

Fondacionet bëjnë sehir kompanive

Pas kapitullimit të Sudes bota e fajdeve ve fajdeve deklarura duket sa ka rënë në qetësi. Fondacionet kanë zgjidhur grykën e thesit dhe shpërndajnë dhurata për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. “Populli” vazhdon të mbajë premtimet duke shpërndarë kestet e dytëve të para të janarit ’97 dhe të japë garanci për shekullin që vjen. Dhe kinemet besojnë se nuk ç’humbin nga besimi. Kush nuk i do paratë e shtuara? Ndërkohë që Sudja ngushellohet me vetminë e vet, arena e luftës është shpërngulur tek kompanitë. Ato sikur paskëshin qenë lidhur dorë për dore. Ra “Arkondi”, por klientët nuk deshën ta besonin. Me sa duket përfundimi i ndërresë së kredisë nigeriane ishte një zgjim i llahtarshëm për “Arkond” ABC dhe drejtuesit e tyre, të cilët tani të gjithë së bashku janë denuar nga drejtësia me nga 2.8 deri në 3 vjet burg. Por nuk mund të thuhet se kjo “ëndërr” paska marrë fund edhe për klientët e mashtruar të këtyre firmave. Një pjesë prej tyre i kërkuan Presidentit të Republikës në Selanicë që të ndërhynte dhe të interesohesh(onte) për fatin e parave të tyre. Kur, shteti prangosi kupolën e tyre kupolën e tyre (ka të ngjarë që ata të jenë të mashtruar për vete), klientët i bënë thirrje drejtësisë që t’i nxirrnin të akuzuarit nga qelitë. Ra “Grunasi” dhe klientët e pikëlluar i kërkuan shtetit që të ndërhynte dhe të çonte në bankën e të akuzuarve Presidenti Aleksandër Grunasi, sepse i kishte mashtruar. Shqiptarët e shkretë të mashtruar nga naiviteti i tyre, herë kërkojnë shtetit të ndërhyjë dhe herë t’i lërë të qetë ata që humbën paratë. Por, nuk është vetëm “Grunasi”, “Pogoni”, që i la në baltë klientët e tyre, të cilët u patën besuar kursimet, paratë e emigrimit, pensionet e deri tek shtëpitë. Tani po bien këmbanat e trishtimit për shumë depozitues. Edhe kompani të tjera, të cilësuara si prestigjioze, me kapitalet dhe investime të sigurta po tregojnë se janë të infektuara nga sëmundja ngjitëse e falimentimit. Kapitalizmi për komunitete shqiptare duket se qenka një provim i vështirë. Futja e tyre në skemat e tyre i ka bërë si ai fëmija rakitik. A do të shërohen? Këta e tutje shqiptarëve do t’u duhet të mendojnë gjatë për të futur në qarkullim kursimet e tyre. Kompanitë duket se kanë zbritur në arenë, fondacionet sekserizojnë për herë po i shohin nga larg. Ç’do të ndodhë nesër? Le të presim ’97.

Në sportelet e VEFA-së

Foto: Zhani Terpini

Kasacioni akuzon Faktin dhe Apelin: Kriminelët kanë gjetur paqe me prokurorët

Shkopin dhe shufra hekuri në kokë të rivalëve Faqe 2

Redaksia e gazetës “Republika” uron gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve të vendit: Gëzuar Krishtlindjet!