27/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 dhjetor 1996

VEFA bashkon duart me "Kamberin", "Gjallica" me "Silven"

Fajdet e kompanive tani më të garantuara. Ç’do të bëhet me "Popullin" dhe "Xhaferrin"? "Gjallica" rregullon frymëmarrjen. Fitim Gërxhalliu flet për "Republikën" Foto: Agron Kurti

Kreditorët sfidojnë krizën

Në sportele jepen interesat dhe derdhen para të tjera Vlora dje u zbardh e tëra nën peshën e një ankthi, i cili quhej “Gjallica”. Turma njerëzish e kishin gdhirë natën përpara sporteleve të të shpërndarjes së agjencisë së kësaj kompanie, ndoshta më e fuqishmja në Jugun shqiptar. Në orën 6/30 të mëngjesit me mijëra njerëz kishin pushtuar pallatin ku flenë paratë e “Gjallicës”. Një njoftim i firmës ingritur natën vonë në muret e zonës ku ndodhej pallati, njoftonte qytetarët se dje do të merrnin interesat vetëm kontratat e datave 22, 23 dhe 26 dhjetor, ndërsa sot ato të datave 24, 25 dhe 27 dhjetor. Në ditët që vijnë do të procedohet normalisht. Njoftimi i vinte dijeni kreditorët se këto ditë të fundit do të paguheshin vetëm interesat mujore. Kapitalet e kreditorëve do të jepeshin jepeshin në fillim të vitit të ardhshëm. Sportelët e firmës u hapën në orën 10/30 të mëngjesit. Von esa shkaktoi thashetheme na një ngjarje të falimentit. Një ide e tillë u theksua edhe nga numri i policëve që patrullonin pallatin e kompanisë. Por, çdo gjë u shemb, kur arkëtarët nisën dhënien e parave të interesave. Megjithë numrin e madh të kreditorëve, mbizotëronte një qetësi absolute dhe rregull i ortodoks. Punonjësit e shumtë të kompanisë ishin vënë pranë çdo sporteli të mbanin rregullin dhe radhën. Çdo sporteliste ishte nën vëzhgimin e një punonjësi të firmës dhe nën hetimin e kamerave. Kjo e pengonte bërjen e veprimeve jashtë radhë apo thyerjen e rregullave të brendëshme vendosur nga drejtuesit e firmës në natën e pardjeshme. Mbledhja maratonë e kryesisë vendosur mjaft rregulla të reja të brendëshme, të cilat zor se deshifroheshin nga jashtë. Pas hapjes së sporteleve nuk kishte asnjë loj proteste, madje ishte interesante të dihet ç’do të vazhdonte ndodhit. Shumë kreditorë, të cilët kishin mbaruar kontratat i përsëritën ato për një afat të gjatë. Mjaft të tjerë si për t’i bërë sfide fjalës “krizë” derdhin para te tjera. Kjo lloj kryeneçësie dukej sikur i bënte sfide shkaktarëve të gjendjes së krijuar, të cilët nuk ishin të vetmit që përgojoheshin.

Foto: Agron Kurti

"Gandizmi" i Rugovës, skifo e Kosovës

Mocion mosbesimi për kryesinë e socialistëve Faqe 3

Berisha fal partinë

Autobuzët piratë në rrjetën e doganës ATSH kundër Presidentit Faqe 2