09/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 janar 1997

Furtunë e re mbi fajdet. Arrestime në firmat e falimentuara

Ndahen në dysh kompania "Gjalllica". Kërxhalli pronar i fajdeve. Sudes i kontrollohet dhe uji që pi nga policia. Një nga tre shtëpitë e saj është vënë në shitje Pasuria e patundëshme 100 milionë dollarë. Detyrimi për fajdet 16 milionë dollarë kundrejt 14 mijë klientëve Falimenton dhe një firmë tjetër huamar-rëse. Kishte 6 vjet aktivitet. Klientë nga Sh-kodra, Tirana Përmeti, Berati, Skrapari, kanë humbur deri në 120 mijë dollarë Pritet arrestimi i 30 arkëtarëve të "Grunasit" Faqe 4-5

Kompanitë çahen

Ka dhe një arsye që kompanitë duhet të bashkëpunojnë Kompanitë shqiptare kanë meritën e padiskutueshme për rimëkëmbjen e ekonomisë së rrënuar. Megjithëse ato janë aq të pakta në numër (disa prej tyre edhe të mistershme për daljen në skenë), deri dje dukej se shkonin mirë me njëra-tjetrën. Madje u dhanë sinjale fare publike për bashkëpunim. Ishte kompani VEFA dhe presidenti i saj, që kërkoi “gjetjen e fjalës”, qoftë edhe për uljen e përqindjeve, por përveç Kamberit, të tjerat bënë sikur nuk e dëgjuan zërin e bashkëpunimit. Dikush, ndoshta se nuk kishte nge se po i zinte koka nga hallet e mëdha, ndonjë tjetër për motive të paqarta. Eshtë Vebi Alimuçaj që deklaroi se nuk gjeti mbështetje nga të tjerët. Madje ai u dha kohën e mjaftueshme për t’u menduar e konsultuar. Vendimi tij për uljen e përqindjeve mbeti pa përforc- përforcimet e pritshme. Madje Alimuçaj është habitur nga stepja e kompanive dhe jo vetëm kaq, por ndonjë kompani bën manovra prapa krahëve për të mbledhur para me fajde, që shkojnë në përqindje fantastike deri në 20%. Dhe ai ka të drejtë kur nxjerr përfundimin logjik se një kurbë e tillë ngritje është vdekjeprurëse. Përvoja e pakët në Shqipëri ka treguar se oreksi i tepërt të çon në shkatërrim. Ngritja e përqindjeve në këtë situatë të ngarkuar për keq psikologjikisht nuk është e shpejtë, përkundrazi është rënim i shpejtë. Ndërkohë në shtyp ka patur dhe silurim të kompanisë VEFA nga kompani të tjera. Edhe në aktivitetin përurues, që organizoi Gjallica në ditën e Krishtlindjeve, indirekt kishte dhe takime. Vijon në f.4

Vjedh pensionistët, përfundon në çmendinë

Gratë braktisin Maternitetin e Tiranës Një gjyqtar thyen rekordin e vitit 1920 F2

Metathirrëtnëraport para Kryesisë

Toka helene pjell incidente F.3 Së shpejti FANS-CLUB Rit-folk F.7

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88