Gjallica: Do të jepen vetëm depozitat nën 5 milionë lekë. Gërxhaliu nuk pranon të ndahet
“Populli” përsëri sulmon bankat. BKT i jep të drejtë Bashkim Drizës
Gjallcia: Do të jepen vetëm depozitat nën 5 milionë lekë. Gërxhaliu nuk pranon të ndahet
Arratisen me skaf 130 milionë dollarë nga fajdet
“Populli” përsëri sulmon bankat. BKT i jep të drejtë Bashkim Drizës
Shqiptarët duhet të zbresin në rrugë
Dje në rrugët e Beogradit kanë marshuar gati 700 mijë vetë.
Kjo ka qenë dhe demonstrata më e madhe që ka organizuar deri më sot grupimi opozitar serb “Zajedno”. Demonstrata ishte zgjedhur të bëhej pikërisht në pragun e Vitit të Ri sipas kalendarit ortodoks. Mijëra të rinj kanë gjetur tashmë solidaritetin e pothuaj të gjithë popullit serb. Demonstrata në fjalë bëhet pas vizitës mjaft të përfolur në Beograd të ministrit të jashtëm grek, Pangallos. Shefi i diplomacisë helene përsëriti në selinë e Milosheviçit të njëjtat kërkesa si spanjolli Gonzales. Me pak fjalë pushteti i Milosheviçit kokëfortë duhet të njohë pa tjetër zgjedhjet lokale, duke përfshirë edhe Beogradin. Serbia është e paralizuar plotësisht nga demonstratat e opozitës, të cilat nuk kanë më moshë. Bashkë me të rinjtë janë bashkuar edhe punëtorët, madje ushtarakët, të cilët njiheshin si konservatorë të pandryshueshëm Modën e protestës serbe duket se po e përqafon Ballkani në përgjithësi. Janë bullgarët ata që po kërkojnë me ngulm heqjen qafe të qeverisë socialiste në pushtet. Djegati 30 mijë manifestues kanë kërkuar në rrugët e Sofjes zgjedhje të parakohshme. “Nuk kemi alternative tjetër, për të mos lënë mafien e kuqe të na grabisë Bullgarinë”, ka thënë dje një orator në mitingun e madh. Manifestuesve i janë bashkangjitur edhe 2000 studentë, të cilët kanë protestuar përpara selive të ambasadave të Italisë, Austrisë dhe SHBA. Studentët kërkonin nga këto shtete që të mos mbështesnin qeverinë e tyre socialiste. Serbia dhe Bullgaria tashmë e ka kaluar të ardhmen e vet në rrugë e sheshe. Pjesa më progresive e këtyre popujve, studentët, kanë marrë iniciativa e madhe. Ballkani duket se do të bjerë përsëri pre e ndryshimeve. Ndoshta nuk do të ketë më lëvizje kufijsh, por patjetër që do të ketë ndryshime mentalitetesh, nivelit demokratik dhe kapitalizmi. Në fakt protesta ka ardhur pikërisht në dy vendet më të varfra të Ballkanit. Kriza ekonomike serbe dhe bullgare i kanë detyruar njerëzit të zbresin në rrugë. Një gjë e tillë pritej edhe në Prishtinë, por nuk ndodhi. Shqiptarët e përtej kufirit nuk kanë arritur deri më tani të organizojnë qoftë edhe një protestë qindra vetëshe. Sinjalet e mira që vijnë nga Tirana nuk i kanë mbushur ende me motivim shqiptarët e Kosovës e më gjerë. Vetëm një protestë e shqiptarëve të Maqedonisë është e shume pak për të zgjidhur problemin kombëtar. Interesante është se kjo heshtje paradoksale vjen pikërisht nga ata njerëz që janë shumë të dobët ekonomikisht, por që në të njëjtën kohë vuajnë pushtimin dhe represionin. Duket sikur shqiptarët kanë rënë në paqe me këtë gjendje. Demagogjia e bërë nga liderët e tyre për zgjidhjen e çështjes kombëtare, në këtë valë protestash ballkanike është një bllof i madh. Hugova nuk zbret në rrugë, megjithëse zyra e tij sheh mbi bulevardin e zbrazur të Prishtinës.
Padova “privilegjon” shqiptarët
Bashkia e Padovës po jep një shembull për tërë italianët se si mund të luftohet për integrimin e emigrantëve në jetën e qytetit.
Bashkia ka krijuar një fond të veçantë për këtë qëllim dhe ka krijuar një komision ndërmjetësish kulturorë, qëllimi i të cilit do të jetë integrimi i emigrantëve. Në komision shtatësh, 3 janë shqiptarë. Arsyen e kësaj pjesëmarrjeje e shpjegon iniciatori i kësaj nisme, zëvendëskryetari i Bashkisë Giovanì Santoni: - emigracioni shqiptar ka më shumë probleme sociale, është më shpërthyes. Plaga më e rëndë është prostitucioni. Endrra ime është që të shpëtojë vajzat shqiptare, veçanërisht të miturat nga kthetrat e prostitucionit.
Ekspertët: Paralajmërim për arratisjen e bosëve
“SILVA” sulmon Veriun
F.4
Gripi kinez: Shqiptarë, mos u puthni!
F.2
Mbërrin tek “Lushnja” vëllai i nigerianit Nosa