16/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 janar 1997

Edhe "Xhaferri" i bllokuar. VEFA jep vetëm përqindjet

Ora tragjike për fajdet. Sudja jep shpirt me emrin e shtetit në gojë E mërkura ters edhe për "Gjalliçën". Shqetësime për shëndetin e Gërxhalliu. Kadria në Stamboll.

Shteti më së fundi filloi të flasë(!)

E papritura që serviru mbrëmë televizioni shqiptar ishte kronika që ai transmetoi për ngjarjet e djeshme tek Sudja. Madje duke shfrytëzuar gjithë avantazhet e polençës dhe mjeteve që ai disponon, fytyra e Sudes pushtoi ekranin e televizorit, duke mos thënë asgjë më shumë nga ato që njerëzit i dinin që më parë. Ka qenë vërtetë për t’u habitur, gati gati revoltuese heshtja e zgjatur e shtetit dhe mjeteve të informacionit publik të tipit fletë dhe ngjarje që mbështollën ato edhe atëherë kur bumi i tyre u bë sundues jo vetëm në shtypin shqiptar, por edhe në radiot e huaja dhe shtypin evropian. Mund të jenë shumë faktorë të dukshëm, ose të padukshëm, politikë, ose thjesht ekonomikë, etikë ose me interesa të tërthorta që e kishin bërë shtetin dhe zërin e tij të mekej përpara trajtimit, ose dhe thjesht informimit të kësaj teme, e cila s’i dhehet elipsi çdo lloj bisede edhe në bisedën e përditshme të çdo shqiptari. Vështirimi ka valvëresa i këtij problemi, beri që ai të mbetej tabu për gazetaret dhe drejtuesit televizivë edhe atëherë kur çdo resht i informacioneve të tij, të ishte shumë me i shtrenjtë dhe i lakmueshëm për të gjithë gazetarët e gazetave, proqeveritare, ose jo dhe kur mungesa e lajmeve rreth tij të ishte paradoks jo vetëm për drejtuesit e gazetave, por edhe për lexuesit e ëshëm të tyre. Me tej në f. 8

Arrestohet Sudja

Lajmi i orës së vonë Ndodhi më shpejt seç pritej arrestimi i fajdexheshës, e cila dje deklaroi falimentimin e saj. Mbrëmë mësohet se Sudja është shoqëruar e arrestuar në Komisariatin e Policisë. Me tepër se sandëshkim kjo masë duket se është për mbrojtjen e saj. Po të kemi parasysh irritimin e mijëra klientëve të mashtruar prej saj, zor se mund të gjendet vend më i mirë për të mbrojtur Sudën se sa dhomat e siguruara të policisë. Mbase është deklarimi i saj në Televizion që nxiti Prokurorinë për të filluar procesin hetimor.

Bashkim Driza rrezikon 5 vjet burg për 70 mijë dollarë Lyposat e mitur në aktivitete kriminale Nuk na le Bibla të shkojmë ushtarë F.2 Kurt Kola përkrah socialistëve Deputetja Zaçe shpëton banorët e saj F.3

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88