Policia pushton sheshin Skënderbej. Klientët: Paratë tona janë në Kuvajt
30 mijë dollarë të humbura do të shkonin jashtë shtetit. Xhaferri Gjeneral lë në baltë arkëtarën
Policia pushton sheshin Skënderbej. Klientët: Paratë tona janë në Kuvajt
6 mijë vlonjatë pushtojnë sheshin e Flamurit
30 mijë dollarë të humbura do të shkonin jashtë shtetit. Xhaferri Gjeneral lë në baltë arkëtarën
Televizioni tallet me këtë kob kombëtar
Dita e djeshme regjistroi me shumë dhimbje dhe tensione.
Pritej në Tiranë, por shpërtheu në Vlorë. Lajmet e këqija tani vine nga pothuaj të gjitha qendrat e mëdha qytetare shqiptare. Revolta në Tiranë, Vlorë, Shkodër... gjetkë. Njerëzit kanë humbur para dhe kërkojnë vetëm informacion. Një fjalë më shumë, një thashethem më shumë është bërë motiv për të shtyrë orët e rënda të shqiptarëve. Janë këto orë të mbushura me gazeta, spikere radiosh të huaja që flasin shqip dhe lajme TV. Më në fund institucioni më i madh i informacionit shqiptar ka filluar të flasë. Ndoshta bëri keq. Më mirë të respektonte qetësinë e tij olimpike në kesi rastesh. Kronika e protestës së shqiptarëve dje u shoqëruan me opinione jo protesta. Dy persona garniture, fare të rëndomtë patën dje fatin t’u tregojnë shqiptarëve se kjo lloj fajdesh në fund të fundit qenkan bixhoz. Dy të zgjuarit e zgjedhur nga rrjeta e TV na treguan se si kishin fituar dikur, tek kishin parasysh rrezikun e hum- humbjes. Nuk dihet se ku ka arritur t’i gjejë fitimtarët kolegia jonë televizive. Hulumtimi i saj i suksesshëm tek e fundit përcolli një paturpësi, dashakeqësi të përmasave të mëdha. Nuk mund të thuhet atyre që kanë ngelur pa shtëpi se kjo lojë është bixhoz, kur shumica e firmave rentiere ka sponsorizuar TV dhe aktivitete shtetërore. Nuk është e lehtë të shkarkosh përgjegjësinë dhe të nxjerrësh një jegj[e?] si Sudja ta lexojë keq një deklaratë, e cila thotë se skema e saj ishte piramidale dhe Qeveria ishte jashtë loje. Në fund të fundit, licencën për këmbim Sudja ia dha shteti. Kreditori i rëndomtë nuk kish si të trembej, përderisa për katër vjet e më tepër Sudja nuk u kontrollua një herë nga shteti dhe institucionet e tij. Suden nuk e bëninzdisin institucionet e kontrollit, nuk e shqetësuan uniformat. Çdo të thotë skemë piramidale për një punëtor që shet një dhomë e kuzhinë për të blerë një dhomë më shumë. Ai sot është në rrugë pa çati mbi krye. Dikur nuk e garantoi apo ta trembte kush se kjo lojë ishte skemë piramidale, deshtake, mashtruese me plot epitet[e?] pas. Studiot e TV në atë kohë jepnin emisione për kapitalizmin e tipit të ri shqiptar, për Taivanin ballkanik, ku izmin e tipit të ri shqiptar, për Taivanin ballkanik, ku biznesmenë barkfryrë tregonin historira të mrekullueshme kapitaliste. Ku kapitalistët mendonin për popullin e rëndomtë me parimin, kur t’i kem me thes do t’i jap me trajse. Ky televizion po humbet çdo seriozitet dhe duket se në përditshmëri mendon që ka të bëjë me një publik, i cili mund të pranojë çdo gjë ose edhe të ushqehet me erë. Të erë. Të djelen e shkuar gjatë gjithë emisioneve të ditës u dha si kryelajm fakti që konsumimi i mishit në Vlorë qenka rritur dy herë. Me këtë u hapën të gjitha emisionet e lajmeve a lajmeve që jep Kombi duan se kjo ishte ngjarja më e rëndësishme që jetoi Kombi. Ku televizionet të merren me publikun apo çfarë? Në rast gjatë 24 orëve. TV tallat me publikun apo çfarë? Në rast gjatë 24 orëve. TV-të e vërteta janë kaq bosh për lajme, me mirë të heqin fare ose t’i japin ndonjë film western, se kështu do të kishin fare ose edhe dhe më tepër shikues. Në të njëjtën kohë ky lloj TV një ngjarje që me të vërtetë ka tronditur tërë vendin e trajton si një hic gjë. Është interesante të shohësh devotshmërinë e personave televizivë. Ku e gjejnë gjithë këtë bindje, kur dihet se edhe ata vetë kanë para me fajde. Me sa duket dyzimi i tyre mbetet traditë në vite.
Lypësat nën pushtetin e pedofilisë dhe drogës
F.2
Partitë në Shqipëri komunikojnë si prapa murit
F.3
Për arsye teknike Statuti i PRSH do të botohet nesër
Mbledhje urgjente e Qeverisë
Mbrëmë, nën drejtimin e kryeministrit Aleksander Meksi, u mblodh Këshilli i Ministrave. Me qëllim të shmangies së pasojave, duke patur parasysh karakterin piramidal të firmës Sude dhe të dhënat paraprake të Komisionit të Transparencës për fondacionet e tjera, Këshilli i Ministrave vendosi të ngrejë në favor të qytetarëve vlerën 25,5 miliardë lekë të depozituara nga fondacionet në bankat shtetërore derisa Komisioni i Transparencës të shprehet përfundimisht mbi karakterin piramidal ose jo të tyre. Qeveria i kërkon organeve kompetente që të mos lejojnë të bëhen transaksione hipoteke nga firmat që nuk likuidojnë kreditorët e tyre.
Gjithçka për fajdet
Sabri Godo prononcohet: Kau duhet kapur prej brirësh. Qeveria të mbrojë pronën e qytetarëve
Sot Sudja në Gjykatë. Vetëm 5 vjet burg për mijëra depozitues të mashtruar.
7 pyetje nga "Republika" për ata që betojnë Suden
Falimenton kompania, i sekuestron fabrikat
Faqe 2,3,4,5