22/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 janar 1997

Zgjerohen monopolet e VEFA-Holding. Dy kompani të njohura bëhen pronë e saj. Alimuçaj: Do ndihmoj "Gjallicën"

Komisioni i Transparencës kontrollon. Gjenerali shtron gosti në Berat Dy orë pas arrestimit nga "Zëri Amerikës" Gërxhalliu për "Republikën": Më 6 shkurt rifilloj aktivitetin

Fajdet herë ngrijnë, herë shkrij­në

Fajdet duket se kanë arritur të corodisin gjithkënd. Radio “Zëri i Amerikës” dje në orët e pasdrekës dha një lajm sensacional. Fitim Gërxhalliu, bashkë President i “Gjallicës” është arrestuar. Për këtë lajm korrespondenti i radios i referohet zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Ndrek Gjini. Gazeta jonë dje orë pas dhënies së lajmit te bujshem arrin të intervistojë vetë zotin Gërxhalliu në shtëpinë e të jatit. Gërxhalliu fare i qetë përgënjeshtron lajmin dhe shprehet optimist për të ardhmen e kompanisë së tij. Në lidhje me këtë kompani nga Vlora vjen lajmi i marrjes së një kredie zhbllokimi të situatës. Një avokat i njohur deklaron ndryshe, se Gjallica ka vdekur. Një bankier po kaq i njohur flet për të kundërtën, madje për një preferencë shtetërore ndaj kompanisë së madhe. Ne kohën, kur Gërxhalliu jepte intervistën për “Republikën”, dikush njofton redaksinë se në dyert e klinikës stomatologjike të kësaj kompanie po zhvillohej një protestë popullore. Po thyheshin xhamat e po bëheshin akte violente. Gazetari ynë kthehet nga vendngjarja duke qeshur. Roja e ndërtesës në të gjithë pasditen nuk kish parë kënd të protestonte e jo më të thyente xhama. Qeveria shqiptare dje ka arritur të shpikë një strategji për ndarjen e parave të ngrira prej saj disa ditë më parë. Këto para ishin bllokuar për të pritur përfundimet e komisionit të transparencës për skemat piramidale ose jo fondacioneve bamirëse. Në fakt Qeveria ka vendosur për një strategji ndarjeje pa pritur këtë komision. A të herë ka tre variante: - Qeveria e di se paratë e bllokuara vinë nga skema piramidale. - Komisioni ka dhënë përfundimet e tij pranë Qeverisë, por jo publiksht. - Qeveria luan me nervat e njerëzve dhe sajon strategji ngushëlluese të kota. Kontradiksionet e tërë javës rreth fajdeve tashmë vijnë edhe nga burime informacioni të sigurta. Njerëzit gjithë sy e vesh, gjithmonë në pritje herë ngrijnë herë shkrij­në. Pëshorja ka kohë që tund krahët, por nuk po gjen dot ekuilibrin.

Sheshi i së djelës del nga Gjykata. 13 dënime me burg dhe 37 gjoba për mitingashët Ishim kalimtarë, turma na mori me vete Vjedhje masive në Qytetin e Studentëve Vajzat u grabitën bizhuteritë Policia nuk patrullon, përderisa është qetësi Faqe 2 Sheshi i së djelës del nga Gjykata. 13 dënime me burg dhe 37 gjoba për mitingashët. Ishim kalimtarë, turma na mori me vete

Gërxhalliu në arrest shtëpie?

Dje në orët e vona të natës, pas një telefonate, një burim i pakonfirmuar tregoi për "Republikën" se bashkëpresidenti i "Gjallicës", Fitim Gërxhalliu është vënë në arrest shtëpie. Sipas burimit në fjalë, kjo masë është marrë pas prononcimeve që zoti Gërxhalliu ka dhënë dje për radiot e huaja dhe shtypin shqiptar.

Gërxhalliu: Ata që kanë plotësuar afatin e kontratës do të tërheqin dhe depozitat bashkë me interesat

Fajdet: Stop Fondacioneve! Asnjë lek për klientët. Komisioni rikthehet tek “Populli”

Faqe 4

Gjinushi rrezikon të humbasë 20 mijë dollarë nga fajdet

Faqe 5

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88