Gjeneralit i hiqen gradat, Drizës i marrin rrushte
Shteti kishte gati prangat. Shembet miti i fajdeve. Policia rrethon pronat e firmave. Policët tërheqin depozitat e tyre. Në Shkodër bllokohet dokumentacioni dhe numërohen paratë
Shteti kishte gati prangat. Shembet miti i fajdeve. Policia rrethon pronat e firmave
Gjeneralit i hiqen gradat, Drizës i marrin rrushte
Policët tërheqin depozitat e tyre. Në Shkodër bllokohet dokumentacioni dhe numërohen paratë
General ç’të zuri gjumi, paratë tona i mori lumi
Komisioni i Transparencës jashtë loje
Gerxhalliu në arrest shtëpie. Sudja në burg. Xha-ferridhe Driza nën pranga. Pronat e rentierëve nën rrethim policor. Në Krujë dhe Fushe-Kruje policët hyjnë në zyrat e fondacionit "Xhaferri", i bëjnë presion punonjësit të fondacionit dhe tërheqin paratë e tyre. Duket se epilogu i fajdeve në Shqipëri ka filluar ta shfaqë perdite e më me shpejtësi perspektivën e tij, e cila me sa duket është çështje ditësh. Qeveria nga ana tjetër vendos të publikohet dhe të përcaktoje deri në detaje mënyrën e administrimit të lekëve të bllokuara të fondacioneve dhe të pasurive të patundshme të firmave. Megjithëse i pathënë dhe i padeklaruar as nga shteti dhe as nga vetë rentierët, falimentimi nuk është më një rrezik, por një realitet. Ajo që të bie në sy në këtë rast është ndryshimi me prangat e Sudes. Në qoftë se kjo e fundit u deklarua zyrtarisht e arrestuar, pasi e mesuan të shpalle me gojën e vet falimentimin e “skema e “skemës së saj piramidale”, të tjerët u arrestuan kur deklaronin garancitë e aktivitetit, fundshekullin e bamirësisë, madje kur jetonin të përkundur në kulmin e lavdisë dhe të popullaritetit të festave dhe gostive. U tha se paratë janë bllokuar deri në përfundim të hetimeve të Komisionit të Transparencës. U zyrtarizua madje edhe goditja që ligji do t’u jepte “bosëve” të deridjeshëm në rast se ky komision do të konstatonte ekzistencën e Piramidave Mashtruese. Megjithatë Qeveria me planet e saj e bëri fakt sekuestrimin e 25,5 miliardë lekëve, ashtu sikurse Prokuroria mbërtheu prangat, pa folur ende Komisioni i Transparencës. Mund të mos jetë “piramida” ajo që varrosi përfundimisht nën pranga madhështinë e deritanishme të të arrestuarve. Mbase mund të jetë çdo gjë tjetër, duke filluar që nga i shumëpërfoluri pastrim parash e deri tek arratisja e dollarëve të arratisur, servirur nga “Zëri i Amerikës”. Sidoqoftë, ndoshta edhe duke u fshehur pas sekretit të hetimeve, përveç lajmit të arrestimit, kanalet zyrtare nuk konfirmojnë asgjë më shumë. Ka zëra që thonë, se më shumë se sa arrestim, këto janë masa mbrojtëse, siç është edhe rrethimi policor i objekteve të “Gjallicës”. Ajo që duket qartë tani është se Komisioni i Transparencës është krejtësisht jashtë loje. Në rast se arrestimi i “bosëve” nuk është bërë nën efektin “piramidë”, atëherë konkluzionet e kontrollit të tij më shumë se sa Parlamentit mund t’i shërbejnë Prokurorisë për të rënduar akuzat. Në të kundërt, nëse është Piramida që i çoi në burg rentierët, apo bamirësit e mëdhenj, Prokuroria mund të mburret se ia lagu Parlamentit dhe Qeverisë për thithjen e informacionit të dhënë nga Komisioni. Gjithësesi thuhet se ky i fundit i vazhdon hetimet tek zyrat pa kockë të “Popullit” dhe “Xhaferit”, vetëm sa për profesionalizëm ekonomik, sepse Qeveria me sa duket i paska patur gati prangat për fajdet.
General ç’të zuri gjumi, paratë tona i mori lumi