24/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 janar 1997

Alimuçaj: VEFA nuk grumbullon kapitale për të ndërtuar piramida, por për të ndërtuar Shqipërinë e për të punësuar shqiptarët

Shumë të ngrira të "Xhaferit" dhe "Popullit" - mikroskopike në krahasim me depozitat e grumbulluara nga klientët Sot gjeneralët bëjnë betimin në Gjykatë: Xhaferi përballë Sulstafës në orën 11, Driza përballë Gazidedes

Luga nuk ka uniformë

Të fuqishmit i kanë tërhequr depozitat dhe interesat Fajdetë duket se kanë hyrë në historinë e dhunës dhe të prangave. Janë arrestuar pothuaj të gjithë të implikuarit në piramidë. Të prica që ka ngelur jashtë hekurave është thirrur në komisariat. Qeveria dhe Parlamenti kanë lëvizur shpejt për të vendosur rregull në këtë situatë grabitjesh masive. Janë rrethuar të gjitha ndërtesat e pasurisë së firmave rentiere. Është bërë një ligj i ri anti-fajde dhe kanë nisur hetimet në Prokurori. Duket sikur gjendja po vihet në normalitet, pa llogaritur protestat pa babë të të majtëve. majave. Në fakt dje kanë qarkulluar lajme të pakonfirmuara se shumë policë kanë arritur të marrin me dhunë paratë e tyre të investuara në skemat piramide. Mësohet se shumë njerëz potentë (në përgjithësi gratë e tyre), kanë arritur të marrin kursimet nga arkat e këtyre firmave. Ky thashethem ende i pavërtetë implikon rëndë njerëzit që kanë marrë tashmë në dorë çështjen e fajdeve. Me një fjalë, institucionet qeveritare, të cilat janë prononcuar për paritet në ndarjen e mëtejshme të parave. Por, thuhet se policët, njerëzit e ligjit nuk kanë pyetur për këtë lloj pariteti, madje as gratë e atyre që bëjnë ligjin. Shqiptarët kanë pak a shumë këto kohë të njëjtin hall. Fitimtarët nuk gjenden pas kësaj historie, sido t’i servirë TV. Në asnjë mënyrë nuk duhen shperblyer ata që kanë shkopin në dorë. Kjo do të thotë se pas kësaj katrahure financiare është vendosur ligji i xhunglës. Duhet t’ju besohet shpatullave dhe grushteve për të marrë kursimet apo paratë e një shtëpie të shitur. Shkurimet në këtë moment kanë nevojë për besim, qytetarët në këtë moment kanë nevojë për besim, pikërisht tek ata që mund t’i ruajnë paratë e tyre. Kuptohet se një uniforme të jep ca mundësi më tepër, por nuk të zgjedh mes individëve të ligjit. Në protestat qytetare shumë prej policëve nuk kanë dashur të qëllojnë mbi ta, vetëm se kanë patur të njëjtin hall. Mos vallë tani janë më të lirë të veprojnë? Tek e fundit, nëse paska pasur para për të vepruar? Tek e fundit, nëse paska pasur para për të bërë mos ta lyejmë të gjithë lugën nga pak? Luga nuk ka uniforme.

Kempes pas arrestimit të P. Xhaferit: Do të vazhdoj stërvitjen

Njoftime nga rrethet për sekuestrimin e parave tue "Xhaferit" dhe "Popullit"

Në Berat 1.2 miliardëlekë, në Librazhd 820 milionë, në Shkodër 450 milionë. Lexo në faqen 4

Spahia i di mirë punët e vajgurit

Shehinë Parlament Deputeti i PD, Dashamir Shehi, ka quajtur dje Ali Spahinë, “specialist të punëve të vajgurit”. Fjalia, mbase edhe në mënyrë komike, është thënë dje në seancën plenare në kohën, kur Parlamenti po miratonte një dekret për tatimin e vlerës së shtuar. Spahia, në emër të grupit të PD ka ftuar deputetët e tij ta miratonin ashtu siç ishte projekti, por ndërkaq ka ndërhyrë Shehi. “Spahia i di më mirë këto punët e vajgurit, prandaj edhe nuk ka me vlerë të flas, por mendoj të përjashtojmë këtë vit nga kjo taksë vajgurin”, tha pak a shumë Shehi. Fjalia e tij ka ngjallur të qeshura e reagime të ndryshme në sallë.

Foto: A.Babani

Sudja ka mashtruar 3 mijë dhe marrë 16 milion USD Liderët e opozitës nuk flasin pa avokat. Faqe 2 Skënderbeu zëvendësohet me Selman Stërmasin Deputeti Daka i PD: Dorëheqje Meksi dhe Çela Faqe 3 Silva: Nuk grumbulloj më para me përqindje Faqe 7