Shqipëria e copëzuar. Lushnja shpall shtetrrethim
. Drizën e rikthejnë në zyrë. Komisioni raporton. Berisha thërret mbledhjen e jashtëzakonshme.
Foto: A.Babani
Digjet Bashkia, një makinë e policisë së Vlorës dhe ngrihen 10 postoblloqe
. -10 mijë vetë vënë përpara policinë.
Lushnjarët kanë shpërthyer jashtë temperamentit të tyre. Dje, duke ndeshur me styr[e] u bëmë dëshmitarë të një proteste masive. Me shumë se 10 mijë veta janë grumbulluar në sheshin e këngës “Elbasan likunetu-ketu…”. Turma dallo(i) përpara Bashkisë. Thirrjet: “Duam paratë tona… Qeveria është hajdute… - e irr[i]tojnë tej mase turmen heterogjene.
Në turmë ka mijëra hallaxhinj, njerëz pa shtëpi. Në Lushnjë fondacioni “Xhaferri” kishte me shumë se 4 vjet që vepronte, ndaj dhe humbja ishte e madhe. Turma pret që të dalë kryetari i bashkisë t’ju flasë. Ndoshta edhe mund të ishin qetësuar. Por asgjë nuk ndodhi; kryetari nuk doli. Atëherë shko(i) turma tek kryetari. Hapën dyert dhe ngjitën deri tek zyra e tij. Asgjë. Policia paqësisht mundohet t’i tërheqë nga bashkia; por ishte vonë. Janë thyer të gjithë xhamat e ndërtesës, të këshillit të rrethit, te Bankës Agrare.
Në skenë del shefi i Komisariatit, Osman Stafa. Ai mundohet t’i qetësojë, por fjalët i përpiu turma. Në diktofonin tonë ka mbetur vetëm fjalia: Vëllezër dhe motra… dhe propozimi i tij: - zgjidhni një komision prej 10-15 vetash dhe ejani të bisedojmë. Por turma, ia tha fjalinë përgjysëm. Po afrohen jemi te policë. Protestuesit nuk e lënë kurt(h)in e një rrethimi të vogël dhe zmbrapsen. Mbërritja e një “Iffe” me targë dhe policë nga Vlora, e irriton më shumë masën e demonstruesve, e cila duket se është jashtë çdo kontrolli.
Vektori i të zemëruarve drejtohet në rrugën nacionale. Tek Varrezat e dëshmorëve zhvillohet aksioni i dytë, i vihet flaka makinës së Vlorës. Njerëzit vazhdojnë të kërkojnë tepër të egër. Nuk pranojnë dialog, vetëm thërrijnë.
Me diktofonin tonë marrim prononcime.
“Qeveria ka vepruar fshehurazi. Na i mori paratë dhe duart.”
“Rapush Xhaferri, që doli në TV, ishte një truk. Ne e dimë, e kanë vënë të lexojë një letër të diktuar. … e kanë sjellë këtu në shesh dhe të na thotë me … se ka falimentuar, vetëm atëherë do ta …”
Shtetrrethimi
Pas orës 10-të Lushnja shpall shtetrrethimin. Postblloqe Fier-Shegan, Kashtë-Bardhë, Karbunarë, … Dushk, Zhamë. Barrikada gjithandej. Në Dushk … është më i madh.
Më tej në f. 5
VEFA: Me 5% edhe depozitat e mbyllura me 8%. Nev(o)jtarët mund të marrin 10% të kapitaleve
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88