VEFA fillon shpërndarjen e kapitaleve
Paratë e Sudes në kompani të fuqishme. Depozitohen akuza. Refuzohet ballafaqimi.
Berisha: Nuk kam thënë se do të merren të gjitha paratë. Arrestohen dhe dy ushtarë të Gjeneralit
Paratë e Sudes në kompani të fuqishme. Depozitohen akuza. Refuzohet ballafaqimi.
VEFA fillon shpërndarjen e kapitaleve
Berisha: Nuk kam thënë se do të merren të gjitha paratë. Arrestohen dhe dy ushtarë të Gjeneralit
Qeveria të mbahet peng sa të shpërndajë paratë
Shkarkimi, shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet për t’ia mbuluar kusuret
Pa dyshim që ditët që po kalojnë për Qeverinë Meksi janë ditët më të këqija për te.
Nga protestat e shesheve, zyrave të qeverive të vogla lokale në shumë rrethe, nuk u ka mbetur as nami. Nëpër tubime u thirr ne korr nga të egërsuar: Qeveri hajdute! Rendi i kësaj qeverie u rëndit rëndë. Policia u sulmua aty ku nuk e priste. U shpërthallua në sheshe, u rrethua në komisariate. Jo rrallë policët u solidarizuan me manifestuesit, sepse ishin hallëxhinj si ata, viktima të fajdeve.
A duhet mbajtur më kjo qeveri. Ata që kanë humbur lekët s’besojnë se thonë “po”. Sheshet thonë “jo”. Partitë politike në pjesën më të madhe thonë gjithashtu “jo”. Natyrshëm vjen përfundimi: E cila duhet më kjo qeveri tillë që nuk gezon besimin e pjesës më të madhe të popullit? Ndoshta sa për të thënë se nuk jemi pa qeveri.
Që kjo qeveri është fajtore për krizën e thellë që po përjeton vendi, kjo nuk kërkon shumë argumente. Vërtetë qeveria nuk të thotë jepi këto, apo merr atij lekë borxh. Nuk të thotë shit shtëpinë dhe futi lekët në fajde; por kjo qeveri nuk mund të heshtë kur të gjithë shqiptarët kthehen në borxhlinj.
Kjo qeveri nëse nuk do të dijë se ku i çojnë lekët shtetasit e saj, s’ka pse ndërhyn në mbylljen e huamar-rësve, kur de facto fondacionet kishin ende para. Qytetarët irritohen me qëndrimet kontradiktore të qeverisë. Përse i la kaq vjet të funksiononin? Kur depozitusitë e fondacioneve sponsporizonin, shpalleshin qytetarë të nderit, i vinin shkollave emrat e tyre. Dhe kur këto shkru-heshin të tëra nëpër gazeta, perse qeveria mbyllte sytë e veshët.
Nuk vëmë në dyshim skemën piramidale të fonda-cioneve, për më tepër kur përveç Komisionit të Transparencës, i cili dha konkluzionet pas arrestimit të presidentëve të tyre, këtë e përforcuan edhe kryebankierët Ypi dhe Collaku. Por qeveria nuk mund ta shmangë përgjegjësinë e saj. Ajo kishte vënë për fondacionet në dispozicion policinë dhe shumë mjete shtetërore. Pra, në një farë mënyre u shërbente atyre. Nuk po merremi me faktet komprometuese të shfrytëzimit të parave të fajdeve për qeveritarët. Nuk po merremi me përgjegjimin që u është bërë shumë ketyre të futen nga populli. Sepse kuqeveritë e t’kishin bërë qoftë edhe një përpjekje minimale për të pastruar veten e saj nga ata që padyshim janë përzier në skandalin e fajdeve duke patur portofola qeveritare.
Përse duhet ta mbajmë tërë këtë qeveri? Dorëheqja e saj mund ta conte vendin në këtë gjendje. Por më e keqja do të ishte fakti se nuk do të bënim kësaj qeverie, le të themi fajtore, por më të madh, duke e çliruar atë nga turpi i përgënjeshtrimeve morale, por edhe politike. Le të mbetet kjo qeveri në një formë pengu ndaj hudhënesh të mashtruar për fajin e saj. Ndoshta më dite do t’i rikthehemi përsëri kërkesës për dorëheqjen e saj, por kjo duhet të ndodhë pasi të bindemi se kabineti qeveritar nuk i ka më asnjë borxh popullit.
… DËNOHET PËR KORRUPSION!
Shumë librezë dhe pak para. Ja si do të ndahet pasuria e fondacioneve. Miratohet ligji në Parlament. Faqe 2
“Grunasit” nuk kanë çfarë t’i sekuestrojnë. Faqe 5
Dështon mitingu i të dhjetëve. Kurt Kola burgoset sërish. Faqe 3
Zjarrvënësit e demonstratave grupohen në Tiranë. Rrezikojnë të dënohen me 15 vjet burg dhe të paguajnë shkatërrimet. Faqe 7
Njoftim shitësve në rrethe
Të gjithë shitësit e gazetës “REPUBLI-KA” nëpër rrethe detyrimet nga shitja e kësaj gazete do t’i kryejnë me lekë në dorë nëpërmjet agjencisë së transportit “Press-Albania” (jo nëpërmjet bankës) duke filluar nga data 4. 1. 1997. Së bashku me lekët do të dorëzohen edhe mbetjet e ditës (vetëm koka dhe data e gazetës).
Redaksia e gazetës