01/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 shkurt 1997

Janë zhdukur dokumenta nga fondacionet

Dyshime për marrjen e parave. Kontratat nuk do të jenë të gjitha të vlefshme. Sudja arratiset nga burgu Alimuçaj: Klientë, kujdes nga kundërshtarët e VEFA-s. Asnjë problem për të tërhequr 1000 dollarë tek ne Dyshime për marrjen e parave. Kontratat nuk do të jenë të gjitha të vlefshme. Sudja arratiset nga burgu Janë zhdukur dokumenta nga fondacionet Alimuçaj: Klientë, kujdes nga kundërshtarët e VEFA-s. Asnjë problem për të tërhequr 1000 dollarë tek ne

Duel nervash midis shtetit dhe popullit

Dukemos folur për vështirësitë, Qeveria egërson më shumë depozituesit e fajdeve Tonet optimiste me të cilat funksionarët e lartë shtetërorë dhe nga Presidenti i Republikës e poshtë tij, veshin dilemën e qindra-mijëra shqiptarëve për marrjen e parave të tyre nga fondacionet, duket se nuk mund të zgjidhin çdo pikëpyetje. Madje të duket se në çdo hap që hedh drejt realizimit të premtuar, zgjidhja shumëfishon në progresion gjeometrik paqartësitë e saj. Fajdet në vetvete të krijojnë përshtypjen sikur një duelit i gjatë nervash ka shpërthyer midis shtetit dhe popullit. Ky i fundit, edhe pse nuk është fort e këndshme ta pranosh, duket se ka marrë pozicionin e një vëzhguesi të egërsuar vezhguesi të egërsuar që psikologjikisht i vjen më për mbarë të besojë se do të ndodhë e keqja, se sa e mira e premtuar. Ndërsa shteti, i ngrirë në të frikësuarit nga pasojat e mundshme të një zjarri në ndezjen e të cilit ndikoi jo pak edhe vetë. Po të besosh në këto konstatime dhe në vërtetësinë e aluduar prej tyre, arrin të zhbesh në njëfarë mase atë që duket paradoksale: Njerëzve u vjen më për mbarë të presin të keqen. Mbase një du[f] i mbledhur nga këputja e menjëhershme e ëndrrës për të jetuar njëherësh mbi pasurinë e shpikur të fajdeve rreket në mënyrë të papërgjegjshme për të rishpërthyer dikë, duke kërkuar me shumë shkakun për ta bërë këtë gjë, se sa qetësimin e shpirt[r]ave të trazuar të tyre pas marrjes së parave. Po shteti, pse trembet shteti? Ndoshta mund të ketë tendencë dhe e ndjen peshën e fajit të tij në këputjen e ëndrrës së sipërpërmendur. Jo thjesht se e këputjen e ëndrrës në mos e bëri vetë, lejoj dhe ndikoi ndërpreu, por sepse në mos e bëri vetë, lejoj dhe ndikoi në krijimin e saj. Por ndoshta, mund të jetë edhe ajo se edhe vetë e ndjen se jo çdo gjë do të shkojë vaj, ashtu siç shkojë vaj, ashtu siç edhe duft të mbledhur popullor. Nuk është se nuk ka rrugëdalje, por qeveritarët tanë u trembën aty. Kaq kohë mosmarrëveshje mepranimin e kreave i kanë mesuar të flasin të flasin vetëm me e bë keqes i kanë mesuar të flasin të flasin vetëm me klishe dhe fraza parafabrikate, ku e mira është vetëm monopol i atyre që e përmendin, se e keqja është vetëm produkt i kundërshtarit. Ndoshta pak më shumë transparencë, për punën e Komisionit, për punën e Qeverisë, për gjendjen reale të mundësive të kthimit, për përgjegjësinë e vetë shtetit në lartësimin e piramidave, do t’i shërbente më shumë popullit dhe qetësimit të tij, por jo më pak do t’i shërbente edhe vetë Qeverisë duke mos e detyruar të nxihet në deklarime atafesh edhe kur nuk është e zonja t’i zbatojë ato. Në fund të fundit data 5 erdhi dhe Qeverisë nuk i mbetesh shumë kohë për të vënë në pronë besën, si shenjë e shqiptarizmit. Po të shohesh ligjin për shpërndarjen e pasurive të fondacioneve, nuk është shumë e vështirë të dallosh abuzimet. Po mbi të gjitha vetë Qeveria reflekton mungesë transparence lidhur me problemin e fajdeve. Duke se brenda për brenda Qeverisë ka diferenca në informacion. Mbi të gjitha kabineti i Mekshit nuk komunikon me popullin jo ta lërë atë ankth në tuti psikologjike me vetveten.

Pas fondacioneve mjergull mbi kompanitë. Mund të jenë piramidale

Faqe 5

Gjallica pret 6 shkurtin dhe ndihmën e Qeverisë

Faqe 4

Humbet 30 milionë dollarë. Përfundon në psikiatri

Faqe 4

Tritan Shehu qytetar nderi në Lushnje? 18 pengmarrës dhe zjarrvënës nga Lushnja dhe Berati në qeli

Faqe 2-3

Njoftim shitësve në rrethe

Të gjithë shitësit e gazetës “REPUBLI-KA” nëpër rrethe detyrimet nga shitja e kësaj gazete do t’i kryejnë me lekë në dorë nëpërmjet agjensisë së transportit “Press-Albania” (jo nëpërmjet bankës) duke filluar nga data 4.1.1997. Se bashku me lekët do të dorzohen edhe mbetjet e çdo dite (vetëm koka dhe data e gazetës). Redaksia e gazetës

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88