04/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 shkurt 1997

Driza dorëzohet. Në vend të tij ministrja e Punës, Ymeraj

Sot shkruan "Populli". Ja si do t’i ndajë Meksi paratë e ngrira Sudjanë 300 mijë dollarë. 100 ekspertë të Gjykatës në kërkim të formulës "Gjallica" Sot shkruan "Populli". Ja si do t’i ndajë Meksi paratë e ngrira Driza dorëzohet. Në vend të tij ministrja e Punës, Ymeraj Sudjanë 300 mijë dollarë. 100 ekspertë të Gjykatës në kërkim të formulës "Gjallica"

Shqiptarët nën shtetin me uniformë

Në kufijtë e dy javëve e pamë shtetin në dy pamje: Një herë të ruajtur me uniformën blu dhe herën e dytë me uniformën e gjelbër. I pari, i goditur me gurë, i gjakosur, i djegur, i shkatërruar, gati i shpërthyer, ne ikje. I dyti, ky tremujor me uniformë të gjelbër, (thonë se këto ditë mbi uniformën blu veshën të gjelbrën) me automatik krahqafë, i gatshëm për të patrulluar e për të sfiduar. Ky, shteti me uniformë të gjelbër, që dje u tërhoq nga Shkodra, por ende qëndron në këmbë në qytetet e revoltës, duket se qenka më i respektueshëm nga shqiptarët. Tani nuk ka më policë të hutuar, që s’dinë ku i çojnë këmbët nga presioni i turmave. Jo, këta që qëndrojnë në rojë të shtetit duket se kanë tjetër pamje, duken me trimëri, disi përçmues ndaj atyre që guxuan në ngrirnin dorën kundër shtetit. Këta, janë të veshur e ngjeshur, kanë në vend të kapelëve, kokore, ku shquhen vetëm sytë. Si doqoftë njerëzit kanë filluar t’u qëndrojnë larg, të mos flasin në prani të tyre, ndërsa mosha e reja kanë marrë rrugën për matanë kufirit. Qytetarët e qyteteve të revoltës në prani të unifor- uniformave të gjelbra duket se janë bërë më të kujdesshëm, flasin në zë, bëjnë shenjë nga njerëzit e armatosur, të cilët ruajnë ndërtesat e shkrumbëzuara, s’dihet se nga kush. Madje nuk guxojnë as të hedhin shikimin mbi godinat e tymosura, sikur i kanë frikë deshmisë se diçka dinë. Edhe llustraxhiu, edhe berberi, edhe shitësi i mishit, edhe ai i byrekëve, të peshpëritin shsh...et! Në hyrje të këtyre qyteteve janë vënë postblloqe. Ditët e para të javës që shkoi njerëzit dridheshin përpara këtyre postblloqeve. Ndalonin makina, autobuze, kontrollonin dhe plot nervozizëm të zbrisnin si pa të keq nga makina. Mbrëmjeve në qytetet e revoltës mund të shquash patrulla, grupe të ushtarëve të ndërhyrjes së shpejtë, që këmbëjnë njëri-tjetrin me turne. Ndërsa në hyrje të Lushnjes, te varrezat e dëshmorëve, aty ku dogji IFA e parë e policëve të Vlorës, u instaluan IFA të tjera, jo blu, të gjelbra. Ndajatyre nuk u hodh asnjë gur, ato vazhduan të qëndronin aty duke sfiduar me praninë e qytetarët e qytetit rebel. Javën e shkuar lushnjarët nuk bënin as xhiron e zakonshme në shëtitoren e qytetit. Nuk grupoheshin tre-katër veta bashkë. I ruheshin ndërhyrjes së atyre, emri i të cilëve nuk shqiptohej, forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Madje me mbrëmjet e mesjavës u ulën gëpenat e dyqaneve shpejtësisht, ndërsa qytetarët mbyllën dyert kur dëgjuan një breshëri automatiku. Plagët që kishin marrë nga ruajtësit e objekteve të djegura (u plagos nga shoku i tij në krah) përcollën dhimbjen edhe tek ata, qytetarët e thjeshtë, që janë njerëz me shpirt e me zemër si gjithë të tjerët. Jo i gjithë qyteti goditi vetveten. Jo i gjithë qyteti plaçkiti vetveten. Jo i gjithë qyteti ngriti dorën kundër policëve të ardhur nga qytete e tjera. Pat edhe raste tepër humane, si ai i një të moshuari, i cili edhe pse e gjeti djalin e tij të gjakosur, kur pa një nga njerëzit me uniformë në mes të turmës, nuk u hakmor, por rrezikoi vetë dhe e dërgoi në degën e rendit. Java e shkuar tregoi forcën e shtetit me uniformë të gjelbër. Sidoqoftë shqiptarët në këtë shtet sikur ende kanë veten më të sigurtë, respektohkan më shumë atë, madje as u shkon në mend t’i kundërvihen, gjithnjë e më shumë distancohen nga ai. Në këtë shtet shqiptarët ka mundësi që të heqin dorë edhe nga mitingjet…

Shqiptarët rrezikojnë të marrin vetëm 60% të lekëve të tyre në fondacionet

Në numrin e 30 Janarit "Republika" ishte e saktë në parashikimin e saj se shqiptarët do të merrnin vetëm 60% të depozitave REPUBLIKA VITI VII Nr. 23 (776) E Përditshme E Enjte, 30 Janar 1997 10 lekë Banka ngre kursin e dollarit për të shlyer viktimat e fajdeve. Në treg kontratat e "Gjallicës" Shqiptarët rrezikojnë të marrin vetëm 60% të lekëve të tyre në fondacionet Populli digjet, partitë krhen Sudja ishte korrekte sa

50 miliardë lireta zbarkojnë në buxhetin e VEFA-s

Faqe 4

Arrestohen kushërinjtë, fqinjët dhe sindikalistët e Hajdarit

Faqe 3

60% të lekëve të tyre në fondacionet

krëhen Në vend të zgjedhjeve teknike, politikanët lasin për zgjedhje politike Sudja ishte korrekte sa e kishte mirë me qeverinë