14/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 shkurt 1997

Policia nuk ndërhyn mbi agresorët

Kurt Kola nxirret me sheIma nga selia F. 3

Është vënë në pikëpyetje kredibiliteti i Qeverisë Shqiptare

F. 5

Dy letra për “Republikën” në adresë të VEFA-s

F. 5

Dashuria prap e gjen shtegun

F. 6

Nuk do të ketë fazë të dytë. Ruani mandatet

Vlora kërkon bukë. Qeveria nuk dorëzohet. Kreditorët kthehen në aksionerë Klientët e "Popullit" nuk paraqiten në sportele. Presin shpërndarjen me 90%

Shteti të ulë nervat

Shteti shqiptar vazhdon të jetë i nervozuar dhe t'i lejojë vetes veprime të pakontrolluara. Nga njëra anë pretendon se mbron qytetarët, nga ana tjetër ngre rruthë për të përdorur dhunën. Në njëfarë mënyre shteti tërheq pastaj të merr përdorë dhe të pushon që të mos qash. Prania e shumë policëve me dhe pa uniformë injerton nervozizëm tek qytetarët e vet. Asnjë argument nuk mund të sjellë shteti për të kundërtën e prezencës së policëve. Rendin dhe qetësinë e duam të gjithë, por provokimi nuk i shërben as qytetarëve, as vetë shtetit. Të rrethosh kryeqytetin, të vësh njerëzit në radhë dhe të diktosh lëvizjen e tyre, pastaj të deklarosh qetësi abso- absolute, s’është më pak se sa një farsë. Dëmi më i madh që po i bën vetes dhe proceseve demokratike ky shtet është provokimi. Shteti provokon kur përdor një propagandë informacioni të gënjeshtërt. E rrahi TV ka humbur të drejtën e qytetarisë civile, ai luan me nervat e shqiptarëve kur minimizon protestat, zvogëlon në progresion gjeometrik shifrat, kur i largohet së vërtetës. Shumë gazetaretë TV duhet ta ndjejnë se janë bërë alergjikë të të shkruesit e tyre shqiptarë. Nuk mund të përdoret asnjë argument kur, për të ilustruar demonstrimet shqiptare, merren pamje të xhiruara nga kanalet e huaja televizive. Është shumë qesharake kur ATSH-ja në teletekstin e saj merr lajme nga gazeta që preferon ajo dhe nuk informon vetë si institucion bazë informimi shtetëror. Edhe përmes informacionit jo të saktë ky shtet provokon qytetarët e vet. Shteti duhet provokues dhe i nervozuar. Skenarë shumë të shpejtë servirën si pa të keq. Nuk mund të marrim në mbrojtje lëvizjen amatòre politike të Kurt Kolës, por si qytetar i këtij shteti, ai e meriton përrahjen e shtetit të vet. Një ditë më parë policia e kyçur burgosurin 30 vjeçar të komunizmit me pretekstin se mund t’u viheshin në rrezik të anaturnat e pakontrolluara, ndërsa dje policët nuk e shihnin si detyrë të tyre mbrojtjen e ish aleatit të PD po nga turmat. Pse? Nuk e dimë ç’rastësi që gatishmëria e kamerave televizive në vendngjarje. Pastaj, si arrin ky shtet të vërë në grackë ata që vuajtën në burgjet e komunizmit? Ndëshqja e djeshme nuk është më e pakët se sa provokimet e ngritura në cilësinë e vuajtjes, kur shteti i vinte kundër njërin-tjetrit. Në Demokraci një veprim i tillë është i pamoralshëm. Vetëm një shtet i nervozuar mund të veprojë me mentalitetin e kundërvënies, siç veproi dje. Dikush duhet t’ia ulë nervat këtij shteti, që nuk kursen askënd që nuk i bindet. Nervozizmi nuk i shkon për shtat një shteti që pretendon se do të çojë Shqipërinë në Evropën Demokratike. Opozita ka fërkuar duart dje kur ka parë kacafytjen e ish të përndjekurve politikë.

Vendi rrotullohet në njërin krah, Parlamenti në tjetrin

Letër e hapur Kryetarit të Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori Më 10 shkurt Televizioni transmetoi seancën tonë deri në fjalimin e Kryeministrit. Duket kaq u mjaftonte atyre që drejtojnë propagandën televizive, se transmetimi u ndërpre dhe publiku as që mori vesh si e pritëm ne deputetët kërkesën e çoroditur të Kryeministrit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Vlorë. Lutem të urdhëroni që të mos përsëriten lojra të tilla banale nga ana e Televizionit. Për më tej f. 3

Aleksandri i vogël Shqipërisë humbi rastin të bëhej i madh përmes dorëheqjes

Ismail Qemali iku vetë nga pushteti për të shpëtuar Shqipërinë, Hasan Prishtina vetëmjan-ohet si ministër për të mbrojtur kombin, Mit’hat Frashëri dha dorëheqjen kur mbreti Zog fali Shen Naumin,... Edhe Zogu paraqiti dorëheqjen pas atentatit, ministri Rauf Fico me gjithë çantën la portofolin ministror... F. 5

Qetësi në rrugët e Tiranës Foto: A. Babani Qetësi në rrugët e Tiranës. Foto: A. Babani