15/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 shkurt 1997

Baza e PD-së distancohet nga qendra

Vlora firmos dorëzimin e Meksit F. 3

Vendi dridhet, Meksi mbeti...

nuk tundet nga kabineti F. 7

Shkelen praktikat e paraburgosjes

Gërxhalliu i refuzohet ushqimi. Ditë të tëra i paushqyer F. 5

Milan merr pa para Ajak sin

Ajax clean up F. 2

Në Shqipëri kanë hyrë para false. Kërcënohet Kamberi dhe Berisha

Mali me dokumentacion të pahapur i fondacionit "Xhaferi" fle në BKT. Mandatet e dyta në rrezik. Qeveria shqiptare nën akuzën e Perëndimit për trafik armësh dhe droge. "Shqiponja" e PD-së e inkriminuar në kontrabandë

SHQIPËRIA VLEN ME SHUMË SE MUSTAQET E MEKSIT(!)

Zoti President, Shqipëria po e paguan shtrenjtë çmimin e Qeverisë Meksi. Orientimi që i dhate ju Partisë për të testuar bazën dhe për të mbrojtur Meksin, nuk la shije të mirë as tek miqte tuaj të sinqertë, as tek aleatet politike. Populli ka një fjalë të urtë: Nuk mulohet dielli me shoshe! Qeveria e zotit Meksi nuk mund të qeverisë pa besimin e popullit. (Të jeni të bindur se ka dhe shumë demokrata të ndershëm që i kanë qëndruar larg korrupsionit, të cilët nuk kanë me besim tek drejtimi i Meksit me metoda arkeologjike. Me të guximshmit e thane hapur, ata që nuk duan të rrezikojnë, e shprehin ndryshe). Për hir të Meksit Shqipëria po digjet e po nxjerr tym. Mos ia zgjasni kaq gjatë agoninë se nuk ia vlen. Shqipëria ka intelektualë dhe afte që do t’i dalin për zot vendit të tyre. Edhe vete Partia Demokratike ka intelektuale te zot që dine të qeverisin duke iu larguar korrupsionit, përgojimit, dhunës. Vendi po digjet, ndërsa PD teston bazën! Mosbastisja e shesheve tregon se populli është i pakënaqur nga Qeveria e tij. Nuk është merita e opozitës se majte vënia në lëvizje e popullit, i cili tashme e ka vrarë frikën. Mos ia jepni kënaqësinë socialisteve të thone: ata që mbushin sheshet janë tanët! T’u japësh këtë meritë atyre do të thotë t’u njohësh pushtetin mbi popullin, do te thotë nesër t’u japeësh pushtetin qeverisës. Nuk e meritojne, një nder të tillë sepse kur populli ishte në shesh, opozitarët strukeshin pa ua varur kush. Tani që po i thërrisni në organet e Drejtësisë, ata po largohen. Për hir të ruajtjes së kolltukut të kryeqeveritarit Meksi dhe ekipit të tij, shqiptarët po ndërsëhen primitvisht kunder njëri-tjetrit. Ky është turp kombëtar, kjo është dhimbje. Rregullat e lojës në Demokraci nuk janë të tilla. Të vësh kundër njëri-tjetrit të perndjekurit politike, është njësoj si të shpallesh luftën civile. Të ndërsesh kunder njëri-tjetrit fieraket duke i ndarë në përkatësi partiake, është e kote që bën thirrje demokratike për besdime e për tryeza partiake. Duket se për Partinë Demokratike Meksi dhe ekipi i tij vlekan me shumë se sa vetë Shqipëria! Ne kushtet e krijuara: kriza ekonomike, protestat mbarëpopullore, deshtimi i Meksit me nervozitetin e tij të pashpjegueshëm duke kërkuar gjendje të jashtëzakonshme në Vlorë, thirrjet e Meksit se dhe ne do te bombëmohemi me anëtare dhe simpatizantë tane, nuk bëjnë gjë tjetër vecse nervozojnë shqiptarët. Kjo s’është as me pak dhe as me shumë se sa të thirrje për luftë civile. Dhe këtë thirrje nuk e bën militanti më i thjeshtë i PD, por vetë kryeqeveritari Shqipërisë! Zoti President! Mos e sakrifikoni Shqipërinë për mustaqet e Meksit. Ndoshta ju e keni mendimin nga baza, por kot sa t’zgjoni dhimbjet e Shqipërisë dhe agoninë e Qeverisë Aleksandri 2!

Prioritet absolut marrëdhënieve me SHBA

Dje, është bërë e ditur nga gazeta "Republika", kryetari i PRSH, zoti G. Godo, i dërgoi një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori. Veç të tjerash në këtë letër vihet theksi në domosdoshmërinë e prioritetit absolut që i duhet që i duhet dhënë marrëdhënieve me SHBA. Në këtë letër ku shprehet edhe vizioni republikan për marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht për momentin e vështirë që po kalon Shqipëria si ekonomikisht dhe ekonomikisht theksohet kjo domosdoshmëri, duke lënë të kuptohet qartë se më shumë se sa amerikanët, jemi ne shqiptarët që kemi nevojë për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve. Potenciali ekonomik i SHBA është i atillë që mund të vërë në lëvizje organizma dhe institucione të tjera të fuqishme, të cilat do të ndihmonin jashtëzakonisht, si në mënyrë asistenciale, ashtu edhe konkrete e materiale për të ripërçyer krizën e rëndë që ka mbërthyer vendin. Mbi të gjitha, nuk duhet harruar se Amerika është atdheu i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut dhe si e tillë ajo nuk mund të çedojë aspak shkëlqen e institucionit të votës së lirë, dhunën policore, mashtrimin dhe korrupsionin shtetëror. Sipas zotit Godo ai është i bindur se në Parlamentin Shqiptar ka edhe shumë deputetë të tjerë që e shohin me shqetësim dimrin e marrëdhënieve shqiptaro amerikane. Fjalët e z. Ali Spahia dhe të apologjetëve të tjerë të PD, se çdo gjë mundis SH-qipërisë dhe SHBA shkon mirë, nuk mund të fshehin dot shqetësimin dhe dashamirës, por këmbëngulës dhe të përsëritur të Departamentit të Shtetit Amerikan për shkëputjen e Shqipërisë nga binarët e demokracisë. Është koha që më shumë se sa burrë ky Parlament të shohojë drejt përmirësimit të marrëdhënieve me SHBA, si marrëdhënie jetike dhe të domosdoshme për Shqipërinë, sigurishte pa denigrur marrëdhëniet me vendet e tjera të Evropës perëndimore sidomos me Italinë, Gjermaninë, Francën etj. Dje në Tiranë Foto; A. Babani

Gazeta "REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90