21/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 shkurt 1997

VEFA shpall LISTAT KREDITORE për ditën e sotme

Alimuçaj: Likuidimi i kapitaleve nuk është truk

Shehu, KinKel nuk të ka thirrur për lule

Dje është publikuar dhe reklamuar me mjaft entuziazëm vizita e afërt e zotit Tritan Shehu në Gjermani. Kjo vizitë që vjen fill pas asaj të Ministrit të Brendshëm, Shamata, është e dyta e një shefi të Qeverisë në Gjermani. Në fakt, ky intensitet vizitash ka dhe domethënien e saj. Kauptohet se po t’i besosh propagandës zyrtare, mund të arrish në përfundimin se Gjermania përkrah qëndrimet e fundit të Qeverisë së Partisë Demokratike. Pavarësisht, se si servirët një gjë e tillë është e vështirë të besohet. Mesazhi i fundit i Kryetares së Parlamentit Europian, Leni Fisher nuk lë dyshim se Qeveria e Partisë Demokratike nuk i ka aspak punët mirë edhe me ata që deri dje i ka servirur si miq besnikë të saj. Politikanët e Europës merret me mend se nuk janë aq të vegjël për të mbrojtur një qeveri të keqe të një vendi kyç në Ballkan. Në këtë kontekst edhe vizita e Shehut në vendin e madh mik nuk do të jetë një vizitë e suksesshme për shefin e diplomacisë shqiptare. Pas buzëqeshjeve të kortezisë së zotit Kinkel duhet të jetë diçka tjetër. Shehu në Gjermani do të ketë një vizitë të vështirë dhe me mjaft probleme. Dje burime brenda Partisë Republikane vlerësuan këtë vizitë të vështirë, në të cilën Shehut do t’i kërkohet hapur një tjetër politikë në Shqipëri, e cila do të ftohë gjakrat. Megjithëse, PR nuk është një Parti, e cila i ka të ezauruara në hapësirën e saj marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me fuqitë e mëdha, opinioni i saj i mësipërm ka një bazë me të vërtetë serioze. Takimi Kinkel-Shehu vjen pas turit europian të zonjës Ollbrajt në Europë. Mendohet se në këtë tur zonja Ollbrajt ka diskutuar edhe për vendin problematik të shqiptarëve. Shqipëria mendohet të ketë zënë vend në të gjitha takimet e rangut të lartë të zonjës Ollbrajt me homologët e saj europian. Zoti Kinkel një nga politikanët më potentë të Kontinentit me ftesën e tij të fundit drejt Tiranës duhet të ketë parasysh tjetër gjë, nga ajo që servirin mediat e PD. Shqipëria me këtë krizë të madhe ekonomike, politike, është thyer në një fole dinamiti, plasja e së cilës nuk ndalon vetëm në ardhmërinë e këtij vendi, por të gjithë rajonit. Pas konflikteve të brendshme dhe ndërnacionale në rajon precedenti “Shqipëri”, mund të kthehet në një plagë të re në Ballkanin inatëç. Shehut Gjermani do t’i tërhiqet vëmendja për atë çka po ndodh aktualisht në Shqipëri. Natyrisht është në dorë të tij, Partisë, të cilën udhëheq, që në vendin e madh të tregohet një tjetër vullnet nga ai që po demonstron qeverisja e keqe e PD. Propaganda zyrtare gjithsesi po i bën jehonë kësaj vizite. Ajo mbetet propagandë, prandaj dhe Shehu gjatë udhëtimit të tij nuk duhet ta paragjykojë këtë vizitë me tone të një entuziazmi bajat.

Evropa i vë kufirin tek thana Qeverisë Shqiptare

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Bashkimi

Premomorie e 14 deputetë" dhe ish-ministra të PD: Berisha, ik nga partia!

Meksi të japë dorëheqjen, Presidenti të mos diktojë më në pushtetet e tjera F. 7 Nga mitingjet e djeshme. Foto: A. Babani

Shqiptare

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Bashkimi Europian do të ofrojë ndihmë teknike, ekspertizë si dhe ndihmë të kufizuar financiare. Që prej 1991 Shqipëria ka përfituar një ndihmë prej 500 milion dollarësh. “Ne dëshirojmë shtimin e një ndihme teknike por jo të shpejtojmë vendin” - thekson një burim britanik. Të hënën në Bruksel ministrat e jashtëm europianë do të shqyrtojnë raportin e komisionit europian për situatën ekonomike dhe financiare si dhe rekomandimet se si mund të ndihmojë ky organizëm nëpërmjet programit Phare. Por qeveria blu shqiptare nuk duhet të presë ardhjen e hënës. Të hënën nuk do të ringjallet krishti për Shqipërinë. Më tej f. 7

PD kërkon dialog me terroristët e ruq

Kohët e fundit janë rënë në sy ftesat e shumta që PD u bën socialistëve shqiptarë për “u ulur në tryezën e bisedimeve. Në fakt është normale që dy forca politike të mëdha ose të vogla, të bisedojnë për problemet e tyre, për konsultime, sheshime kontradiktash apo edhe për daljen me një mendim të përbashkët për çështje të ndryshme. F. 3

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

Qeveria vodhi votat dhe paratë F. 3 80 miliardët “Xhaferit” i vinë përtej detit F. 5 Ali Pashë Tepelena flet italisht F. 6