Dashamir Shehi: Promemoria është në favor të Shqipërisë
F. 5
Grevat e urisë? Mjetet e fundit për rrëzimin e diktaturave
F. 2
Kempes: Ku të kam parë Shqipëri?
F. 4
Gratë labe qajnë me iso gjëmën
Meksi Berishës: Kot e kanë, PD dhe Këshilli më duan shumë
Ngrihet çmimi i bukës, ulet i preshit. Fasino: E kishim paralajmëruar Tiranën
Promemoristët përpara kryqëzimit
Publikimi i promemories së 14 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD nxiti në mënyrë paralele edhe fillimin e fushatës së denimit të tyre nga mekanizmat e partisë.
Anatomimi dhe etiketimi si “karriera thyer” nga gazeta “RD” u amplifikua nga Shehu nëpër intervista për shtyp dhe nga Presidenti Berisha në Peshkopi duke i akuzuar planprishësit si karrieristë dhe bashkëpunëtorë të ekstremit të majtë. Nuk dihet se sa e kanë parashikuar promemoristët kundërveprimin e partisë së tyre, por përvoja e këtyre viteve ka treguar se ndaj bijve të vet që kanë shkarë “nga rruga e Zotit”, PD ka qenë tepër e ashpër. Kështu, dalja e grupit të mocionistëve në ’92, e të djathtëve në ’94 dhe e Selamit më pas, bëri që kundër tyre të huazoheshin një pjesë e mirë e mjeteve që përdorte dikur PPSH ndaj armqive të saj. Ashpërsia flakë për flakë me të cilën po sulmohet promemoria dhe hartuesit e saj tregon se PD po përgatitet të harxhojë një pjesë të mirë të energjive për t’i mbyllur shtigjet ideve që hedh dokumenti në parti. Guri i Sizifit që kanë marrë përsipër të ngjisin në majë promemoristët me sa duket do të rrokulliset poshtë duke i marrë me vete edhe ata. Kështu, nuk është çudi që së shpejti Genc Rulit t’i rihapet çështja penale të cilën e arshivoi Parlamenti i kaluar duke mos pranuar t’i heqë imunitetin; Dashamir Shehit t’i kontrollohet me lupë të madhe veprimtaria e tij si ministër dhe zv/minister; Alfred Serreqit t’i numërohen edhe presjet dhjetore të gabimeve të politikës së jashtme në kohën që drejtohej prej tij; Tomorr Doshti t’i publikohen arsyet pse nuk u rizgjodh nënkryetar i PD apo kandidat për deputet i kësaj partie etj. Por goditja, si mënyrë për të fashitur përçarjen në parti, mund të krijojë precedentë të rrezikshëm në kushtet aktuale që ndodhet vendi. Duke goditur figurat e saj, PD vetëdiskrediton frymën e dialogut me forcat e tjera politike që po përpiqet të shpërndajë lart e poshtë. Sepse nuk mund të bësh dialog me të tjerët kur nuk e pranon atë mes vetes. Gjithsesi, ideja fikse dhe intransigjenca e deritanishme e partisë në pushtet për të çëndruar si mushka në instiktimin e qeverisë aktuale dhe intensiteti i sulmeve kundër promemoristëve bën të besosh se 14 autorët e saj i pret linçimi politik dhe publik. Ata tashmë qëndrojnë para kryqit dhe ne na mbetet të shohim nëse do të shkojnë drejt kryqëzimit si Krishti apo si mëkatarët që u kryqëzuan bashkë me të.
Quo Vadis demokraci?
Vjedhja masive që Qeverisa Meksi i bëri popullit tashmë u bë fakt botëror.
Ajo do të mbetet gjatën emori ene popullit. Shpresat e kota për kompesime të çfarëdo lloji nga Sudja, Gjall ça, Grunasi e të tjerët që do të vijnë më pas, janë të kota.
Revol t imi i popullit ishte një shprehje e natyrshme ndaj padrejtësisë, mashtrimeve të përditshme, dhunës dhe pasigurisë për të ardh-men. Populli e kupton mirë proverbin “do të denohesh ti që nuk e urajte lopën, por jo ai që vodhi lopën”. Dhe ky ndërgjegjësim i popullit i bashkuar me urrejtjen e thellë, por avijezon politikën sot. Mirëpo, inati nuk është këshilltar i mirë. Shprehem inati, sepse si mund të kuptohet që z. Kurt Kola, i përndjekur politik 30 vjeçar, Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, kapet dorë më dorë me z. Namik Dokle në mitingun e Tiranës?
Më tej f. 5
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986 /110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90