23/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 shkurt 1997

Vlorës i ka ngecur kafshata në grykë

Fati i Meksit dhe mocionistëve pas zgjedhjes së Presidentit Njerëzit gdih(en) pranë sporteleve. Arkëtarët përtypin çamçakiz. Banka nuk ndan para.

A do të mundet pushteti barngrënës të mposhtë studentët e urisë

Studentët e Universitetit të Vlorës vazhdojnë grevën e tyre të urisë. Ky akt i lartë trimërie po ndiqet me shqetësim nga gjithë opinioni publik shqiptar. Shqetësimi publik është i natyrshëm, sepse një grevë urie, si protestë ekstreme qytetare, është vetëm një hap larg vetësakrifikimit. E megjithatë, shteti hesht. Asnjë nga pushtetarët e lartë nuk ka marrë mundimin të prononcohet seriozisht për atë që po ndodh në auditorët e Universitetit Ismail Qemali të Vlorës. Duk(et) sikur pushteti është bërë i pandjeshëm. E megjithatë, gjashtë vjet më parë, ishin tre greva urie rresht që, rrah(as) manifestimeve popullore, rrëzuan tre qeveri komuniste njëra pas tjetrës. Grevat e urisë të punëtorëve të Valiasit, studentëve të UT dhe të ish-të përndjekurve politikë i dhanë dërrmën qeverisë Çarçani dhe dy qeverive Nano. Ato ishin bazamenti mbi të cilin u ndërtua fitorja e PD në vitin 92. Por PD e harroi shpejt sakrificën sublime të grevistëve të urisë. Qeveria e saj gjeti mjete shumë efikase për të shuar shpejt e pa zhurmë çdo lloj proteste të kësaj forme. Grevat e urisë të ish-pronarëve në vitin 93 dhe të ish-të burgosurve politikë më ’94-ën u shpërndanë brutalist me shkopinj gome e me shejlma nga policia. Por a mundet shteti të përdorë të njëjtat mjete ndaj studentëve vlonjatë? Duket e pamundur. Jo vetëm vëdemëria e grevistëve për të vazhduar grevën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, por edhe mbështetja e fuqishme që po i japin qytetarët e Vlorës është garanci më e sigurt se shteti do ta ketë të pamundur të përdorë mjetet e tij të dhunës. Në këtë mënyrë, pushteti përballë Vlorës është i zhveshur nga forca e tij shtypëse. Ai është i detyruar të angazhohet në një luftë të hapur nervash me studentët. Dhe në këtë situatë të ndezur, nisma e Universitetit të Gjirokastrës për të çuar përfaqësuesit e vet në grevën e urisë në Vlorë, është një shkallëzim i ri dhe tepër dramatik i protestës. Ç’do të ndodhë nëse të gjitha universitetet e Shqipërisë të veprojnë kështu? Drejtuesit e sotëm të shtetit mund të kenë harruar që kishin qenë herë form(a) paqësore lufte që i sollën atë në fuqi. Por populli nuk harron. Ai është i bindur se studentët e uritur do ta sfidojnë pushtetin barngopur.

GODO - Paralajmëroj pushtetin: Kujdes me djemtë dhe vajzat e Vlorës! F. 3 Vlorë, 2000 do të ngjallë shqiptarët në radhë F. 4 Berisha në Greqi në prag të mbarimit të mandatit F. 5 Lushnja reagon: “Kempes pret të fillojë kampionati”! F. 6

PD në përleshjen e madhe

Medi Belortaja R.K. PD në përleshjen e madhe

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90