Kam beri premton 50 milionë dollarë nga Italia
Sudja ka para të fshehura. Dokumentacioni vë në siklet prokurorin
Kamberi premton 50 milionë dollarë nga Italia
Piramidat ranë, arkitektët ku janë?
Kur do ta lexojë listën e sponsorizimeve të “Xhaferrit” Blerim Çela?
Piramidat ranë (jo të gjitha), por kush i ndërtoi?
Kur do ta lexojë listën e sponsorizimeve të “Xhaferrit” Blerim Çela?
Piramidat ranë (jo të gjitha), por kush i ndërtoi? Pyetja deri tani ka mbetur pezull.
Pyetja deri tani ka mbetur pezull. Qeveria mundohet ta largojë nga vetja anëtarësinë, ndërsa qytetarët dhe politikanët akuzojnë vetëm atë, Qeverinë. Edhe Blerim Çela, i cili u mundua t’i mbushte mendjen më shumë vetes se sa të tjerëve, veç e shtoi mjegullën. Ai përtyp një lumë shifrash (siç mund të përtypte çamçakiz) dhe nuk harroi të përmendte edhe 50 mijë dollarët, sponsorizim të “Gjallicës” për Partinë e vetë Çelës dhe 5 mijë për PR (ka mundësi që shifra e degës së PR-Vlorë të jetë 3 mijë). Tani pritet që Blerim Çela ta lexojë për telespektuesit dhe emrat e atyre që kanë sponsorizime nga “Xhaferri”. Po do t’i lexojë të gjitha?
Shteti ende nuk po flet sinqerisht. Mungon ajo që mund të quhet vetë qytetarët e shkatërruar ekonomikisht, transparenca. Është vështirë të besosh se arkitekti i fondacionit gjigand me emrin “Demokracia Popullore Xhaferri” ta ndërtojë një njeri me aftësi të rëndomta intelektuale, i arsimuar natën, me njohuri gjysmënake financiare, me emrin Rrapush Xhaferri? Askush nuk gëlltit si të vërtetë një gjë të tillë. Aq më pak mund të pretendohet se firma “Sude” të jetë për arkitekte atë, Suden e burgosur, e cila jo vetëm nuk mund ta ndërtonte piramidën, por as që kishte njohuri për piramidat. Vetë Sudja e gjorë, viktimë e arkitektëve të vërtetë ka pohuar në redaksinë e “Republikës”: “Unë jam një rogtare.” Dhe s’mund të ishte më shumë se aq.
Po atëherë cilët janë arkitektët e vërtetë? Nuk mjafton që të hamendësohesh, por në një farë mënyre shteti nuk mund të shfajësojë veten që më pak të dalë i larë, kur duket se është i komprometuar. Sado që të thërrasë Meksi: “ne jemi të pafajshëm, piramidat i ngritën të majtët”, populli jo vetëm që nuk të beson, por të nxjerr gjuhën.
Burgosja enigmatike e Gërxhalliu[t?] me të shoqen dhe lënia në liri të përkohëshme e çiftit Kadria derisa u sigurua arratisja me pasaportë shërbimi i tyre, e komprometon shtetin deri në atë masë sa nuk ka çfarë i bën as recitimi i Blerimit në ekranin e televizorit.
Kur, ndërtohen piramidat dihet se ata që e ndërtojnë, skilevërt, fillohen, ndoshta kështu mund të shpjegohet burgimi i Sudes, Xhaferrit, Gërxhalliu[t?] e të tjerëve. Ata s’mund dhe s’duhet të flasin ase do të flasin kur tu japin urdhër arkitektët. Po a do të flasin? Vështirë është!
Sido që të jetë merret me mend se cilët janë arkitektët e piramidave pa faraonë brenda.
Studentë grevistë të Vlorës. Fotot: A. Babani
Të djathtët shpallen të majtë dhe të majtët shtiren si të djathtë 3
Promemoria e dytë niset në Presidencë 2
SANKREMO - ç’peng! 6
Stefanopulos: Ftesa e Berishës para ngjarjeve të trazuara në Shqipëri 3
Studentët e Vlorës drejt vdekjes? Akademia e Arteve: Do të fillojmë grevën
Studentë grevistë të Vlorës
Fotot: A. Babani