Republika
28 shkurt 1997
VLORA armatoset, Berisha merr mandatin e PD
Studentët e Tiranës si në Dhjetorin e Bekuar
Foto: A. Baban
Sejmenët e shtetit ndëshkojnë rebelimin e fëmijëve
Dje që në orët e para të mëngjesit nxënësit e gjimnazeve kryesore të vendit tentuan një protestë në afërsi të qendrës kryesore të Tiranës. Civilë të armatosur u futën në grupet blok të tyre dhe rrahën pa dallim adoleshentët 16-17 vjeçarë. Ndërhyrja brutale e segmenteve të errëta të shtetit mbi dijemt dhe vajzat e gjimnazeve të Tiranës nuk është e para herë që ndodh. Shteti i PD është tejet i trembur nga të gjitha llojet e protestave, të cilat mund të vijnë edhe nga grupmosha të vogla. Egërsia e tij e pashpirt nuk mëshiron më asnjë. Megjithëse, brezi i shtetit shqiptar nuk ka harruar të flasë këto ditë kundër dhunës, sejmenët e tij janë bërë të rëndomtë, kuptohet jo spontanisht.
Rebelimi i djeshëm i nxënësve u pasua nga studentët e UT, të cilët pësuan të njëjtin fat si gjimnazistët. Dhuna e ushtruar ndaj pjesës më të re të Kombit nuk ka nevojë për
Me tej f. 3
Godo braktis Parlamentin
Procedura-Arbnori nuk përfill gjendjen në Vlorë
Dje, në orën 17.00 me hapjen e seancës nga Kryetari i Parlamentit, zoti Godo kërkoi fjalën për çështje procedure. Në rendin e ditës të paraqitur nga Kryetari i Kuvendit, Pjetër Arbnori përfshiheshin një numër pikash, ndërmjet të cilave edhe diskutimi i Blirim Celës mbi rezultatet e kontrollit në kompaninë “Gjallica”, por nuk parashihje ndonjë diskutim për Vlorën në terësi dhe grevën e studentëve. Kjo u bë shkak që z. Godo të kërkojë fjalën për çështje procedure.
Kryetari republikan kërkoi, gjithashtu që duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të seancës, të bëhej transmetimi direkt në televizor. Por, sa nisi fjalën deputeti republikan, Godo u ndërpre nga kryeparlamentari duke i thënë se është për çështje përgjigjen. Zoti Godo replikohej se nuk mund të mejë përgjigjepër një gjë që nuk e keni dëgjuar ende.
Fjala që nisi të mbante zoti Godo ishte si më poshtë:
“Prej tre javësh Vlora jeton e shkëputur nga pjesa tjetër e vendit dhe nga Qeveria. Se ç’ka qenë e është Vlora për Shqipërinë është e tepërt të flitet. Aty po ndodh dhe një gjë tjetër shumë e rëndë: vetëgjyqi i 55 studentëve që mbushën 200 orë në grevën e urisë. Jeta e tyre është në presë të briskut. E quaj të domosdoshme të shqyrohet në këtë seancë problemi i Vlorës dhe grevës së studentëve duke hequr çdo
Me tej f. 3
VETËM ME 10 LEKE
“Republika” ju jep numrat e kontratave të VEFA-s që mbyllen sot, më 28 shkurt F.6
si dhe Grafikun e shlyerjes së kreditorëve të “SIVA-s” për Mars 1997 F.3
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90