15/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 prill 1997

Xhaferri dhe Driza mbahen peng

Dorzëohen vullnetarisht 200 të burgosurit e parë Berisha sakrifikon partinë, denigon kundërshtarët. Shehi: "Nuk kemi punë me Berishën, do të krijojmë parti të re"

PD- Parti apo klan?

Paralele midis konferencës së PP për Tiranën ’56 dhe Këshillit Kombëtar të PD’97 Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të PD përfundoi ashtu siç pritej. Grupi i heretikëve rebelë u vu në turrën e druve për t’u djegur politikisht. Është vërtetuar tashmë fakti shumë i përfolur se PD po huazon me këmbëngulje fragmente pikante të historisë së Partisë së Punës, duke e përshtatur skenarët kushedi të reja të pluralizmit politik. Edhe mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të PD s’ishte gjë tjetër veçse hija e largët e Konferencës së Tiranës së vitit ’56. Të denoncosh presionet, kërçënimet apo fyerjet ndaj kundërshtarëve; të përshkruash rrethimin me civilë të armatosur dhe hakërrimet e tyre, nuk do të thotë se re të thënë ndonjë gjë të re. Metoda të tilla janë përdorur edhe më parë. E re është vetëm lista e gjatë e personazheve të rinj që firmojnë nga PD dhe mbasebesimi përfundimtar tek rinovimi i saj. Fatkeqësia e madhe e kësaj partie politike qëndron në faktin se ajo nuk ka forcë morale të analizojë gjithë këtë robopujë që ndodhi në Shqipëri dhe të nxjerrë përgjegjësitë e saj të mëdha. Ajo po i ngjan gjithmonë e më tepër një klani që përdor forcën dhe jo arsyen ndaj oponentëve dhe kundërshtarëve të breut të saj. Të përdorësh metodat e gangsterëve të Çikagos së viteve ’20 nuk do të thotë se ve në drejtësinë dhe ke qetësuar shpirtërat. Përkundrazi! Tregon se krerët e PD nuk janë në gjendje të kapërcejnë gabimet dhe të shikojnë të ardhmen me një mentalitet të ri. Intrasigjenca e PD u shpallos në Këshillin Kombëtar me të gjithë elementet e saj. I vetmi reagim pozitiv, ndoshta mund të konsiderohet dorëheqja e sekretarit të përgjithshëm të partisë Besnik Gjongjeca. Megjithëse fjalimi i tij panagjerik shpreh frikë dhe përulje, dorëheqja e tij është i vetmi veprim i drejtë i një intelektuali që ndjen përgjegjësi. Këshilli Kombëtar i PD zgjodhi z. Genc Pollo në detyrën e sekretarit të përgjithshëm. Tashmë Tritan Shehu mund të konsiderohet një figurë e dëgjuar. Ai duhet ta kujtojë saktë periudhën kur u atashua në PD si sekretar i përgjithshëm për të spostuar Eduart Selamin. Tani është radha e tij.... Para drejtuese të ri Genc Pollo, shtrohen detyra të vështira. Ai duhet ta bëjë partinë një forcë moderne që t’i përgjigjet kërkesave të kohës. Kurban për zgjedhjet e qershorit natyrisht që do të bëhet Shehu, por Pollo duhet të shohë për më tej. Kapaciteti i tij premton! Por a do të mundet ai të transformojë partinë e tij? Sepse dihet tashmë se PD si busull orientimi në veprimtarinë e saj ka vargun e famshëm të Majakovskit: “Në themi Lenini dhe në kërpëtojmë partia Ne themi partia dhe në kërpëtojmë Lenini” Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar ishte një hap mbrapa i PD. Ky është vërtet një hap i gabuar. Por që nuk dëshmon asgjë... Përveç njëherës. Vetë Partisë Demokratike, të demokracisë shqiptare dhe kombit shqiptar.

Berisha mund mocionistët

Mbledhja maratonë e Këshillit Kombëtar të PD, përfundoi me fitoren e ndjeshme të Berishës dhe të përkrahësve të tij ndaj një grup deputetësh dhe këshilltarësh që patën paralajmëruar këto kohë një epërsi numerike ndaj frymës aktuale në PD. Këta të fundit propozuan mes të tjerash shkëputjen e Presidentit nga PD si dhe shkarkimin e kryesisë aktuale dhe zëvendësimin derin në një kuvend nga grup i zgjedhur partiak. Në fillim të mbledhjes, Presidenti Berisha në fjalimin e vet ka parashtruar përgjegjësitë e secilit dhe të çdostrukturave qeverisëse dhe të PD për situatën e krijuar në vend. Kurse kryetari i PD, Shehu edhe ai me nota të ashpra ka prezantuar për të pranishmit kontributin e gjithsecilit në parti. Ndërsa Meksi ka bërë analizën qeverisëse të mandatit të kaluar të PD. F. 3

Ilustrim editorial: një burrë me flamur ku duket numri 1, duke vrapuar; një figurë tjetër vrapon pas tij. Nënshkrimi i ilustruesit: «Ç/97».

VEFA sot, më 15 Prill 1997, likuidon 220 kreditorë.

Listën e plotë do ta gjeni në faqen 6

Leka Zogu shpjegon arsyet e largimit të Mbretit nga Shqipëria F. 5 Shkodër: Plumba në spital F. 2 Shkrihet dhe një komitet shpëtimi publik F. 5 Kultura humb 60 milionë, ministria do të paguajë personelin F. 7

Gazeta "REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90