17/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 prill 1997

Ja si do të çarmatosen shqiptarët

Ramiz Alisë do t’i bëhet gjyqi në Paris Xhaferri merr fund më 5 tetor. Sulmohen "kullat" e romëve.

E Djathta nuk i ka asnjë borxh PD

Aq më pak Brishës dhe imituesit të tij të keq, Shehut Republikanëve dhe padyshim të gjithë së Djathtës Shqiptare nuk i intereson shkatërrimi i PD-së. Arsyet janë të shumta, por mbi të gjitha qëndrojnë ato të një balancimi të elektoratit shqiptar, i cili po “marshon” majtas. Të Djathtës do t’i interesonte një operacion i thellë kirurgjikal, ose së paku përcaktimi i saktë i diagnozës së sëmundjes akute që kalon PD. Mundësitë ishin, por të dy doktorët, siç pritej, gabuan me dashje. Dhe ndodhi ajo që dihet, Partia e Shpresave Demokratike luftoi kundër armiqve imagjinarë dhe shpastroi radhët nga kundërshtarët, që donin të organizonin puçin komunist brenda PD-së. Pasi u dha hatër rrugët bijve planprishës, PD u kthye menjëherë tek aleancat dhe duke e quajtur veten qendër të djathtë deklaroi në konferencë shtypi se është e hapur për aleancë me të Djathtën dhe se po studion kompromiset e mundshme. Është e drejtë e PD të kërkojë aleatë, por s’mund të kërkosh borxh dhjetë herë pa shlyer borxhin e parë. E Djathta e ka respektuar partinë e Berishës me qëllimin fisnik të rrënjosjes së re të komunizmit dhe instalimit të strukturave reale të demokracisë. Po Berisha çfarë i dha të Djathtës? Asnjëherë nuk janë respektuar aleancat. Jo rrallë elektoratit të djathtë nuk iu kursyen shpifonjtë e gomës. Greva e ish pronarëve, e ish të përndjekurve politikë (e Djathta e pastër shqiptare), u nxorën me dhunë nga ngujimi. Ata kishin bërë greva urie dhe në qelitë e Spaçit, ndërsa shteti i tyre, të cilit i dhanë gjithçka, shpirtin dhe votat, nuk e kurseu dhunimin. Qeveria e Berishës u soll me pronën si me mallin e babait; përfitatuan kush e kishte mirë me nënën parti. Ndoshta elektorati shqiptar duhet t’i kujtohet aksionoma republikane: Po nuk zuri vend prona, nuk zë vend shteti! Çduhet të bëjë e Djathta sot? Ajo duhet të heqë dorë nga roli i shërbëtorit. Një e djathtë e fuqishme, e organizuar, ekspresive në elektorat do t’i japë shanset Shqipërisë, që të mos ecë majtas. Mesazhet e forcës së të djathtës i dha “E Djathta e Bashkuar”, por ajo s’duhet të mbesë gjeografikisht e lokalizuar në Shkodër. Shqipërisë nuk i mungon elektorati i djathtë, paçka se Berisha abuzoi mbi të, e përçau, e la në minorancë, duke i hedhur thërrime nga sofra e vet. Ndoshta një e Djathtë e bashkuar shqiptarë do t’i sillte shërimin në vend një pjesë të elektoratit të PD, i cili e ka humbur besimin tek Paria autoritare, që funksionon në bazë të klaneve. Nëse e Djathta do të bashkëpunonte përpara zgjedhjeve me DD, ajo do të humbiste shanset e një kontributi real në instalimin e demokracisë shqiptare.

Qetësi nën paqeruajtësit. 16 prill 1997 Foto: A. Babani Qetësi nën paqeruajtësit. 16 prill 1997. Foto: A. Babani

Berisha humbi një mik të madh

Vranicki nuk harroi komitetet Franc Vranicki erdhi dje në Shqipëri. Atmosfera zyrtare nuk ishte shumë entuziaste, falë sulmeve që i bëri media pro zotit Berisha. Megjithatë, politikani i lartë nuk u tregua dhe shumë përfillës ndaj këtyre sulmeve të ardhura nga kancelaritë errënuara. Zoti Vranicki dje bëri të qartë se bashkëpunimi me forcat shumëkombëshe, zhvillimi dhe zgjerimi i dialogut janë primare. Këtu në këtë deklaratë pati parasysh edhe kontaktet me komitetet e shpëtimit, të cilat janë përfolur mjaft nga burime zyrtare të Presidencës. I dërguari i posaçëm i OSBE, Vranicki i duhet të punojë mbi një mal akuzash që vijnë nga partia presidenciale, PD. Mbi këtë ai ka reaguar diplomatikisht ashpër, duke mos e quajtur veten rob i politikës agresive të Berishës dhe ndonjë prej gazetave shqiptare. Në sy s’ka emër të tij nuk zë vend aludimet e ndokujt. Më tej f. 2

Hidhet në erë Ura e Gjadr it

Tre vetë kanë mbetur të bllokuar në tunelin e mbushur me Shmangen dy tragjedi në Durrës Faqe 5

Partitë mbështesin Godon, PD kundër. F. 2 Flirt i PSD dhe PAD në zyrat e PS me kryetarin Nano. F. 3 Në Tiranë, dy armiq të vjetër-Abaz Ermenji dhe Leka Zogu Balli t’vjen koka F. 3 Komitete pas-ka dhe në Veri F. 2

Gazeta "REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90