22/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 prill 1997

Zhulali: SHIK-u duhet të flasë nëse provokoi turmat

Ish ministri i Mbrojtjes përsëri ekskluzivisht për "Republikën" Fajin e ka politika shqiptare f. 3 Agim Shehu në udhëkryqin Qeveri-Presidencë

udhëkryqin Qeveri-Presidencë

Agim Shehu u kthye shumë shpejt në objekt debati. Kryepolici i 28 majit u kthye edhe një herë në skenë, falë këmbënguljes së partive politike. 9 parti kërkuan shkarkimin e tij nga detyra e zëvendësministrit. Kryeministri Fino duke larguar insinuatat rreth personalitetit të vet propozoi i shtyrë nga partitë politike, shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, Shehu. Vetëm katër ministra të PD nuk ishin dakord me një vendim të tillë. Bashkë me ta qëlluan kundër edhe vetë Agim Shehu e zëvendësi i Presidentit të Republikës. Ky i fundit ka detyruar TVSH që edicionet e lajmeve të së dielës të hapeshin me deklaratën e tij. Kryeministri Fino pas këtij vendimi të kabinetit të tij replikoi me institucionin e Presidencës për të sqaruar pozicionin e tij legjitim. Sipas tij Qeveria shkarkoi Gjeneral Lejtnant, Shehun vetëm nga detyra e tij administrative, por nuk cënoi askund gradën e tij apo ta kalonte atë në rezervë. Shqetësimi i ministrave të PD, vetë demokratëve e më pas të Presidencës vuri shumë në dyshim marrëdhëniet e tyre me Kryeministrinë. Pas këtij reagimi të ashpër të PD ende nuk dihet nëse Agim Shehu do të jetë apo jo zëvendësministër i Brendshëm. Zoti Fino ka deklaruar dhe se për të ai është i shkarkuar, ndërsa zoti Behul Çelo në takimin e tij të fundit me homologët italianë në tryezën e bisedimeve nuk e kishte përfshirë zotin Shehu. Kjo është hera e parë që zoti Shehu nuk merr pjesë në bisedimet bilaterale. Ndoshta kjo mund të jetë një farë shenje për ta lënë incidentin Shehu të kalojë në heshtje. Në bazë të nenit 32 të ligjit për forcat e armatosura, për oficerët me gradë aktive vendos Presidenti i Republikës. Përveç një reagimi zyrtar me anë të zëdhënësit të tij, Presidenti i Republikës nuk ka bërë të qartë të ardhmen e Shehut. Zoti Fino nga ana tjetër nuk po jep asnjë shenjë për ta kthyer vendimin e Qeverisë së tij mbrapësht. Zoti Agim Shehu, megjithatë deri dje mbeti ende i paqartë nëse ishte zëvendësministër apo ushtarak me gradë aktive që pret të shohë atë bu ka më tepër nevojë Atëdheu.

Foto: A. Babani

Ndalohet gazeta "Republika" F. 2

Një "Opel" i barasvlefshëm me 30 kallashnikovë F. 4

Shqipëria, kjo Zaire e bardhë F. 5

Poligon qejfi në Peshkopi Dhitë marrin arratinë F. 2

VETËM TE "REPUBLIKA" do të gjeni listën e plotë të kreditorëve që do të likuidojë VEFA më 22 Prill 1997.