Ministri Malaj: "VEFA nuk është piramidë, por kala." Kreditorët në kërkim të presidentit
Akuze për Zhulalin: Ka shitur Sazanin
Rikthehen fajdet. Kamberi shitet në Çeki. "Berisha përmes Kasandrave" në shkolla
E Djahta në qender merr leksion nga baza
Është e qartë tashmë për shumë shqiptarë se çështjen e pushtetit në Shqipëri, dyte ashtuquajturat parti të mëdha, PD, PS, kanë kohë që duan ta paraqesin si një problem familjar të tyre.
E thënë ndryshe, sa do të egra qofshin kafshimet që ato realisht nuk ia kursejnë njëra-tjetrës, fakti që ato rrehen lehtësisht në përputhje, sa herë që ndonjë forcë e tretë tenton “të prishë” ekuilibrin e rafshimeve, tregon se këto të fundit më shumë se sa inatçore, janë erotike. Tani nuk është e vështirë të mendohet, ose të supozohen arsyet që i kanë kthyer tryezat e bisedimeve të stërzgjatura të PD-PS, në llozha kafesh dhe turizmesh pa bukë. Dy humbësit e mëdhenj të reputacion- reputacioneve përkatëse politike, kërkojnë të fitojnë diçka nga e vetmja gjë që momentalisht e kontrollojnë akoma, roha politike, duke synuar ta vjedhin atë nga të tjerët. Në kushtet e një force centriste pothuajse të shpartalluar nga asimilimi i së majtës dhe intervenimi i PD-së, i vetmi rrezik real që ndjejnë aktualisht partitë e Berishës dhe Nanos, janë të djathtët. Nga ana e tyre, të djathtët, kanë filluar të kuptojnë se çdo ditë që ikën e përtypur nga “të mëdhenjtë”, jo vetëm që nuk e favorizon ngritjen e natyrshme të saj, por përkundrazi, thellon hendekun e hapur prej vitesh, midis tyre dhe raporteve me synimin për marrjen e pushtetit. “Po më gënjeve njëherë, është faji yt. Po më gënjeve për herë të dytë kam faj unë”, thotë populli. Prej vitesh të djathtët kanë përjetuar goditje të dyanshme të demosocialistëve, goditje që për fat të keq kanë përfunduar në copëzimin e forcës së të djathtës dhe të vlerave organizative të saj. Në themel duket se ky leksion, sado i hidhur po përtypet nga ata që aspirojnë një potencial real të mendimit të djathtë, në skenën politike shqiptare. Shkodra ka kohë që dha mësimin e parë se si mund të synohet pushteti, ndërkohë që Durrësi dhe tani së fundi Vlora, dinë të mësojnë kohëbretisht nga Shkodra. Nga ana tjetër Lushnja, por edhe shumë qytete të tjera janë në rrugën e konkretizimit të aspiratës së bashkimit të së djathtës, përballë rrezikut që i përgatit sin sërish politikës shqiptare “të mëdhenjtë” me xhelozinë për lidhjet e tyre. Kjo tregon se baza e së djathtës e ka rruptuar së roha që ndan nga zgjedhjet e projektuara është aq e pakët, sa është dhe shumë e vlefshme për ta dhënë falas, si ushqim për PD-PS-në. E keqja është se shtabet e qendrës vazhdojnë të mbeten përpara kësaj ecurie, duke e vrarë kohën me bisedime të zgjatura dypalëshe dhe teorizime historike, duke shkruar përsëri në vetën kundër logjikës së ngjyrave dhe kërkesave të momentit historik, por edhe kundër dëshirave të përkrahësve të tyre, të cilët realisht janë një hap përpara përkrahësve shtabëve. Po vazhdoi kështu 29 Qeshor rrezikon që t’i gjejë të djathtët më barrën e një çështjeje të re, kësaj radhe me tendencë qendër-bazë, duke humbur për faj të të parëve një shans që zor vjen dy herë në politikë.
[Karikaturë: njerëz në një kuti të shënuar me shkronjën “P” përballë një objekti të madh me këmbë.]
Sot listat e kreditorëve që likuidon ”Silva” F. 8
“REPUBLIKA”, Kruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986 /110, Banka Tregtare Tiranë