Banka gëlltiti paratë e VEFE-s
Labirintet e lidhjeve fajde - shtet. Alimuçaj: Luniku bllokoi kapitalet tona.
Buxheti i ri -10 mijë të papunë. Presidenti nuk firmos për militantët e PD.
Loja e pushtetit ka vajisur pushkët
Janë kanalet televizive italiane që kanë dhënë alarmin.
Pas Vlorës ushtarët e huaj të misionit “Alba” provokohen edhe në Durrës. Duket se puna për ta ka filluar. Megjithëse njerëzit i pretën me lule ra të tjerë që kanë interesa për t’u hapur telashe. Provokatorët, të cilët janë ende anonim nuk kanë deklaruar asnjë qëllim të qartë të sulmeve të tyre. Këta persona, të cilët ende nuk dihet se nga vijnë e pse shtijnë, nuk janë të deklaruar në ndonjë grupim politik, terrorist apo në ndonjë bandë tepiste. Për këtë qëllim as Ministria e Brendshme nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike. Njerëzit që kanë vënë në shënjestër ushtarët e shenjë ushtarët e misionit janë lënë në heshtje nga organet kompetente, duke u dhënë krah për veprime të tjera. Pavarësisht se nuk ka asnjë gërvishtje në palët kundërshtare mendohet se me afrimin e zgjedhjeve nuk do të jenë çudi histori e përsëgjatura. Dihet se ushtarët nuk janë objekt i sulmeve të këtyre njerëzve të armatosur. Meqë tek ta sundon më lehtë vendmarrja e opinionit, armët janë drejtuar ndaj tyre. Afrimi i një fushate të egër, ndoshta të rrezikshme ka provokuar të vërteta të dhunës. Politika shqiptare nuk po i lë gjë mangut egërsisë së rrugës. Deputetët e pozitës demokratike nuk harrojnë të gjejnë çdo rast për të ushtruar dhunë prej foltoreve të tyre. Ligji elektoral ka provokuar prishjen e ekuilibrave politikë brenda në Qeveri, ndërkohë që zoti Fino kërcënon me dorëheqje. Mendohet se dy partitë më të mëdha të vendit kanë organizuar grupe të gatshme paraushtarake. Fill pas një interpelance të ministrit të Mbrojtjes po shpërthejnë depot e municionit. Thua se Ratalizatori gjendej në Parlament. Të djelën dy deputetë të LD, Alfred Serreqi dhe Feim Godo u keqtrajtuan në rrugë nga një bandë e paidentifikuar. Sulmi ndaj tyre erdhi fill pas një interviste të zotit Serreqi, i cili akuzonte rëndë politikën e Jashtme të zotit Berisha. Një bombë ka shpërthyer në shtëpinë e zotit Ali Mehilli, Prefekt i Elbasanit. Disa ditë më parë nga partitë lokale ishte kërcënuar largimi i tij si Prefekt. Ndoshta politikanët kanë filluar të mendojnë një fushatë dhëmbë për dhëmbë. Inati shkon deri në absurd. Tre futbollistë vlonjatë rrihen në emër të zotit President. Nga ky i fundit ngurohet të bëhet një deklaratë publike për të shkarkuar insinuatat banale. Pragui fushatës ka nxehur gjakrat. Loja e pushtetit ha vajisur pushkët. Nuk është çudi që në këtë frymë entantorët e paqeruajtësëve të quhen sipas rastit rebelë të Jugut, çeçenë të SHIK apo një dreq e di se çfarë. Ushtarët e huaj i goditën politikanët me armët e tyre ngrehur.