Kompanitë përballë provës së madhe
Berisha do të takohet me Nanon. Shqipëria si Bosnja: 12 të vrarë në ditë.
Konflikti eksportohet në Veri
Shkodra si Vlora?
Konflikti eksportohet në Veri Shkodra si Vlora? Fino ka ndërhyrë pranë Prodit që të kthehen në Atdhe refugjatët shkodranë. Kjo për arsye se Fino ka dashur në një farë mënyre të marrë hakë për incidentin e Bushatit. Ky është thelbi i disa artikujve në gazetat e PD dhe pro Presidentit Berisha. Madje, kjo fjali është vënë në gojën e disa refugjatëve të riatdhesuar pa dëshirën e tyre me shkaqe të errëta nga autoritetet italiane. Thash- Thashethemnaja e hapur me këtë rast godet drejtpërdrejt marrëdhëniet e Kryeministrit me popullin e tij. Janë zgjedhur pikërisht shkodranët për t’u bërë viktima të kësaj historie, sepse disa prej djelmve të PD të këtij qyteti kanë një episod të pakëndshëm me Kryeministrin e vendit. Eksodi i shkodranëve është fare i pazakontë. Gjatë gjithë këtyre viteve, kur shqiptarët kanë tentuar të rrëmbejnë anije për të raptuar detin, nuk kishte ndodhur që ato të niseshin nga brigjet e Velipojës. Madje dhe nga Shëngjini i largët rastet janë sporadike. Kjo për faktin se Velipoja nuk është port dhe prej andej rruga është e gjatë e mjaft e rrezikshme. Çuditërisht këto ditë Velipoja u kthye qendër e eksodit shqiptar. Njerëz të armatosur kanë dalë si piratë, rrëmbejnë anije dhe organizojnë zbythjen e madhe. Shkodra është i vetmi qytet që e ka të vështirë të gjejë një shef Komisariati të pranueshëm nga të gjithë. Megjithëse, ai është emëruar, nga Ministria e Rendit nuk emërohen shefat e tjerë të policisë si ai i zhdukjes së krimeve. Kjo e ka lënë qytetin në duart e bandave të armatosura. Në Shkodër zëra politikanësh të PD kanë hedhur idetë e dasive fetare. Në Shkodër u vra një mjek në krye të detyrës dhe u plagos rëndë një i dytë. Në Shkodër është afër Velipoja. Të gjitha këto rrijojnë kushtë që Shkodra të kthehet qendër e tensioni. Konflikti mund të gjejë fare mirë strehë në qytetin më të madh të Veriut. Pra, konflikti mund të zhvendoset pak nga nga Jugu në Veri. Pranë këtij rajoni të Shqipërisë gjendet Kosova e nxhetë. Flitet se një tregti e armësh po armatos shqiptarët e përtej kufirit. Shumë prej tyre në Kosovë kanë humbur në skemat piramidale të Tiranës. Ky është një motiv për të rebeluar. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme për Parlamentin e Kosovës (i cili “u mblodh burrë”) nuk është çudi që të gjendet ambienti i përshtatshëm për të importuar krizën nga Shqipëria në Kosovë, pra në Ballkan. Shkodra trekëndësha e Veriut mund të jetë stacioni i fundit për të çuar krizën tej. Ish-ministrat Zhulali dhe Serreqi kanë akuzuar Berishën për një plan të tillë. Së fundi akuzohet Fino idiotësisht. Ky është një incident, për të cilin Kryeministri dhe zyra e vet e shtypit duhet të thonë diçka. Është e kotë të thuhet se ky mund të jetë shkaku i një revolte të re. Fino nuk duhet të bëhet sebep, nëse kërkon shpëtim.
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986 / 110, Banka Tregtare Tiranë