21/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 maj 1997

Urat e Shkodrës i minoi SHIK-u

47 funksionarë të PD-së kanë marrë nga 150 000 $ tek "Gjallica" VEFA: Lajmi i sulmit është spekulativ. Sot shpërndajmë paratë. Berisha uroi dje fierakët për fitoren e thellë të PD-së Karamitro Finos: Bëni për tre javë atë që nuk bëri PD për gjashtë vjet. f. 5 Politika e kurthit, e pabesisë dhe kaosi shqiptar f. 5 -7 "Albania" gënjen Godo nuk ka humbur paratë tek "Gjallica" f. 2 VEFA likuidon sot f. 6 Foto: A. Babani

Partitë grinden për mustaqet e Çelos, apo ...?

Shqiptarët do të votojnë me ligjin e viteve ’50 që aplikoi Franca Edhe dita e djeshme iu largua konsensusit, aq të rrënuar nga Evropa dhe Amerika. Partitë, që rëndështonin drejtimin e zgjedhjeve nga Berisha, u ngujuan dje në tryezën e bisedave, të cilat s’ra rohi t’i dëgjojë PD. Po dje Presidenti dështoi për herë të katërt në koncertin e tij elektoral, këtë herë në Fier. Krushqit që kishte marrë me vete nga Tirana nuk mundën të mbushnin ekranin e TV me entuziazëm. Dje, tetë Parti këmbëngulën për konsensus, ndërsa Presidenti s’rishte nga t’i dëgjonte. Nga ana e tyre tetë Partitë “rebele” paraqitën edhe një paketë tjetër propozimesh, ku synohet që Këshilli i Ministrave të rimarrë iniciativën ligjvënëse për miratimin e amendamenteve që do t’u ndalnin dorën hajdutëve të votave. Ndërsa Presidenti tejet i lodhur nuk ra rohi t’i dëgjojë ata pasi mbi shpatulla i rëndon Partia Demokratike. Partitë kërkojnë që Kryeministri të marrë në drejtimin e vet, konform ligjeve, SHIK-un. Berisha hesht si për të thënë se “SHIK-u më duhet për fushatë”. Partitë përsëritën edhe një herë kërkesën që do të çojë në konkretizimin e propozimit të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE dhe misionit të OSBE për zbatimin e pikës së pestë të Kontratës së 9 majit për ngritjen e Këshillit të RTV, ndërsa Berisha thotë: TV me duhet për të montuar fushatën... Në pamje të parë duket sikur tetë Parti, nga një anë, dhe Partia Demokratike, nga ana tjetër, grinden për hiçmosgjë, për mustaqet e Çelos. PD vërdalliset në qerthullin e raporteve proporcional-maxhoritar dhe i shmanget esenciales, asaj që kërkojnë Partitë e tetësha - shkatërrimin e infrastrukturës elektorale dhe mosemërimin e komisioneve nga Berisha. Tetë Partitë u lodhën duke i përsëritur kërkesat, PD-ja bën sikur s’kupton. Në intervistat e fundit liderët e PD janë gati të lëshojnë në çdo hallkë, por asnjë lëshim për 115 zonat elektorale që ngriti me aq mundim në 26 Maj dhe që e çoi në fitoren e thellë. Po nga e ka marrë PD këtë strukturë zonash elektorale? Ka mundësi që të jetë një kopje e keqe e ligjit elektoral që aplikoi Franca në mesin e viteve ’50. Ky është paradoks. Ndoshta do të ishte mirë të kopjohet ligji më të cilin francezët votojnë në vitet ’90, heq ligji me të cilin francezët votojnë në vitet ’90. Partitë grinden për mustaqet e Çelos, apo ...?

NJOFTIM

Ditën e enjte, më 22 maj 1997, ora 11.00, kryetarët e degëve të PR për të paraqiten në Selinë Qendrore për të sjellë kandidaturat për deputetët, të miratuara përfundimisht sipas porosisë së Kryesisë së Partisë si dhe dokumentacionin përkatës për secilin. Kryesia e PRSP

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88. Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë