BERISHA IKËN, ELBASANI PËRGJAKET
SHIK Ndihmon "Briskun". Mbreti qëllohet në Tropojë. Çarmatosen "Specialet".
President, Shqipëria po rënkon nën gjak!
Shqipëria rënkon nën agoninë e luftës civile
Politika bën karrierë mbi pellgje gjaku
Shqipëria kalon çaste çmendurie. Luftojnë shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Vriten orë e çast njerëz të pafajshëm, që bëhen kurban të politikanëve llafazanë, kryeneçë e nevrastenikë. Shqipëria rënkon nën pirgun e kufomave të shkaktuara nga lufta e çmendur e shtetit me shteta- shtetasit e vet. Tani lufta civile nuk mund të fshihet më, është një luftë e çmendur, ku ka veç të mundur. Të fituar janë vetëm ata, politikanët provokatorë, që u janë errur sytë nga gjaku i të pafajshmëve. Gjykim le ta bëjë e nesërmja. Dje vdiqën 10 bij nënash. Ata, u dogjën, u shkrumbëzuan në autoblinda dhe tanket e marrosur. Tragjedi të tilla mund të ndodhin vetëm në Shqipëri. Dhe gjithçka ndodhi një ditë pas mitingut farsë që presidenti, numri një i politikës shqiptare, zhvilloi në qytetin e Elbasanit. Presidenti iku pa shikuar se ç’ndodhi pas. Dje Elbasani jetoi ditë ankthi, shtetarët u fshehën, ndërsa populli u përgjëjak. Dhe shteti gënjen paturpësisht tek shpall variantin zyrtar të ngjarjes. Paturpësisht manipulohet gjaku i atyre që u bënë kurban për politikën e çmendur. As edhe një fjalë për mullën e sherrit - një kryepolic i emëruar me inat nga një ministër partiak, për të cilin nuk kanë më shumë rëndësi jetët e humbura se sa garancia për votat e 29 Qershorit. Lufta civile është ulur këmbëkryq në Shqipëri: Varrë masive, luftë nga jugu në veri, atentat president, plumba mbretit. Dhe, me sa dimë, palët ndërluftuese janë vetë shqiptarët. A ia vlen që dhjetëra njerëz, qofshin bëta dhe policë, të vriten për një kryepolic, për një ministër a për një farsë elektorale? Përgjegjësia për ç’po ndodh në këtë vend ku po derdhet gjak çdo ditë është e politikës. Politika shqiptare tashmë jo vetëm mban e dështuar, por ajo duhet akuzuar si vrasëse. E akuzojnë ata që u dogjën e u vranë dje në Cërrik, gjithë ata që u gjymtuan dhe u vranë në këtë luftë të çmendur, ata që prehen në thellësinë e Otrantos, e akuzon ankthi, që kalon çdo familje shqiptare. Shqipëria rëndon nën agoninë e luftës civile, ndërsa politika shterpë kërkon të bëjë barrikadë mbi pellgje gjaku. Mjerë shqiptarët e shkretë që patën për fat të udhëhiqen nga politika nëatcore, të sëmurë e nevrastenikë.
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë