Dorëheqje Vukaj dhe Çelo. E Djathta e Bashkuar: Jo PS, Ndal Berishës.
Shteti i tregon grushtin vetvetes
Alahet Garda me një “Pardon”?
Në Shqipëri po ndodhin çudira të frikshme. Ankthi ra zënë vendin e shpresave të vrara. Shteti duket se është i pasigurtë me vetveten dhe jo rrallë bën veprime marrorë që të çudisin.
Duket se kemi dy shtete brenda shtetit, që i lehin njëri-tjetrit dhe jo rrallë tregojnë grushtin për të qelluar vetveten. Nga njëra anë e ringut tund grushtin e vogël gjysmë-shteti i Finos, nga ana tjetër duket kërcënues grushti i shtetit të Presidentit. Nga njëra anë del një shtet i përfaqësuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, që jep shenja se nuk ra punë me shtetin e Finos, nga ana tjetër del një Ministri e Mbrojtjes që tregon se është rabitike dhe e pamozja për t'i shërbyer shtetit të shqiptarëve. Në këtë luftë mes dy gjysmë-shteteve të shtetit duhet se ka vetëm të humbur. Pas beteje askush nuk po numëron viktimat. Askush nuk po ngushëllon ata që shkojnë mish për top. Krimi i ka hipur sipër shtetit dhe ka bërë zonë influence tërë Shqipërinë.
Brenda këtij shteti të çoroditur ndodhin çudi e paradokse të papkuptimta. Një grup civilësh terrorizojnë Spitalin Ushtarak, madje viktima bien dhe prindërit e mjekëve. Ministria e Mbrojtjes nxiton të nxijë fletët e gazetave duke britur me të madhe: “Mjetet nuk janë të miat. Ata që kanë sulmuar nuk janë të miat”. E përse e bën përgënjeshtrimin Ministria e socialistëve? Kuptimi është i qartë: Këto forca nuk bëkan pjesë në shtetin e Finos, pjesë e së cilës është ministria e Vukajt, por pjesë e gjysmë-shtetit tjetër, atij që i takon Presidentit. E vërteta e zbardhur tërheq së mjetet dhe forcat që ushtruan dhunë e terror mbi mjekët e Spitalit Ushtarak, që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes, janë nga Garda e Republikës. Pyetja se nga kush varet Garda është krejt e pavend.
Në një nga rajonet e policisë së kryeqytetit mësohet se policëve u është bërë presion nga pjesë e shtetit që nuk varet nga Fino. Por ama të dyja palët janë ushtarake. Atëherë shteti ngrihet kundër vetë shtetit. Ç’po ndodh kështu brenda shtetit tonë? Mirë ushtrinë e parë na e shkatërroi Zhulali, po këtë të dytën? Kujt i intereson kjo ushtri disfunksionale dhe rabitike.
Aqë kemi vënë në rrye të Qeverisë duhet se është thjesht një kukull. Deklaratat e tij të pafundme nuk po i dëgjon kush. Hemorragjia vazhdon. Partitë kanë marrë përsipër ta përgjumim kryeministrin dhe ta zhdukin për pak kohë. Shteti duket se ecën kuturu. Absonet e fundit të ushtarëve, edhe pse të padiguruara, të japin idenë e një prove për grusht shteti. Mos vallë shteti i tregon grushtin vetvetes? Garda kërkon pardon. Po a lahet terrori me një “na falni”?
Shqiptarët ringrenë shkabën e zezë
Maqedonët shqyejnë flamurin kombëtar shqiptar
Gostivari ka treguar për herë të fundit një armiqësi të dukshme të maqedonëve ndaj shqiptarëve. Të parët, janë fare në pakicë në këtë zonë, por guximi i tyre mori dhe tek shqyen flamurin kombëtar shqiptar.
Ishin autoritetet maqedone autorë të veprës së keqe. Persona civile, të identifikuar si të afërt me autoritetet zyrtare maqedonase e hoqën flamurin shqiptar nga ndërtesa e qeverisë dhe e grisën atë. Ky veprim i shëmtuar u shoqërua me revolten e grupit shqiptarësh të ndodhur në vendngjarje. Në këtë kohë policia lokale ka ndërhyrë dhe ka parashtruar të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje. Në orët e para të mëngjesit autoritetet shqiptare të zemëruara nga kjo ngjarje i ngritën flamurin kombëtar e ringritën flamurin. Kidjetë kaloi në tensionin e marrëdhënieve të tendosura me dy nacionalitetet. Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë me një veprim arbitrar të saj ka marrë vendim për të mos lejuar përdorimin e flamurit shqiptar në komunën e Gostivarit. Duke ju përgjigjur këtij vendimi subjektet politike të shqiptarëve në Maqedoni organizuan më 24 maj në sheshin e Gostivarit një tubim me moton: “Të mbrojmë flamurin kombëtar shqiptar”. Autoritetet maqedonase kërkojnë të hedhin akuza ndaj shqiptarëve si faktor destabilizues në këtë republikë. Për të arritur këtë qëllimi po përdoret përsëri preka e simboleve të Komunitetit aty ku nuk durojnë dot shqiptarët.