Tirana gjëmon: 12 orë nën bomba. Nga sot e tutje patrullime të blinduara në Tiranë
Bombat mbajnë peng gjendjen e jashtëzakonshme
Në 90 ditë gjendje të jashtëzakonshme Shqipëria fitoi presidentin, mijëra të plagosur, qindra të vdekur, ankth, bomba...
Kur Parlamenti vendosi tre muaj më parë të dekretonte vendosjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, zjarri i revolteve dhe protestave popullore ishte i paarmatosur dhe në njëfarë mase i lokalizuar në disa zona të veçanta të Shqipërisë. Pavarësisht se kjo zgjidhje u shtrua në prefer-
ankth, bomba...
Kur Parlamenti vendosi tre muaj më parë të dekretonte vendosjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, 2 janari i revoltave dhe protestave popullore ishte i paarmatosur dhe në njëfarë mase i lokalizuar në disa zona të veçanta të Shqipërisë.
dekretonte vendosjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, 2 janari i revoltave se kjo zgjidhje ushtarake u preferua në atë kohë më tepër se sa zgjidhja politike e propozuar nga opozita, PD-së i pëlqen të anashkalojë këtë fakt, duke pretenduar autorësinë e të dyshes dhe duke mos pasur turp madje as ta trumbetojë në mitingjet e saj elektorale.
Sidoqoftë shqiptarët u mësuan tani të jetojnë nën idenë e shtetrrethimit të rrethuar, duke harruar ankthin, se ka vende në botë ku njerëzit shtetisin, argëtohen, ose edhe punojnë në orët e vona të mbrëmjeve. Megjithatë e keqja më e madhe nuk është këtu. Madje po qe se dikush do të tentonte të bënte bilancin e këtyre 90 ditëve “të jashtëzakonshme”, do ta kishte më të vështirë të numëronte bombat e plasura dhe viktimat e tyre, armët e rrëmbyera dhe të terrorizuarit prej tyre, se sa vetë ditët me datat e tyre. Atëherë rishin 4-5 qytete në protestë, ndërsa sot sensacioni është të mos gjesh as njërën në fillim të marsit dëgjonim thirrje dhe parrulla, kurse sot britma dhe shpërthime, pa gjendjen e jashtëzakonshme rimi nuk ishte kaq i zakonshëm sa sot. Nuk është e tepërt të thuhet se kjo mendje e jashtëzakonshme e parlamentarëve tanë nuk na dha tjetër veç një presidenti të zgjedhur në kushtet e jashtëzakonshme nën mbrojtjen e bajonetave, me të zakonshme se votat për çdo diktator.
Që atëherë deri sot, zgjidhja ushtarake e zgjedhur nga PD përmbysi çdo normalitet në Shqipëri. E zakonshmja u bë e jashtëzakonshme dhe anasjelltas. Politikanët janë më të pakët se eshtrat e tyre, ndërsa pumbat më të lirë se sa domatet. Ndoshta edhe për këtë shkak të parët preferohen më shumë se sa të dytët.
Policia e terrorizuar më shumë nga gjeografia e zjarreve se sa nga vetë flaka e tyre nga sinqeriteti kërkon falje për paaftësinë e saj, ndërsa njerëzit e armatosur nuk e banë më për turp të pozojnë para kamerave teksa i shtrëngojnë dorën Tritan Shehut.
Bomba të plasura pa paralajmërim, paralajmërime në masë për bomba që nuk plasin, fishekë të hedhur më shumë se sa fjalët e debateve, fjalë që bëjnë zhurmë dhe vrasin më shumë se fishekët janë kupola e zgjidhjes që kanë dhënë këto 90 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme. Tani shumëkush ka të drejtë të dyshojë për atë që mund të sjellë çdo ditë e nesërme deri në 29 qershor, sa kohë që çdo kërkesë për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme shoqërohet me intensifikimin serioz dhe cilësor të shpërthimeve, ndoshta për të synuar për të mos e hequr kurrë atë. Dhe me të drejtë njerëzit nuk pyesin se ç’do të bëhet më 29 qershor, por çfarë na pret në ditët që vijnë pas tij.
VEFA për kreditorët e saj në TIRANË e në VLORË dhe SILVA likuidojnë
Faqe 6-7
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Pangallos, u takua dje me Kryeministrin Fino
Foto: A. Babani
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Pangallos, u takua dje me Kryeministrin Fino. Foto: A. Babani