Një mijë firma çojnë presidentin në gjyq
Janë grabitur 150 kg flori. Bie “Kamberi”. Cenaj dërgon faks: “Më 8 korrik, paratë”
Të shmangim katastrofën
Pa votën e lirë Shqipëria do të mbetet në anarki
Shqipëria është në greminë. Merita i takon politikës. Ajo jo vetëm që nuk i pajtoi shqiptarët, por përkundrazi i dëshpëroi dhe i provokoi deri në gjakderdhje. Xhonglimi me bomba, skenarët me granata, lodrat me kallashnikov janë për skenaristë xhonglerë e dy partive të mëdha, specie të të njëjtit lloj. Ndoshta granata e fundit kundër njëshit të shtetit do i stepë dy të mëdhenjtë nga akuzat e ndërsjella me gjuhën e helmit. Shqipëria nuk mund të fundoset në greminë. Zgjedhjet e lira të 29 qershorit këtë mision duhet të marrin mbi vete. Në dy takimet e fundit në Shkodër e Lezhë e Djathta e Bashkuar dhe e mesazhin: të ndërtomë Shqipërinë institucionale, të ndalim gremisjen, t’u heqim shqiptarëve lakun nga fyti, të ndalojmë gjëmën kombëtare dhe të respektojmë viktimat. Nuk jemi aq të shumtë në numër sa të zhdukim njëri-tjetrin me bomba e granata. Politika nuk duhet të vërë çmime raq të larta. E Djathta e Bashkuar, sipas liderit republikan Godo, nuk synon të marrë votat e të gjithë elektoratit shqiptar, po së paku votën e elektoratit të djathtë. Kërkesa buron nga besimi tek pluralizmi i vërtetë politik (jo pluralizëm tip kooperative me brigadier PD), tek besimi se pozita do të qeverisë me vullnetin e shumicës dhe opozita do të ushtrojë kritikë konstruktive brenda një morali të lejuar politik. Për të Djathtën e Bashkuar kundërshtarët janë dy: socialistët dhe pseudodemokratët. Në plan të parë është mbartësi drejtpërdrejt i komunizmit, Partia Socialiste, e cila e ka bërë lëmsh politikën shqiptare dhe, së bashku me demokratët (i bashkon trashëgimia gjenetike), ka gatuar një çorbë që nuk e hanë as qentë. Zgjedhjet e drejta dhe të ndershme të 29 qershorit do të jenë gur prove për shmangien e këtij vendi nga fundi i greminës. Ata që e çuan në greminë Shqipërinë kërkojnë duart duke luajtur rolin e të paditurit dhe të pafajshmit, por populli ishte dhe është këtu. Kujtesa e tij ka regjistruar gjithçka, ka fiksuar ata që e hedhin gurin dhe i fshehin dorën, ata që dhanë urdhrin për hapjen e depove dhe armatosjen e popullit, ata që mbjellin terror. Armët tani i kemi në shumicë nëpër këmbë, nëpër duar, nëpër mitingje. Më parë këto armë nuk i kishim. Elektorati i djathtë do të dijë ta ndajë grurin nga egjra. Ai do ta çojë votën tek ata kandidatë dhe tek ato parti politike që garantojnë nxjerrjen nga gremina të Shqipërisë. Por që të bëhet kjo, liderët e djathtë i kanë drejtuar apel elektoratit që të mos lejojë përsëritjen e 26 majit. Po u përsërit 26 maji do të endemi në anarshi, do të kërcejmë njëri-tjetrin me bomba dhe do të shembemi në fundin e greminës që gatuan politika. Berisha çdo ditë përsërit sloganin se Partia e tij do të fitojë më she 26 maj dhe nuk harron që vjedhjet t’i konsiderojë si vota të ndershme. I takon së Djathtës që të bëhet roje e kutive dhe të mos lejojë që votat e saj të rrjedhin në dëm të demokracisë.
[Ilustrim: dy boksierë në ring.]
Godo prononcohet për incidentin e Rushbullit
E dënoj aktin terrorist si përpjekje për të implikuar zgjedhjet e 29 Qershorit. Akti i Rushbullit tregon se ka forca të interesuara, të cilat tentojnë ta ngjisin terrorizmin deri në majat më të larta të shtetit.
Ky është një akt vetëvrasjeje për demokracinë dhe për Shqipërinë, të cilën duan ta rrënojnë në greminë.
Partia Republikane do t’i dënojë akte të tilla dhe kërkon që shteti ligjor të gjejë fajtorët e vërtetë, ata që i frymëzojnë dhe ata që i ekzekutojnë.
Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhje me bomba dhe terror.
"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë