Xhaferi zbulon lidhjet e tij me Berishën
Hotel "Linza" ishte vend takimi i dy presidentëve. Gjenerali: Jam dora e tretë. Dy të parët?...
Atentat me çifte kundër Berishës. Komisariatet akuzojnë Belul Çelon. Pezullohet kryetari i PD
PS-PD godasin me top sistemin zgjedhor
Berisha zbulon skenarin, Dokle luan rolin e klounit, Fino të paditurin
PR: Faleminderit Berishë, koha e koalicioneve me PD ka kaluar
Berisha pa dashje zbulon skenarin që partia e tij ka hartuar së bashku me Partinë Socialiste. Pak a shumë skenari ka qenë i tillë: PS, për të thyer vetëmin dhe izolimin, i joshi aleatët e vegjël me propozimin për t’i bërë pronarë në 75% të proporcionalit më 29 Qershor. Berisha e kuptoi lojën dhe inicioi marrëveshjen. PS-së nuk i leverdiste që të kishte e madhe të shtronte tek të vegjlit dhe vrapoi tek Berisha (në fakt Nano na dërguar Doklen emisar pranë Presidentit). Flitet se Dokle i është ankuar Presidentit për “shabanë” që kishte bërë në favor të të vegjëlve. Berisha e qetësoi Doklen: - Nuk jeni dakord me propozimin tuaj? Dhe ne në fakt nuk na leverdis, por tani nuk mund të tërhiqemi më. Hidheni çështjen në Gjykatën Kushtetuese, unë po i telefonoj Ruscemit dhe po e porosis që gjyqin ta fitoni ju. Kuptohet, fitorja është dhe e jona...
Këtu mbaron skenari. Ngjarjet rodhën në shtratin që dihet. Një ditë pas vendimit të Kushtetueses vjen në Shqipëri Vranicki, i cili nuk ua vari fare partive të vogla; takoi Nanon dhe Berishën, mbylli valixhen dhe u kthye andej nga kishte ardhur. Ndërkohë Dokle dhe Berisha dalin në ekranin e vogël të TV dhe flasin me të njëjtën gjuhë: Partitë e vogla po deshën të përfaqësohen në Parlament, le të bashkohen me të mëdhatë. Berisha hiqet sikur i djeg zemra për partitë e vogla të krahut të djathtë, ndërsa Dokle e luan shumë keq rolin e klounit.
Të djelën Presidenti mblodhi Këshillin Kombëtar të PD vetëm për të bërë publikë kërkesën e tij për elektoratin e Partisë Republikane dhe të Ballit Kombëtar. Zotit Berisha i dhimbset elektorati i të djathtëve dhe, pasi mallkon pabesitë e PS, i fton PR-PBK që të hyjnë në vathën e tij. Presidenti, de facto kryetari i PD, është përpjekur edhe herë të tjera që të luajë brenda PR-së me njerëzit e tij, madje që në fillim të fushatës ai kishte thirrur me të madha se do të mbështeste kandidatët të caktuar të PD. Duket se llogaritë nuk i dolën ashtu siç i kishte parashikuar, prandaj gjeti momentin tu bëjë thirrje për t’i futur dhunshëm republikanët përseri në shtëpinë e PD. Këtë herë mendos se do ta ketë të vështirë. Dhe në mitingun e Lezhës kryetari Godo është pozicionuar prerë: “Koha e koalicioneve me PD ka kaluar.” Ndërsa në mbledhjen e mbrëmshme Komiteti Drejtues i PR ka qenë i një mendjeje për ta refuzuar kërkesën e Berishës për koalicion dhe zona të lira. Edhe Partia e Ballit Kombëtar reflekton të njëjtin qëndrim ndaj ofertës së Berishës. I vetmi informacion ku PR dhe Balli njohin aleatë është e Djathta e Bashkuar Shqiptare. PD dhe PS duhet të skuçen përpara elektoratit shqiptar për lojën e ndyrë që organizuan në kurriz të partive të vogla. Ato u tallën për tre muaj papërgjegjshmërisht jo vetëm me partitë, por mbi të gjitha, me popullin, të cilit i la shkruar thiba në palcë dhe pret nga dita në ditë daljen nga kriza.
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë