Meksika blerë 60 milionë $ drogë. Rezervat valutore vetëm për tre muaj
Shehu dhe Nano bëjnë pazaret në Greqi. Berisha sulmohet në Elbasan.
Meksika blerë 60 milionë $ drogë. Rezervat valutore vetëm për tre muaj
Skandal në BKT: Humbasin 160 milionë
Shehu dhe Nano bëjnë pazaret në Greqi. Berisha sulmohet në Elbasan.
Përgjaken mitingu i Berishës
Dhuna-vëllai siamez i demokracisë shqiptare
Zgjedhjet flasin me gjuhën e kallashnikovëve
Dje në Elbasan mitingu elektoral i Berishës u përgj‑[?]ak. Presidenti iardhur në Elbasan për të dytën herë në harkun e dhjetë ditëve, në prezencë të Aqif Pashës, ka përdorur një fjalor të ashpër që nuk i pa pëlqyer elbasanasve. Një rebel ka thirrur: "Poshtë Berisha! Diktush thotë se ka tentuar për atentat. Varianti zyrtar i largohet shumë të vërtetës. Sidoqoftë situata ta dalë nga kontrolli dhe elbasanasit i janë larguar Berishës. Një prej kandidatëve të PD-së ka tentuar të rivendosë gjendjen duke thirrur se Partia Demokratike është për rend dhe qetësi. Thirrjet e kandidatit i kanë mbuluar zhurma dhe sharjet, krismat dhe shpërthimet. Qetësia është vendosur vetëm pas mesit të natës, kur kallashnikovët nuk kanë duruar më.
Demokracia shqiptare fatkeqësisht nuk po divorcohet dot nga diktatura, e përfaqësuar nga njerëzit e dhunës. Ekstremistët e dhunës i janë bashkëngjitur dy të mëdhenjve sa të duket se pa to, as PS, as PD, nuk mund të arrijnë pra fitoren.
PD ua pa hajrin njerëzve të dhunës. Ajo u kërkoi ndihmë në kohë të vështira dhe ata ia bërkuan haracin duke u ngjitur si vemje nëpër çdo vetë qeverisë. Kërkuan troje në Bregdet, vila, poste, shefa komisariatesh. Sot e kësaj dite PD nuk u ndahet dot nga kategori njerëzve me fytyrë krimi.
Enjëjta sëmundje po bashkëshoëron edhe PS. Lideri socialist, Nano, në karvanin shoqërues priret pikërisht në ata lloj njerëzish që manifestojnë vetëm dhunë. Bashkë me popullin, në podiume dalin dhe ata, njerëzit e forcës, që ekspozojnë mjekrat, granatat dhe kallashnikovët.
Në Sarandë, tek ligjëronte përpara qytetarëve të rapsodit për angazhim, Nano akuzoi: Sarandën e bukur e dogjën bandat e Berishës ...!
Çuditërisht nuk pati duartrokitje pas kësaj akuze. Një grup qytetarësh me kurajo thirrën që nga sheshi: "Nga ata njerëz që dogjën Sarandën dhe dhe ti në rrah."
Në fakt sarandjotët shihnin me sy të tyre në radhë të Nanos njerëz të hurit e të litarit, hajdutë ordinerë, brëcenues të jetës së qytetarëve. Çështje kjo sëmundje kërkënues jetë të shqiptareve? A nuk do të që i ka kapur dy partitë e mëdha shqiptare? A nuk do të ishte më mirë që ato t'u besojnë programeve dhe alternativave në vend të forcës?
Dhuna është ngjitur në shpinë të demokracisë shqiptare dhe rrezikon seriozisht atë.
Përgjigja e mitingut të djeshëm në Elbasan është ogur mjaft i keq për zgjedhjet e 29 qershorit. Ato zgjedhje nuk duhet të flasin me gjuhën e kallashnikovëve, por të votës së lirë.
Fillon turi elektoral i të Djathtës së Bashkuar
E Djathta e Bashkuar Shqiptare zbret në sheshe. Për 15 ditë rresht liderët e DBSH do të dalin para popullit në 22 qytetet kryesore të Shqipërisë. Duke filluar sot në Shkodër duke e mbyllur fushatën më 27 qershor në Tiranë. DBSH do të ngjitet në Pukë e Malësi të Madhe, për të zbritur në Vlorë, Gjirokastër e Përmet.
Parulla elektorale, me të cilën e Djathta e Bashkuar do t'i drejtohet votuesve është:
"Kujto të djeshmen, të sotmen... dhe voto!"
Miting i DBSH në Shkodër
Sot më datë 13.6.1997, ora 17.00 në Pallatin e Sportit
Miting i DBSH në Peshkopi
Ditën e shtunë më datë 14.6.1997, ora 12.00