20/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 qershor 1997

Zyrtarët e lartë gati për eksod

Sot mbreti sulmon Presidentin. Amerikanët: Një monark nuk do t'u bënte keq shqiptarëve ALBA vret në Elbasan. Në Vlorë plagoset ushtari i ALBES. Tregtia e armëve pret koka A do ta ndalin revanin mitingjet?

Për në Veri vizat i jep PD, në Jug vulën e ka PS

Çubat e pusive presin të bëhen shefa policie Parti social duket se u kthye shumë shpejt në një premtim elektoral. Shqiptarët tashmë u mësuan me një fushatë të dhunshme, ku episodet e përditshme nuk mungojnë. Lideri Nano u krenua dje se arriti të shkëputonte Mirdite për të mbajtur tubime me popullin që e do. Liderin në fjalë e penguan njerëz të armatosur të hynte në Mirditë. Në Mamurras ata i organizuan një pritë, e cila u komentua si pritë demokratë. Po atë natë një grup mirditorësh, fanatikë të PS, kanë ardhur të organizuar dhe kanë rrethuar Fatosin drejt Mirditës. Të njëjtin fat me kryetarin e PS kanë pësuar njerëzit e PD në jug të vendit. Ideja e kantoneve duket se është një realitet i mirëqenë. Partitë e mëdha shqiptare janë thyer në njëfarë mënyre në zyra konsullore. Nëse shkon në Veri, duhet të kërkosh “vizë” në PD. Nëse do të shkosh Jugun, duhet të qasesh me lutje në PS. Kjo është pak a shumë historia i këtyre ditëve. Lufta Veri-Jug nuk është më realiteti terrenish, por selish. Të dy partitë e mëdha, me të pandërgjegjshmet e bëti vendi, e kanë ndarë këtë shtet në llokma, ku militantët-mercenarë luajnë rolin e atentatorëve dhe cubave të pusive. Fushata elektorale është thyer në arenë konkurrimi për titrat e partive. Besnikët idiotë nuk kanë lënë rastin t’u tregojnë komandantëve të tyre me bostum se sa e meritojnë rolin e shefit të policisë pas zgjedhjeve. Duket se është një konkurencë e marrë për të pushtuar organet e Rendit pas 29 Qershorit. Kjo shpjegon pse militantët partiakë i kanë lënë punët e mira pas zgjedhjeve. Frymëzuesit e këtyre njerëzve janë politikanët e partive të mëdha, të cilët nuk e kanë problem të dalin në tribuna me ballashnikovë pas kurrizit. Kjo tregon humbëtirën e mad-ballashtëshikove në kokë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët e kanë bërë në kokë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët e kanë kthyer këtë vend në kopësht zoologjik. Vazhdon tryeza e partive për arritjen e një pakti social. Gjatë bisedimeve partitë e mëdha janë në pozicione diametralisht të kundërta, ndaj dhe suksesi i këtij pakti mbetet i vogël. Edhe nëse ai arrihet, me bëto zhvillime të fundit, ai mund të mbetet fare mirë në një formalitet, si ka ndodhur rëndom me marrëveshjet e nënshkruara deri më sot nga partitë shqiptare.

Will rallies put a stop to the rampage?

A do ta ndalin revanin mitingjet?

VLORA kërkon "Republikën"

Prej disa ditësh gazeta “Republika”, për shkak që nuk vëreshin prej saj, i mungoi qytetit të Vlorës. Përveç shqetësimit të përgjigjur te redaksia, kjo mungesë solli shqetësim të madh edhe tek lexuesit e shumtë të “Republikës” në qytetin e revoltave të cilët për katër ditë rresht e shprehën shqetësimin e tyre nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme në redaksi. Theksojmë se pas 7000 kopjeve të Tiranës, Vlora me 2000 kopjet e saj është qyteti i dytë me thithjen e tirazhit të gazetës sonë. Ndërsa dje, në orët e pasdites, ishin përgjegjësit e shtypjes së Vlorës që i telefonuan “Republikës” duke kërkuar dërgimin e kontigjentit të gazetave të planifikuara për qytetin e tyre. Ata të bëjnë të ditur “Republikës” se i kanë marrë vetë të gjitha masat që gazetat transportohen normalisht deri në qytetin e tyre, përgjatë rrugës që e lidh atë me Fierin, qyteti ku është mbuluar ditët e fundit rruga e gazetave. “Republika” nuk i përket atyre gazetave që nuk i duan në Vlorë”, tha telefonuesi vlonjat, duke shtuar: “përkundrazi, vlonjatët e duan dhe kërkojnë gazetën tuaj”.

DBSH prezanton kandidatët:

Sot: Pukë, ora 10.00, Fushë-Arrëz, ora 12.30 Nesër Lushnjë, ora 11.00, Peqin ora 18.00

Në brendësi:

Fino dakord me Godon. PS e PD në barrikadë f. 3 Filip Çakuli: Me presidentin

Filip Çakuli: Me presidentin s'jemi as miq, as armiq. Ai çdo gjë e merr seriozisht, unë me të qeshur. f 12

Kolera shfaqet në Tiranë

f. 8

VEFA likuidon në Tiranë kreditorët e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës

faqe 14