24/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 qershor 1997

Berishë, kthehu në zyrë! Nano, dëgjo Finon!

Kadare: Mos e lini vetëm Shqipërinë e kredhur në mjerim nga politikanët e korruptuar.

Politika shqiptare rrëfen mëkatet në Romë

Shqipëria- kokë më e fortë se Mozambiku, Angola, Algjeria për Sant Egidio [teksti i mëtejshëm i prerë në skajin e poshtëm]

KE DO TË VERË NË FERRË TANI BERISHA?

Shqipëria- kockë më e fortë se Mozambiku, Angola, Algjeria për Sant Egidio

Nano e Gj inushi dakord me Shehun e PD-së. Godo dhe Selfo publikojnë sfidën Që politika shqiptare është e përlyer në mëkate dhe e përbaltur në faj, nuk diskutohet. Vetë katrahura që po përjeton ky vend akuzon politikën për papërgjegjshmëri dhe mungesë profesionalizmi për të shëruar plagët, për të ndalur vrasjet e për të zgjidhur krizën. Në katër muaj, për faj të politikës, në Shqipëri janë vrarë 1600 persona dhe 4000 të tjerë janë gjymtuar e sakatosur për t’u reshtuar në armatën e njerëzve të invalidëve. Ritmi ditor: 13 persona të vdekur nga plumbat çdo ditë është më shumë se sa një akuzë politike për partitë, qeverinë kukull dhe presidentin inekzistent. Ndodhta për të gjitha këto politika shqiptare shkoi të rrëfehet në Romë. Ditët e fundit kriza shqiptare ba dhe një tregues tjetër. Dy partitë e mëdha, PD dhe PS mezi presin që ndonjëri prej liderëve të saj të kapet rob e të mbahet peng deri sa të shkojë televizioni që t’i marrë intervistën, deri sa të shkojë zëdhënësi i partisë për të hartuar deklaratën. Sharjet dhe kundërsharjet nuk bëjnë gjë tjetër veçse përgatisin për shpërthimin e eksplozionit. Ndodhta ishin këto arsyet që takimi i djeshëm i Romës qe me interes nga shqiptarë dhe të huaj. Por shu-? prit interes nga shqiptarët dhe të huaj. Por shqiptarët, si ballkanas të veçantë në temperament, i nxorën probleme Kishës Katolike. Siç duket politika shqiptare nuk ishte aq e gatshme sa të firmoste symbyllurazi ndarjen e pushtetit, duke përsëritur një Trieste të dytë në kushtet e 1997-ës. Të habit fakti që PD dhe PS, të cilat aq shumë e shajnë njëra-tjetrën në elektorat, e gjetën fjalën për mrekulli nën formulën e Sant Egidio. Ato firmosën pa u bërë merak për deklaratat e deri djeshme. PD-ja ha pranuar ta ndajë pushtetin me PS-në edhe pse Presidenti Berisha pati deklaruar më 22 shkurt 1997 përpara qytetarëve shkodranë se PD-ja nuk do të bënte kurrë qeveri të përbashkët me PS-në. Atëherë Berisha qe shprehur: “Të bësh koalicion me PS do të thotë të përpiqesh trashëgiminë e tyre, të injorosh demokracinë shqiptare me balta trashëgimi. Të bësh koalicion me PS-në, për Shkodrën do të thotë të shembësh mbi idealet e Arben Brocit”

DBSH prezanton kandidatët:

Sot në Tepelenë, ora 11.00 Nesër në Berat, ora 11.00

Sabri Kuçana, i vrarë te dera e shtëpisë, varroset sot në Bajram Curri

F. 4

Bashkim Driza flet për "Republikën" nga Amerika: Meksi ka ngrirë letrat, jo lekët e popullit, me të cilat bleu bonot e thesarit.

Në brendësi:

OSBE: Ndryshoni orarin e votimeve F. 3

votimeve

F. 3

SHIK rebelohet

Xhaferri i vjedhin topat

F. 2

Sa e ka numrin e këmbës politika shqiptare?

F. 12