Vranicki: "Alba" të marrë kutitë nën sqetull
Maskat grabisin SHIK-un. Kufomat zvarriten nga Skela në Vlorë. Viza për të hyrë në Tiranë.
Vranicki: "Alba" të marrë kutitë nën sqetull
Vazhdon loja "hidh e prit" me fajdet. Malaj: Jam i PS, nuk kam pse t'i hyj transparencës.
Partitë e mëdha me burrecë drejtues
Dokle ka dhënë fjalën: “Do të jap dorëheqjen”
Pas krijimit të Qeverisë së Pajtim[it], në vazhdim, për arsye të tërheqjes për zgjedhje, u krijua një tavolinë e rrumbullakët me pjesëmarrjen e PS dhe të gjitha partive të tjera, përveç PD. Nga kjo tavolinë i kërkohej PD, meqë zotëronte Parlamentin, ndryshimi i ligjit të zgjedhjeve nga mazhoritar në proporcional. PS merrte pjesë, jo se i interesonte pro- proporcional, por sepse donte të tregonte zemërgjerësinë e saj për të ashtuquajturat parti “të vogla”. Gjatë bisedimeve, iu kërkua përfaqësuesve të PS, që në këtë rast ishin Nano e Dokle, nëse do ta mbanin fjalën dhe nuk do të tradhtonin kërkesat e kësaj tryeze. Natyrisht që përgjigjja ishte, se ata ishin burra që e mbanin fjalën, madje Dokle deklaroi me pasion se nëse PS e dredh muhabetin, ai do të dorëzonte teserën e PS e do të largohej prej saj. Tashmë historia e proporcionalit është e njohur, tradhtia e PS është e njohur. Mbetet vetëm të na bëhet e njohur dorëheqja e zotit Dokle, e cila natyrisht nuk ka për të ndodhur. Meqenëse interesat e partive të mëdha janë në dukje të kundërta me njëra-tjetrën, qëndrimet e drejtuesve të tyre kanë qenë vazhdimisht konjukturale duke ndryshuar nga një pozicion deri në një tjetër të kundërt me të parin. Mungesa e një etike minimale morale, të paktën para elektoratit të vet, tregon për një ndërshmëri të shëmtuar të elitës, ku nga lufta për karrige, nuk merren parasysh as vlerat më të thjeshta njerëzore. Drejtuesit e PD me në krye Berishën, të braktisur nga vizioni 2000, u “tropatën” në qerthullin e gënjeshtrave e të këmbëfortësisë absurde deri sa sot, po lëvizin aq keq kanë pëshyrë duke braktisur një nga një bunkerët e mendjemadhësisë pushtetare, e duke ia lëshuar PS, e cila me kryesinë që ka, nuk përton aspak t’i athejë kurrizin të gjithëve e të përlajë ç’të mundet. Trashëgimia politike e ambientit politik shqiptar me këta lloj politikanësh është e mjerueshme. Pas vakuumit që krijoi periudha komuniste, u besua se me të ashtuquajturën “demokraci”, do të kishim rilindje politike një elitë politikanësh, të cilët do t’i jepnin një fytyrë dhe një trup politikës shqiptare. Tani mund të themi pa mëdyshje, se politika shqiptare përfaqësohet vetëm nga një hija mashtruese e ngritur mbi shkollën e komunizmit. Duke u përqendruar në dorën e partive të mëdha të konsumuara nga lufta e brendshme e për princip, të ndryshuara nga idetë e të drejtuar nga njerëz amoralë, politika kura nga idetë e të drejtuar nga njerëz amoralë, politika jona ka një perspektivë të zymtë si në planin e brendshëm ashtu dhe atë të jashtëm. Vetëm një zgjerim i spektrit me rryma të tjera mund të pastrojë dhe ta rinovojë karakatyrën e kësaj politike. Këto ngjizje duhet të bëhen të shembur të kësaj politike. Këto ngjizje duhet të bëhen me mundësi influentive në politikë dhe jo vetëm prezencë honorifike, bu fjala e tyre të jetë peshë e të mos merret si zë i hyrë në punë vetëm aty e thotë. Burrëria në politikë nuk varet nga volumi i zërit, por nga pesha e mendjes. Për të keqen tonë deri tani ba dominuar e para dhe jo e dyta, ndërkohë në pah një të metë të vjetër të Kombit shqiptar.
Në brendësi
Lushnja fshin rrugët. Pritet Berisha F. 4
Lushnja fshin rrugët. Pritet Berisha F. 4 Bandat rivale plagosin dy gomërë dhe një kalë F. 2 Droga bredh në Tiranë. 10 të vrarë në 12 orë F. 2 VEFA likuidon në TIRANË kreditorët e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës F. 14
Mos harro të djeshmen, të sotmen dhe … voto
E Djathta e Bashkuar Shqiptare
Miting i madh në Tiranë
Ditën e PREMTE, më 27.6.97, ora 11.00 te Pallati i Kulturës
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë... Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986 1110, Banka Tregtare Tiranë