PD tërhiqet nga balotazhi
Rrapush Xhaferri dhe djemtë paguheshin me rrogë. Kush ishte punëdhënësi?
Fituan apo humbën shqiptarët në këto zgjedhje
Pyetjes: Fituan apo humbën shqiptarët në votimet e 29 qershorit, i japin përgjigje të ndryshme grupimet politike shqiptare.
Fitimtarët, domethënë socialistët thërrasin: Shqiptarët përmbysën diktaturën më të egër. Për ta kjo është fitorja e 29 qershorit. Ndërsa demokratët në zë shfajësohen: Shqiptarët shumë shpejt do ta kuptojnë se ranë humbur duke sjellë në pushtet socialistët. Nga kampi i të djathtës së Bashkuar vjen mesazhi për elektoratin: Mërat, që nuk na llogaritët në si opozitë reale e dy të mëdhenjve...
Po në fakt, humbën apo fituan shqiptarët në këto zgjedhje? Pyetjes nuk mund t’i jepet një përgjigje e prerë. Fitore mund të konsiderohet realizimi i zgjedhjeve pa shumë incidente (megjithëse nuk munguan të plagosurit dhe të vdekurit). Fitore mund të konsiderohet mesazhi i Berishës dhe paralajmërimi i dorëheqjes së tij, siç mund të konsiderohet fitore njohja e zgjedhjeve nga organizmat ndërkombëtare.
Po çfarë humbën shqiptarët në këto zgjedhje? Humbja i takon kulturës së votimit. Fitorja e thellë e të majtëve tregon se elektorati shqiptar di të votojë vetëm bardhezi. Në një farë mënyre e humbëm shansin e një parlamenti shumë partiak. Në një farë mënyre u përsërit 22 marsi dhe u sunua jo shumë stabiliteti dhe kristalizimi i demokracisë, por përmbysja me çdo kusht e Berishës. Shqiptarët ndeshën Berishën, por harruan se ishte dhe parti të tjera, të cilat kishin dhënë prova se duheshin në parlament dhe në qeveri.
Duket se socialistët ende janë të shokuar nga fitorja e thellë dhe po japin shenja se nuk dinë ç’të bëjnë me fitoren. Ata mbetën duke i thyer rrugën Berishës: Nuk na e ngrini dot buzëqeshjen! Cinike deklarata e Berishës po dhe aq cinike kundërpërgjigjja e socialistëve. Në fakt shqiptarët nuk mund të qeshin kur ende vendi rrokulliset, kur ende vazhdon gjëma, kur ende humbin jetë njerëzish. Socialistët kanë harruar faktin se në fitoren e tyre është dhe tragjedia e Otrantos, janë dhe rreth 2000 jetë të humbura, janë dhe protestat antipiramidë, janë dhe premtimet për t’u kthyer paratë e humbura.
29 Qershorin shqiptarët duhet ta administrojnë me kulturë, me gjithëhollësi dhe me synimin që të ndalim rrokullisjen dhe të kthehemi në jetën normale. Për asnjë çast nuk duhet harruar kostoja e lartë e jetëve të humbura.
Pas deklaratave për njohjen e zgjedhjeve partiçe po hedhin shkelma. PD-ja vë si kusht për njohjen e zgjedhjeve, përsëritjen e tyre në 30 zona, po nëse nuk pranohen përsëritja? Nga ana tjetër monarkistët po kërcënojnë hapur. Këto janë shenja tensioni dhe acarimi klimës politike. Dhe pak përseri të vrasë dhe shkatërrojë këtë politikë. Politikanët: Kujdes, nuk jemi popull i madh që të vazhdojë eksperimenti.
Sot, 7 vjet pas 2 korrikut — faqe 10
Oborri mallkon PS-në. PD fshihet pas monarkistëve — faqe 11
Presidenti i ri, person ndërmjetës — faqe 3
[Shkrim pjesërisht i dukshëm në faqen ngjitur, anash]