10/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 korrik 1997

Berisha ndërron mendje: Nuk jap dorëheqje

Prokuroria, sulmi final mbi fajdet. Akuzohen Presidenti, Meksi, Bode dhe Gazidede Thyhen aleancat e të majtëve. Qeveria shtyhet javën tjetër. PS nuk lëshon ministritë kryesore Prokuroria, sulmi final mbi fajdet. Akuzohen Presidenti, Meksi, Bode dhe Gazidede Berisha ndërron mendje: Nuk jap dorëheqje Thyhen aleancat e të majtëve. Qeveria shtyhet javën tjetër. PS nuk lëshon ministritë kryesore Vlora dërgon Berishën në gjyq Faqe 10

Shqiptarët vriten e priten për flamur

Gjaku i 17-vjeçarit që vdiq dhe i 70 të plagosurve në Gostivar, i pamjaftueshëm për reagimin e shtetit amë Ndërkohë që shteti amë zien në luftën e klaneve për pushtet dhe thërret për arbitër kancelaritë e Europës, vëllezërit e një gjaku në Tetovë, Gostivar, Dibër, vriten e priten për flamur. Die, sinjali i hemor- Dje, sinjali i zemër- agjisë së kombit ba qenë fare i hapur edhe për politi- kanët rreth në Shqipëri. Gostivari ka jetuar ditën më të anthshme e më të përgjakshme, megjithatë shteti shqiptar; mbrëmë nuk e pa të arsyeshme të mbante një qëndrim përkrahës, qoftë dhe formal. Edhe zyra e presidentit u mor vetëm me samitin e NATO-s, për ngjarjet e Gostivarit nuk i erdhi goja? Ndodhi ajo që pritej: Maqedonia i kthen reston diplomacisë shqiptare, e cila me naivitetin e vet pat nxituar ta njihte përpara gjithë shteteve të tjera shtetin maqedonas. Shqiptarët e Maqedonisë, vëllezërit tanë të një gjaku, janë prekur atje ku nuk mund të durojnë, në dinjitetin kombëtar. Absurditeti i vendimit të parlamentit maqedonas dhe veprimi i menjëhershëm i policisë ba ndezur gjakrat e shqiptarëve. Shqiptarët nuk mund të duro- nin veprimet e dhunshme në zyrat ku administrojnë ata, nuk mund të duronin flakjen e Flamurit Ko- mbëtar ndaj dhe u ngritën në manifestime paqësore. Nga ana e tyre autoritetet policore maqedonase ve- pruan tinëzisht duke arrestuar në mesnatën e së mërkurës ata që quheshin udhëheqës të rebelimit kundër shtetit. Veprimet ekstremiste të qarqeve të caktuara në Maqedoni çuan në përgjakjen e manifestimeve paqë- sore të shqiptarëve. Vdekja e një 17-vjeçari, plagosja e më shumë se 70-të shqiptarëve e vë në bankën e të akuzuarve shtetin maqedonas. Nga ana tjetër ngjarjet e përgjakura tek vëllezërit tanë duhet të bëjnë politi- kanët e bashkëshem të mendojnë më shumë për ko- min, për flamurin e së barabartë e tyre. Partitë politike shqiptare dje banë rujatur qetësi- ndikën dhe janë munduar të mbajnë qëndrim nën kërcënim. Ata banë ditur të apelojnë në kancelaritë evropiane dhe janë drejtuar për ndihmë OSBE-së. Shqipëria është koha kur të bëhet apel për paqe dhe të ruhet jeta e njerëzve, të cilët luftojnë për dinjitetin kombëtar. Nga ana e saj diplomacia shqiptare duhet të bëjë përçdollim e saj për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve të një gjaku.

Përgjaken manifestimet e shqiptarëve në Maqedoni.

Presidenca hesht, Qeveria memece — Faqe 11

Sot Leka Zogu në Prokurori — Faqe 2

Agim Fagu shef i SHIK-ut — Faqe 2 Denoncim publik nga Durrësi — Faqe 14

Tirazhi i “Republikës” 19 mijë kopje. Në Tiranë 7 500