11/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 korrik 1997

Marrëveshja Fino - Berisha

Dorëheqja e Berishës pas mbledhjes së Parlamentit. Sherr për qeverinë - të vegjlit typin, PS mbyll veshët Avokatët e fondacioneve sulmojnë prokurorinë. Ku janë paratë? 500 menaxherë mbanin lidhjet me jashtë Dorëheqja e Berishës pas mbledhjes së Parlamentit. Sherr për qeverinë - të vegjlit typin, PS mbyll veshët Marrëveshja Fino - Berisha Avokatët e fondacioneve sulmojnë prokurorinë. Ku janë paratë? 500 menaxherë mbanin lidhjet me jashtë

Mjerimi i klasës politike shqiptare

Do të vazhdojnë shqiptarët ta lënë fatin e tyre në dorën e klasës politike të dështuar? Javier Ruperez, i treti për nga rëndësia në Trojkën Europiane, në përfundim të misionit në Shqipëri, përcaktoi realist mjerimin e klasës politike shqiptare. Tekstualisht ai u shpreh: “Populli shqiptar nuk e meriton klasën e vet politike”. Në kontekst mesazhi i Ruperezit është i qartë: populli shqiptar të bëjë, gjëmat e bëti vitin kanë ardhur nga klasa e vet politike e dështuar. Përpara Ruperezit ish-kancelari Vranicki pati shprehur hidhërimin e vet kur ndodhej mes politikanëve shqiptarë: “Këtu nuk dallohet se kush është engjëll dhe kush djall...”. Nga këto përcaktime të politikanëve europianë pyetja mund të shtrohet fare qartë: A duhet të vazhdojnë shqiptarët ta lënë fatin e tyre në dorën e klasës politike të dështuar, vëllavrasëse, përçarëse? Në fakt i takon vetë klasës politike të marrë vendimin e vet kapitullimit në politikë, të bëjë dorëzimet, të ndërrojë profesion dhe t’ua lërë politikanë atyre që dinë të bëjnë politikë. Dorëheqja do të ishte akti më i vonuar por i domosdoshëm në këto çaste. Sinjalet e dhëna nga Tritan Shehu, Albert Brojka janë fare të dobët, janë fare të paktë për të vetëvrarët e politikës. Dëmet që ata i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk mund të shyhen me dorëheqje, por edhe vazhdimi në krye të politikës do të ishte oguri i keq për të ardhmen. Është “meritë” e politikanëve të dështuar shkatërrimi dhe djegia e Shqipërisë, shpërbërja e shtetit, vjedhjet e pafajshme dhe gjymtimet e shumta. Me sa duket të bëjnë nuk paskan të sosur. Politikanët e ndejnë nëkëdjen vetën fajtorë. Një pjesë prej tyre i rrëshqasin përgjegjësisë, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të jetë e dehur nga fitorja, paksa se ajo mund të jetë ardhur për inat të mllëfju. Dështimi i politikës po tregohet edhe tani në krijimin e aleancave, ku grykësia për poste po vonon formimin e qeverisë. Dhe në këto kushte vëndi i ngjan një anije të shkatërruar që lumturon në det të hapur, ku shtrëngatat nga çasti në çast mund ta përplasin në ndonjë masiv shkëmbor nënujor... Nga Presidenti vijne lajme kontradiktore për dorëheqje e mos dorëheqje, mbretëron aventurën me mullinjte e erës, vazhdon aventurën me mullinjtë e erës, ish-kryeministri pret të bëhet zëvendëskryeministër dhe jo sekretar shteti, shqiptarët matanë kufijve gjakosen, ndërsa këta lëshohen deklarata mosqetësuese, ndërsa këta lëshohen deklarata mosqetësuese... Te gjitha këto janë “meritë” e klasës politike shqiptare.

Malarien në Shqipëri e solli marinari nga Tunizia. Kush nuk vizitohet tani, vdes më 1999. SIDA në Shqipëri erdhi nga Greqia

Faqe 8

Sot gjyqi i Sudes. “Silva” në gjykatë

Faqe 2

Pranvera e përgjakuar shqiptare

Reportazh nga varrezat e Tiranës Faqe 12 - 13

Arrestohet përgjegjësi i gardianëve

Faqe 2

Pasaportat - biznes politik mes dy të mëdhenjve

Faqe 11

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90