12/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 korrik 1997

Sudja: Lojën e fillova me "Fitoren", në ditëlindjen e Enverit. Në Nëntor ’97 grumbullova 2.4 miliardë lekë

Hiqen portretet e Berishës

Të bëjnë këshilli i PD-së. PS pret ngushëllime. Fino sjell urimet e Perëndimit Si e takova Berishën me Ramiz Alinë. Faqe 12

Të jesh në opozitë

Në qoftë se pranojmë aforizmin e njohur se politika është arti i pushtetit, pa diskutim që maja më e lartë e këtij arti, është administrimi i pozicionit opozitar. Në një farë mase opozita është një lloj pushteti, që jorrallëherë bëhet më imponues në raportet me të edhe nga vetë pozita që juridikisht e ka këtë pushtet. Kur bëhet fjalë për kalimin nga pozita në opozitë dhe anasjelltas, procesi që realizon këto lloj ndryshimesh fillon para së gjithash në mentalitetin e vetë forcave politike që mbartin këtë “përmbysje”. Fatkeqësisht, këto pak vite histori pluralizmi në Shqipëri deri më sot, na kanë mësuar më shumë nga ç’mund të na mësonin 100 të tilla në perëndim. Është shpejt të paragjyosh kalimin e PS-së nga opozita në pozitë, përderisa kjo ndodh për herë të parë me këtë parti. E njëjta gjë vlen dhe për PD-në, që gjithashtu për herë të parë jeton “rënien” nga pozita në opozitë. Megjithatë, nuk është nxitim të përgjithësosh përvojën e hidhur që kanë lënë administrimi që këto forca i kanë bërë kuotave të tyre te deritanishme. Mjafton të kujtosh vetëm armiqësinë, gati të përgjakur që u kulmua për vite me radhë në përballjet politike PD-PS dhe pasojat katastrofale që sollën ato në politikën shqiptare, për të mësuar se çfarë nuk duhet bërë. Të thuash se opozita duhet të jetë konstruktive dhe te mos jetë sheqerosur me hipokrizi të neveritshme, është njëlloj sikur të jepash një leksion të thatë e të mërzitshëm. Opozita ka vlerë edhe për anëpërshën e saj, pavarësisht atëherë kur duhet të jetë e tillë. Nga ana tjetër lojrat e koalicioneve fiktive që PD i aplikoi gjatë qeverisjeve të saj, duke dëmtuar më shumë se këdo ata që bënte sikur i kishte aleatë, bënë lënë në një Shqipëri të një gjatësi shumë të “qeverive të koalicioneve me bazë të gjerë”, të cilat deri në njëfarë mase nuk banë asgjë të keqe, po të mendosh se votimet shqiptare prej kohësh po tregojnë se nuk bëjnë as 70%-ave. Por në qoftë se këto lloj koalicionesh nga njëra anë korrigjojnë në raportet qeveritare ekuilibret e humbura në elektorat (megjithëse vështirë të besohet se bëhen pikërisht për këtë gjë) nga ana tjetër ato e dobësojnë rolin e opozitës në parlament deri në atë shkallë sa asnjë e treta nuk është më e tillë, por katandiset në një 10% formal. Shto këtu edhe mekanizmin e votës aq të pëlqyeshëm për pozitaret shqiptare dhe opozita kthehet vetëm në një rogtare të rëndomtë të Parlamentit. A do të ndodhë përsëri kështu? Është shpejt të thuash? Është shpejt të thuash po, por po aq shpejt është të thuash edhe jo. Sidoqoftë, si PS-ja në rolin e opozitës më të madhe, ashtu edhe PD-ja në atë të opozitës më të madhe, kanë shansin të tregojnë se diçka kanë vënë mend nga leksioni i ashpër që historia i dha (dhe do të bëjë) vendi për fajin e tyre. Nëse kësaj radhe nuk do të bëjë dhe la shfrytëzojnë këtë shans është pak të thuash se janë prapë politikës. “Më e mira” që do të mund të shkruhet në artin e politikës do të ishte beqaridha e shprehur moshim si konkluzion do të ishte beqaridha e shprehur për këtë popull që paska qenë i dënuar të politizohet nga diktatori e profesionit politik.

Nano thërret Lunikun për Guvernator

Kam frikë se mos më vrasin kreditorët

Intervistë me fajdexheshen Maksute Kadëmi në sallën e gjyqit

Driza kërkon garanci

Faqe 2

Plagosin oficerin, rrëmbejnë avionin

Komitetet japin Konferencë Shtypi në Hotel Tirana

Faqe 2

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 9