Mocion në PD: Berisha ik! Të kthehet Selami
Lëkundet kandidatura e Cekës. Socialistët kërkojnë Ministrinë e Brendshme
Mbreti fut Fronin në valixhe
Mbreti u nis dje me një shpurë të vogël nga pas.
Largimi i tij nuk ishte aspak triumfator si mbërritja në Athinë. Shumë pak përkrahës ranë përcjellë trashëgimtarin e një Froni, i cili duket se nuk do të vendoset kurrë në këtë vend. Gjithsesi i përcjellë nën vëmendjen e policisë, gazetarëve, Mbretit i gjatë përlloti dje disa gra që i patën shërbyer në këto kohë të vështira.
Leka I erdhi në Shqipëri në momentin e një krize tejet të rëndë. Ai qysh në ditën e parë që shkeli në këtë tokë e reklamoi veten si një njeri që do të kontribuonte për paqe, bashkim dhe vëllazërim. Megjithëse pati shumë incidente të rënda gjatë fushatës së tij për një referendum rreth formës së regjimit, Leka I ka qenë i vetmi njeri publik, i cili nuk shau askënd në fushatë, përveç Amerikës dhe fqinjëve.
Fushata e Naltmadhërisë nuk u përfshi në vëmendjen e politikës shqiptare. Në asnjë tubim elektoral liderët politikë të Shqipërisë nuk u deklaruan për formën e regjimit, pavarësisht se të gjitha partitë, veç Legalitetit dhe Konservatorëve, kanë qenë për formën republikane të qeverisjes. Përfundimet e referendumit fillimisht u deklaruan me gumë të marrë nga ministri i Oborrit si një fitore e pastër e Monarkisë. Këto deklarime zunë vend në edicione banalesh të huaja televizive dhe përçuan një farë baosinë mendjet shqiptare. Nano, guximtari më i madh i paszgjedhjeve, deklaroi se referendumi ka shkuar hap Republika. Kaq u desh që në Tiranë të plaste një rrëmujë dhe Mbretit udhëhiqet të mos bëhej lara-lara një turmë të dhënë si rosto nga humbësit e mëdhenj të 29 Qershorit. Rrëmuja e Mbretit mori jetën e një të riu, i cili turmë është dëshmor i një Mbretërie të paqenë. Tubimet e mëpashtajme të Lekës I duket t’i mbushën mendjen atij se populli nuk e çante dhe aq shumë kokën për ushtrarin e tij, i cili ha deklaruar se në rast mosfitoreje të tij këtë vend do ta marrë prropia.
Leka I dje iku i lodhur nga një fushatë, nga një përleshje, nga disa tubime dhe shumë dështime. Pas tij shkuan Muçosmani me shokë, të cilët formonin një Oborr futurak.
Endrra e një nate vere sosi dje.
Enkel Demi
Dosja Sude, pjesa e dytë: "Falimентimi më gjeti me arkën plot"
Dosja Sude, pjesa e dytë: "Falimentimi më gjeti me arkën plot"
Faqe 5
PS: Të shtohen Ministritë që të ruhet uniteti Faqe 4