Zbulohen të fshehtat e lotarisë "Sude". Gjyqtarët braktisin procesin. Bosët e kompanive në emigracion
Berisha fillon spastr imet në PD. Krasniqi: Përveç Saliut, asnjë nga klani i vjetër
Zbulohen të fshehtat e lotarisë "Sude". Gjyqtarët braktisin procesin. Bosët e kompanive në emigracion
VEFA: Gati 80% e parave
Berisha fillon spastr imet në PD. Krasniqi: Përveç Saliut, asnjë nga klani i vjetër
Shteti pezull
Marketingu politik vonon Qeverinë: Krimi shetit nëpër Shqipëri
Shteti vazhdon të jetë pezull. Shqipëria duket se është zhytur në mjergull, ndërsa krimi shetit lirisht dhe ka marrë liri-dalje për një rohë pa cakun.
Fino, kryeministri i Qeverisë së Pajtimit, po shfaqet në dy roë, në dy pamje: Në TV, serioz, i kollarisur, ndërsa në gazeta i veshur me kostum sportiv duke imituar Maradonën. Ministrat e tij, pasi përshëndeten çdo mëngjes me sekretaret e tyre shkojnë dhe shohin fatin në filxhanat e kafesë. Ndoshta ndjellin fatin e karrierës pas rënies së Qeverisë. Pra kjo është Qeveria e vjetër, 4 muajshe që pret të zhbëhet, paçka se gjen kohë të shohë dhe në plazh. Nga ana tjetër ka dy javë që vazhdon marketingu i Qeverisë së re të kryeministrit Nano. Publiciteti i ministrave të Nanos ka arritur kulmin. Edhe pse Qeveria nuk është dekretuar, edhe pse nuk ka marrë votbesimin, edhe pse nuk ka hartuar e paraqitur program, po shpalos nëpër intervista vizionin se si do të ndërtojë punën në këtë etapë ministri. Ministrat e rinj duket se u ka hyrë vetja në qejf dhe vazhdojnë të ekspozohen në të gjithë pozicionet nëpër faqet e gazetave. A thua se Qeveria është vetëshpallur vetëm me firmën e Nanos. Ndërkohë që Shteti është pezull krimi ka dalë në shesh të mejdanit, i mbrojtur me kallashnikov dhe tërë arsenalin tjetër të armëve, ai bën ligjin dhe e ka hedhur në tapet shtetin. Gjeografia e krimeve ka okupuar tërë hartën e Shqipërisë dhe vazhdon të përfitojë nga mungesa e shtetit. Vetëm në ditën e djeshme krimi nxori thëthrat gati në njëzet rrethe të Shqipërisë. Ai sulmoi autobuzë, plaçkiti, mori peng, rrëmbeu vajza, mori jetë njerëzish. Dhe shteti s’është, shteti është pezull. Qeveria e vjetër (4-muajshe) pret Qeverinë e re, e cila edhe pse është shpallur nëpër gazet[a], ende nuk po merr mandatin. Berisha nuk pranon ta pagëzojë. Loja me KQZ-në dhe Gjykatën Kushtetuese do të vazhdojë ta mbajë pezull shtetin. Mungesa e një komunikate përfundimtare nga KQZ, 14 ankesat në Gjykatën Kushtetuese nuk bëjnë gjë tjetër veçse i japin kohë Berishës të mos lëshojë Presidencën dhe të mos pagëzojë Qeverinë. Edhe sa do të qëndrojë Shqipëria pa shtet? Këtë e di Berisha. Nëse Kushtetuesja do të vendosë të ribëjë zgjedhjet në ndonjë zonë atëherë Berisha nuk do të lërë pa bërë vapës së gushtit e për rrjedhojë nuk do të bëjmë mbledhjet e Parlamentit, nuk do të kemi Qeveri. Të papriturat nuk dihet se ç’forma do të marrin. Shteti vazhdon të qëndrojë pezull.
Kush qëlloi mbi legjendën? Faqe 13
Mandat 1 jecar për qeverinë Nano
Faqe 3
Specialët hyjnë në Berat, ALBA bën sehir, rumunët ikin nga Gjirokastra, masakrohet njeriu antikrim në Elbasan
Faqe 5
Terror në Vlorë, 55 të vrarë dhe 670 të plagosur në Gjirokastër, "Maskat e zeza" vjedhin Gramshin, fëmijët rrëmbejnë benzinë e Bashkisë në Durrës
Faqe 7
Godo: Presidenti të mos krijojë vakuum kushtetues
Faqe 4
Dritëro Agolli: Për mua dhe deputet është tepër. Jam njeri i lirë. Po shkruaj "Vallja e gangsterëve"
Faqe 12
Tetova dhe Gostivari, toka gri e republikës së sajuar. Me telefon nga i dërguari i "Republikës" Nazim Rashidi
Faqe 7
Reportazh. Në Jug, jeta si në ishullin e frikës
Faqe 14