18/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 korrik 1997

Fajdet: Sejdia vjen me 500 milion USD

FMN në Tiranë me parakushte. Cenaj mashtron. Silva jep paratë.

Shqipëria nga presidenti autoritar tek presidenti dekorativ

Në konferencën e djeshme për shtyp Presidenti u mundua të shfaqësonte veten nga akuzat dhe thashethemet e shtypit. Ai u betua se nuk ishte fajtor për mosmbledhjen e Parlamentit dhe në atë e sipër fajin ua la në derë socialistëve, të cilët sipas tij revanshin e ardhjes në pushtet po e shprehin me bllokimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ai e anashkaloi faktin se është debat për mandatin e tij, që ba përcakare Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Sidoqoftë Berisha u mundua t’u japë fund hamendjeve se do të qëndrojë në Presidencë apo do të shpërngulet tek zyra e Tiran Shëhut. Në frazat që renditi dha të kuptohej se nuk do të jetë më president, por do të ikë për t’u rikthyer shpejt. Sipas tij furia e fitoreve së socialistëve do të fashitet shpejt sepse ajo erdhi përmes dhunës dhe mashtrimeve. Tonet e ashpra, megjithmi fytyrës dhe tonet e rrëkejtë së për PD dhe Berishën PS është mace e zezë, ndërsa Fatosi Macoku i zi, duke hartuar se dikur kanë qenë anëtarë të një partie. As që do të na shkonte ndërmend të merrnim në mbrojtje socialistët e Nanos, por me sa shohim vetëm bashkëjetesë nuk do të ketë. Sherrë po. Lufta për pushtet nuk do ta lërë të qetë presidentin aktual. Dhe siç duket Berisha po i merr masat për t’u rikthyer shpejt. Padashje zbuloji dje një pjesë të platformës së tij: opozicion destruktiv. Qeveria pa ardhur në fuqi, Nano pa hipur në poltron, Mejdani pa hyrë në zyrën e tij pritën goditjet e Berishës. Me dhimbje presidenti aktual pranoi minorancën, por nuk pranoi veshjen e kryeministrit me fuqi autoritare. Ai druhet se presidenti i ri do të jetë një president dekorativ, një vazo me lule, apo ndonjë dru tropikal i sjellë për shlodhjen e kryeministrit në zyrën e Presidencës. Natyrshëm mund të shtrohet pyetja: Përse shqetësohet kaq shumë Berisha nëse zëvendësi i tij do të jetë dekorativ apo i plotpushtetshëm? I vjen keq për Mejdani apo për veten e tij. Në hovin e mbretërimit të vet Berisha president pati gjithçka; Qeverinë (kupto kryeministrin), Gjykatën, Prokurorinë, SHIK-un, Kontrollin e Shtetit, Sindikatat. Por Shqipëria u bë kokë e këmbë e lëkurë, shteti humbi si bripa në ujë, korrupsioni lulëzoi, shqiptarët humbën dhe qindra e fundit të kursimeve të tyre, gazetat u rrënuan barbarisht... Dhe ç’bëri i nderuari President për t’i parandaluar furtunat që kaluan mbi Shqipëri? Kur Shqipëria digjej, kur vendi ishte në gjendje të jashtëzakonshme, Presidenti Berisha nxitoi të vinte kurorën e dytë presidenciale. Dhe ai e anashkaloi këtë fakt ashtu siç anashkaloi dhe përgjegjësitë që ba për gjendjen ku e çoi Shqipërinë. Dje Berisha bëri dhe lodra fjalësh: Po të dua unë nuk e jap dorëheqjen as me dy të tretat, as me tre të katërtat. Fakti që po e vonon ekzekutimin e dorëheqjes tregon se i vjen keq të ndahet nga presidenca, pacha se hapësirat ligjore ia lejojnë mbretërimin edhe për 4 vjet të tjera. Berisha lot e zgjat qëndrimin në post. Shqipëria ka nevojë për parlament, ta qetësojmë në post. Shqiptarëve u janë acaruar nervat nga krismat e armëve, nga mitingjet, nga lufta e pandërprerë politike përmes akuzave dhe kundërakuzave. Ata janë lodhur dhe të stërmunduar nga dyfytyrimi me krimin pa patur në krah shtetin. Në këto kushte Berisha duhet t’i japë fund ‘mbretërimit’ kushtetues që ka sajuar.

Berisha: Fatosi është maçoku i zi

Berisha në konferencën e djeshme për shtyp. Foto Geri

Godo takohet me Linon

Faqe 3

Gjykata Kushtetuese mban peng Lushnjën

Faqe 4

Kirurgu i Papës i kthen dritën e syve një fëmije shqiptar

Faqe 11

Policët grek rrahin shqiptarët, Maqedonasit hapin zjarr. 2000 speciale në kufi me Shqipërinë. Granatë në dhomën e spitalit, lagjia mbron dy gratë nga grabitësit

Faqe 5 - 7

Silva njofton grafikun e shpërndarjes së parave për Vlorën dhe Tiranën

Faqe 13

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90