24/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 korrik 1997

Gardistët hedhin në gjyq Berishën

Çështja "Kreci": Policia gjermane i premtoi një milion DM për 7 seanca përballë kompjuterit

U mblodh Parlamenti, na la Berisha, doli huq Pollo

Dje, u mblodh Parlamenti i ri. Dje, dha dorëheqjen Berisha. Dje, Pollo nuk lexoi dot një deklaratë. Telegrafisht këto ishin ngjarjet kryesore të ditës së djeshme. Natyrisht që më tepër vëmendje tërhoqi dorëheqja spektakolare e Berishës. Në një rreth të ngushtë të tij ish-Presidenti i Republikës pati thënë se do të luftonte deri në fund majë barrikres presidenciale. Në fakt, kështu ndodhi. Pavarësisht nga presionet e bëra mbi të, Berisha dha dorëheqjen vetëm në fund, diku në mesditën e djeshme. Ky ishte akti i fundit i Sali Berishës si kryetar shteti, ndoshta akti i vetëm që në këtë kohë gëzon përkrahjen e të gjithëve. Berisha në deklaratën e vet u kujton shqiptarëve sa të mira kanë patur në regjimin e tij dhe merr përsipër të qëndrojë në politikë si gozhdë e ngulur beq. Nuk është e vështirë të tregohet se ç'ka ndodhi me këtë politikan barizmatik, i cili është bërë President pas një kërkese të drejtpërdrejtë të qytetarëve të rreçbosur të Shqipërisë. Metamorfoza pesë vjeçare e rreut të televizjes demokratike është padyshim më interesantja në të gjitha vendet e Lindjes ish-komuniste. Kjo metamorfozë degjeneroi në totalitarizëm absurd në një vend të lidhur prej një diktature të gjatë. Socialistët mblodhën mendjen. Tani nuk kanë më asnjë pengesë për të bërë Qeveri, ligje, pra për të administruar fitoren. Projekti i tyre për ta nxjerrë Berishën të çmendur me 2/3 dështoi nga dorëheqja e këtij të fundit. Tani ata kanë mundësi të krijojnë një kabinet qeveritar me në krye Nanon që do të gjitha kompetencat. Kanë mundësi të emërojnë President Mejdani honorifik. Kanë mundësi të bëjnë ligje të majta, sepse kanë shumicën. Kanë mundësi të bëjnë të njëjtat gabime që i dhuroi pushteti maksimal pararadhësve të tyre. Nuk dihet se si do ta administrojnë fitoren e tyre socialistët. Tani për tani metëpër se deklarata, ata kanë bërë thashetheme, të cilat i sosën dje me një KPD të vakët. PS tashmë është e lirë të tregojë se si mund të qeveriset nga ish-komunistët, të cilët ëndërrojnë NATO-n dhe strukturat evropiane. Pollo nuk u deklarua dot dje. Me siguri shefi i tij do të jetë nxehur, kur ba më shumë për dështimin e Pollos. Socialistët, prej të cilëve ka deputetë qysh më 1991, nuk e kanë më të lejën skena të tipit Ceha. Atëherë bojkoti i PD ishte i admirueshëm, ndërsa sot protagonistët janë të ndryshëm deri në absurd. Pollo nuk u deklarua dot para Parlamentit, por foli me gazetarin. Kjo, me siguri nuk e ka bërë lajmëtarin e PS. Dje, shqiptarët treguan edhe një herë se dinë të festojnë vetëm me ballash. Lajmin e largimit të Berishës e shoqëruan në sond një je mimri plumbash, të cilat thiruan shi në këtë vapë të nxehët tërmetesh. Ndoshta prezenca e një shteti do t'u mësojë atyre se ka mënyra të tjera gazëllimi.

Lino - Mejdani dje në Parlament: Do të merremi vesh

Foto Geri Noka

Deputetët gëzojnë hapjen, por jo mandatin Faqe 3

Majko kryeparlamentar i PS, Hajdaraga drejtues i komisionit të rendit dhe SHIK-ut, Selfo kundër Gjinushit

Policët qëllojnë mbi policët në Koplik, vrasësinga Durrësi dorëzohet në polici, "Brisku" rruan Kapshticën, mjekët lënë Beratin, raketat speciale në Gjirokastër fluturojnë, Berisha "plagos" katër në Lushnje.

Faqe 5 - 7

Çështja Versace: Për të madhin, përsëhendetjet e më të mëdhenjve

Faqe 13

Listat e "Silvës"

faqe 12

Tirazhi i "Republikës" 23 500 kopje.

100 vjetët e Juventusit

Faqe 15

"REPUBLIKA", Kruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90