27/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 korrik 1997

Çeka ndan në dysh Qeverinë

Aktiviteti i 100 milionë dollarëve të Xhaferrit. Qeveria zhbllokon dekretin e transparencës PD mallkon Fatos Nanon Faqe 3

Kush digjet nga qulli, nuk përton t’i fryjë kosit

Pas premtimit të bujshëm të Nanos gjatë fushatës të zgjedhjeve në dita-ditës prishim që ai të nxirrte asin nga mënga dhe të tregonte se në ç’mënyrë do të zgjidhte problemin kombëtar të fajdeve, por siç po duken punët qëndrimi i tij po bëhet gjithmonë e më i sofistikuar duke përdorur deklaratat e herëpashershme fjalitë komplikuara ku nuk ka asnjë lloj rruge. Në intervistën e dhënë dje në një radio të huaj ai ekspozoi disa mënyra se si sipas tij do të zgjidhej problemi i parave të marra nga piramidat dhe të përfundura në xhepat e Berishës. Këto mënyra sipas tij ishin zbulimi se ku ranë vajtur paratë, investimet e ndryshme që do të bënte qeveria në bashkëpunim me të huajt si dhe ndihmat nga bota. Në veçanti Nano theksoi se qeveria nuk do të merrej me hartimin e listave, pra kjo do të thotë që paratë nuk do t’i kthehen individëve të cilët i kanë investuar në ato firma, por do të ketë një hyrje globale të parave në forma të ndryshme që do të shkroban në xhepat e popullit shqiptar. Ky prononcim hedh poshtë përfundimisht maskën që përdori kryeministri aktual përgjatë gjithë fushatës dhe që e qiti parti së tij një fitore mëse të dyfishtë nga ajo që i takonte. Nëse do të donim të shijojmë me pak vëmendje ato që thotë Nano mund të dallojmë fare qartë se mënyrat që shtron ai e largojnë zgjidhjen e problemit në një kohë infinit. Që të gjejë ai paratë se ku kanë shkuar, në ç’mënyrë janë transferuar, në cilën bankë ose basafortë kanë përfunduar do të thotë që ata që janë marrë me këtë punë kanë qenë budallenj fare e jo njerëz të tillë të zotë e të aftë që mashtruan një popull për vite të tëra. Përsa i përket asaj që thotë Nano se shqiptarët do të fitojnë nëpërmjet investimeve, për ne kjo është një histori shumë e gjatë që ka filluar më përpara se të krijohej qeveria Nano 1, e që ka vazhduar për një tetë qeveri të tjera dhe të gjithë jemi dëshmitarë se sa është sasia e investimeve dhe ku kanë përfunduar këto. Mjafton t’ju përmendim Bovillën, autostradën, telekomin etj. etj., që sot praktikisht janë disa makro-gënjeshtra. Nëse Nano do të kërkojë të merret me hetime parash të humbura ai shumë mirë mund ta fillojë nga paratë e këtyre investimeve po qe se nuk ka frikë se zbulohen ndonjë mbi titulli që përfshin në këto maksivjedhje. Kurse përsa i përket ndihmave nga bota që mund të vijnë për të lehtësuar barrën e fajdeve, këtu mund të themi se ky kryeministri është i specializuar për këtë punë pasi e ka bërë në mënyrë të shkëlqyer kur ishte në këtë post para disa vjetësh. Megjithë dëshirën e zjarrtë që kemi ne për të marrë paratë tona, me bë që thotë Nano kjo dëshirë po abuzohet dita ditës. Ai po qe i zoti të mbajë fjalën e të na japë paratë het e të na ndihmojë dhe ne dimë të bëjmë dhe investime, dimë të ndihmojmë dhe ne dhe dimë të durojmë edhe sofizmat e Nanos. Nëse ai vërtet do të marrë votat kjo dëshirë do të tërhiqet në një ... [pjesa e fundit e kolonës është e vështirë për t’u lexuar]

Viktimat e Peshkopisë përcillen në banesën e fundit. Kërkohet dënim me vdekje për kriminelët. Policia: Hakmarrje ndaj Prokurorit për shkak të detyrës Faqe 5

PD përcakton skemën e opozicionit: Bojkotimi pa afat. Në PS fillon sezoni i kurorëzimeve

Leka lë peng diplomacinë në Kasacion

Faqe 2

Pakësohet shpresa e Tiranës për ujë. Italianët braktisin Bovillën

. Faqe 8

"Silva" likuidon kreditorët e saj

Faqe 14

25 plumba për 25 vjeçarin në Elbasan. Fazanët "vrasin" 15 vjeçarin në Korçë. Rishpërthejnë Viroi dhe Kardhiqi në Gjirokastër. Arma e babait plagos djalin në Tepelenë. Faqe 5 - 7

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90