Sudistët: Na thatë hiqeni Berishën, e hoqëm. Na ktheni paratë. Ministrat e Meksit pa roga
Grekët sulmojnë VEFA-n. “Tirana” mund Nanon. Nuk je i zoti të gjesh paratë, i gjejmë vetë.
Sudistët: Na thatë hiqeni Berishën, e hoqëm. Na ktheni paratë. Ministrat e Meksit pa roga
Berisha në sallën e gjyqit
Grekët sulmojnë VEFA-n. “Tirana” mund Nanon. Nuk je i zoti të gjesh paratë, i gjejmë vetë.
Qeveria Nano dhe xhelozia e fqinjëve
Roma përvëç kushteve i dha Tiranës edhe një leksion kortezie për diplomacinë
Qeveria Nano 3, është e detyruar të vuajë “xhelozinë” e fqinjëve.
Italia dhe Greqia përfaqësojnë dy shtetet rivale ku stërtojnë interesat ndaj Shqipërisë. Takimi i Romës zbardhi enigmen e madhe të fatit të ri të vendit tonë. Zyrtarët e lartë italianë përcollën në takimet bilaterale mesazhin e rrugës që duhet të ndjekë qeveria e re socialiste. Ata i mësuan qeveritarët shqiptarë të jenë më ekzigjentë dhe të ruajnë kortezinë e duhur nw deklaratat demokratike. Italia jo më kot u zgjodh nga Komuniteti Evropian si menaxhuesja e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri, mision që e përmbushnin të gjithë parametrat. Duke ia besuar Italisë krizën shqiptare, KE dhe Bashkimi Evropian shmangin monopolin grek mbi Shqipërinë. Irritimi i përfaqësuesve diplomatikë të Greqisë në Konferencën Përgatitore të Donatorëve në Romë është sinjali më i qetë për injektimin e pasioneve të ngushta rajonale nw mentalitetin diplomatik të zyrtarëve të Athinës. Athina rreket të mënjanojë çdo projekt-program investimi italian në territorin jugor të Shqipërisë për tw garantuar nw status të plotë investimi dhe administrimi shumëpalësh të jugut shqiptar. Por Italia nuk preferon të fragmentizojë synimet e saj të biznesit, të cilat kondicionohen edhe nga strategjia bazë e komunitetit. Në këtë kontekst autoritetet greke vazhdojnë të shpresojnë vetëm tek mbështetja jashtëqeveritare për të menaxhuar jugun shqiptar, mision nëpërmjet të cilit kanë mënyrat ta konkretizojnë lobet e fuqishme greke në SHBA. Përfaqësuesit e lartë të shtetit italian i bënë të qartë stafit qeveritar të Nanos, se Italia ka të drejtën morale, por edhe strategjike, të ndërhyjë për rindërtimin e Shqipërisë. Prodi dhe Dini ishin jashtëzakonisht të vendosur në obsesionet e tyre për të futur në rrjedhën normale evropiane proceset politico-ekonomike të Shqipërisë. Duke parë luhatjen diplomatike të liderëshipit qeveritar shqiptar, jo më kot pala italiane insistoi në tezën e respektimit të opozitës dhe të gjitha institucioneve të tjera oponencës demokratike në vend. Konferenca e Romës, duke promovuar kushtet për lëvrimin e ndihmës për Shqipërinë, tentoi të atrofizonte oshilacionet diplomatike të stafit Nano, për t’i kushtuar më tepër vëmendje precizimit të alternativave të politikës së jashtme.
Sudja do tregojë kompetentin
Faqe 2
Foto: Geri Noka
Nano, Fino dhe të tjerë: Shkuan në Romë, panë, erdhën ...
Ceka: Prokurorët kanë marrë para nga kriminelët
Faqe 4
Çështja Kreçi: Telenovelë apo lojë e mistershme? Në gjyq dhe në burg
Faqe 10
Gjithçka për drogën: Llojet, tregu shqiptar, efektet, rreziqet, përballja me ligjin
Faqe 8
Përleshen bandat në Burrel, ndryshon kryepolici në Shkodër, kapen 5 kriminelë në Përmet, nxehet shitësi i bostanëve në Tepelenë dhe derdh plumba, rambot e Bunës shkarkojnë cigare kontrabandë, kambiali “Arsidi” nuk ka humbur
Faqe 5 - 7
Ligji i transparencës frenon kapitalin e huaj
Nuk mund të trajtohen njësoj ata që e grumbulluan paranë për të hapur vende të reja pune e për të nxitur biznesin, me ata që ndërtuan piramidat famëkeqe
Së pari si qytetar i Shqipërisë dhe së dyti si President i VEFA Holding, jam i preokupuar për aprovimin nga parlamenti të dispozitave ligjore që i japin qeverisë kompetenca të reja me shtrirje të gjerë në çështjet e sektorit privat. (Ndryshime të ligjit Nr.8215).
(Më tej në faqen 12)
Fotografi e një burri